Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...

Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.
Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) - një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.
Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë.
Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.
Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut - përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.
Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.
Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.
Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.
“Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.
Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.
“Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave./REL
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët ameri...
1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?Marrëveshja e Paqes u...
Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojn...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një parashi...
Ukraina do të fillojë bisedimet me SHBA-në mbi planin e pa...
Verat në kontinent mund të bëhen shumë më të gjata, tregon...
Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ...
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bol...
SHBA ka hartuar një draft plan paqeje për t'i dhënë fund l...
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të miratojë një ...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të premte n...
Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë më parë , Putin ...
Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj një udhëheqës...
Autoritetet në Zvicër janë vënë në kërkim të dy grabitësve...
Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin...
Me një rreze veprimi deri në 500 kilometra, raketa Taurus ...
Vëzhguesit malorë në vargmalin Tatra të Polonisë paralajmë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmon se ka marrë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...