Republika Sërpska voton për të zgjedhur presidentin e ri
Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të dielën se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për ta parandaluar rigrupimin e Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Gjatë javës së kaluar Izraeli ka goditur disa shënjestra në Libanin fqinj, ndërsa ushtria izraelite tha të shtunën se goditi raketahedhës dhe caqe ushtarake të Hezbollahut.
Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se 21 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në disa sulme ajrore izraelite të shtunën.
Hamasi - grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera - Izraeli shkëmbyen sërish akuza për shkeljen e armëpushimit të brishtë që është në fuqi që nga 10 tetori.
“Ne po vazhdojmë ta godasim terrorizmin në disa fronte”, tha Netanyahu në hapje të mbledhjes së kabinetit të tij qeveritar të dielën.
“Këtë fundjavë, IDF-ja [ushtria izraelite] goditi në Liban, dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar Hezbollahun ta rikthejë aftësinë e tij kërcënuese ndaj nesh”.
“Këtë po e bëjmë edhe në Rripin e Gazës. Që prej armëpushimit, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë, dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Netanyahu.
E shtuna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse qëkurse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi, pas dy vjetëve luftë.
Ushtria izraelite tha se një “terrorist i armatosur” kishte kaluar të ashtuquajturën vijë e verdhë - kufiri brenda Rripit të Gazës, përtej të cilit forcat izraelite janë tërhequr - dhe kishte hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë.
Ushtria “filloi t’i godasë objektiva terroriste në Rripin e Gazës” si përgjigje, thuhej në deklaratë.
Netanyahu pretendoi të dielën se Hamasi kishte bërë “disa tentativa” për të depërtuar përtej vijës së verdhë për të “tentuar të dëmtojë ushtarët tanë”.
“Ne e kemi parandaluar këtë me forcë të madhe dhe gjithashtu jemi kundërpërgjigjur duke shkaktuar një çmim shumë të rëndë. Kjo përfshin shumë terroristë që kemi eliminuar”, shtoi ai.
Netanyahu tha se ideja se Izraelit i nevojitej miratim i jashtëm para ndërmarrjes së veprimeve, është “gënjeshtër absolute”.
“Ne vendosim në mënyrë të pavarur nga çdo faktor, dhe ashtu duhet të jetë. Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”, tha ai.
Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet pretenduan se sulmet e së shtunës në Gazë “eliminuan kreun e furnizimit dhe pajisjeve në qendrën e prodhimit të Hamasit”.
Alaa Haddadeh “vepronte për të transferuar armë nga qendra e Hamasit te komandantët e batalioneve dhe të fushës”, thuhej në një deklaratë të përbashkët./REL
Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta...
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët ameri...
1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?Marrëveshja e Paqes u...
Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojn...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një parashi...
Ukraina do të fillojë bisedimet me SHBA-në mbi planin e pa...
Verat në kontinent mund të bëhen shumë më të gjata, tregon...
Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ...
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bol...
SHBA ka hartuar një draft plan paqeje për t'i dhënë fund l...
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të miratojë një ...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të premte n...
Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë më parë , Putin ...
Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj një udhëheqës...
Autoritetet në Zvicër janë vënë në kërkim të dy grabitësve...
Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin...
Me një rreze veprimi deri në 500 kilometra, raketa Taurus ...
Vëzhguesit malorë në vargmalin Tatra të Polonisë paralajmë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...