Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...

Kur e quajmë 'luftë'? Si fillon një 'luftë'? Veçanërisht sot, në epokën digjitale të sulmeve kibernetike?
"Nëse një nëndetëse ruse do të sulmonte dhe do të fundoste një korvetë gjermane, do të quhej luftë," tha Sönke Marahrens, kolonel i ushtrisë gjermane dhe strateg ushtarak, në një takim të fundit të forcave të sigurisë gjermane. "Por si paraqitet puna kur në ingranazhet e anijes do të hidheshin copa metali dhe ajo do të ndalte së funksionuari? A do të ishte luftë?"
Marahrensi është një ekspert i kërcënimeve hibride. Në konferencën e vjeshtës së Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) në Wiesbaden, ai diskutoi sfidat e ardhshme me ekspertë gjermanë dhe ndërkombëtarë të sigurisë.
Rusia, Europa dhe dronët: një luftë e re hibride?
Shembulli i Marahrensit për sabotimin që prek aftësinë operative të një anijeje luftarake gjermane është një incident i vërtetë që ndodhi në janar në korvetën Emden, pak para dorëzimit të saj në Marinën Gjermane.
Europa po përjeton një rritje të vazhdueshme të sulmeve hibride. Personeli ushtarak, oficerët e policisë, politikanët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se situata është serioze.
"Po përjetojmë sulme kibernetike, shmangie nga sanksionet dhe zjarrvënie në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë," tha Silke Willems nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia e shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë.
Identifikimi i autorëve është jashtëzakonisht i vështirë. Për policinë dhe shërbimet e fshehta, shpesh është e paqartë nëse një sulm është rus, një akt kriminal apo thjesht një rast i degradimit të infrastrukturës.
Krahasimi me incidente të ngjashme shpesh ofron një pamje më të qartë. Sipas hetuesve, Rusia vepron me qëllim në një zonë gri, gjë që e komplikon reagimin e vendeve të prekura.
Lufta kibernetike: armët e padukshme të sulmeve kibernetike
Sipas autoriteteve të sigurisë, Rusia po u drejtohet gjithnjë e më shumë operacioneve fitimprurëse. "Këtë tani e kryejnë të ashtuquajturit 'agjentë të nivelit të ulët'," shpjegoi për DW Holger Münch, drejtori i Zyrës Kombëtare të Policisë Kriminale. Münch shpjegoi se këta njerëz shpesh madje nuk e dinë se kush i punëson dhe janë të gatshëm të kryejnë sulme për një shumë relativisht të vogël parash.
Autorët janë kryesisht burra të rinj që tashmë kanë precedentë penalë, shumë prej të cilëve kanë emigruar në Gjermani nga ish-Bashkimi Sovjetik. Ata shpesh rekrutohen, për shembull, përmes platformës ruse të mediave sociale Telegram, shpjegoi Münch.
Gjermania e gatshme të kundërpërgjigjet
Sipas Münchit, Zyra Federale e Policisë Kriminale ka zgjeruar ndjeshëm kapacitetet e saj për të luftuar sulmet kibernetike. Edhe nëse kriminelët marrin me qira qindra ose mijëra serverë në mbarë botën, BKA-ja mund t'i çaktivizojë ato, tha ai.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexander Dobrindt ka premtuar se Gjermania do të forcojë reagimin e saj ndaj sulmeve. "Kushdo që na sulmon në hapësirën kibernetike duhet ta dijë këtë: ne duam të mbrohemi dhe do ta bëjmë këtë në të ardhmen! Ne gjithashtu mund të prishim dhe të shkatërrojmë," tha Dobrindt.
Në luftën kundër kërcënimeve hibride, qeveria gjermane vendosi këtë javë se, përveç Policisë Federale, Bundeswehr-i, forcat e armatosura gjermane, gjithashtu do të autorizohen të rrëzojnë dronë brenda Gjermanisë. Policia, nga ana e saj, planifikon të krijojë njësi shtesë të dronëve për t'u mbrojtur nga sulmet.
A do të ketë Gjermania James Bond-in e vet?
Por nuk janë vetëm dronët rusë, pajisjet zjarrvënëse dhe dezinformimi që shqetësojnë politikanët dhe ekspertët e sigurisë: gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani nuk u besojnë institucioneve shtetërore, gjë që paraqet një sfidë të madhe.
Lajmet e rreme dhe gënjeshtrat për institucionet demokratike dhe zyrtarët e zgjedhur, të gjitha të nxitura nga fushatat komplekse dhe në shkallë të gjerë të dezinformimit rus, synojnë ta bëjnë të paqëndrueshme situatën në Gjermani dhe në vendet e tjera demokratike përmes luftës hibride, sipas autoriteteve gjermane të sigurisë.
Për t'u siguruar që Gjermania të mbetet reziliente ndaj këtyre sulmeve, strategu ushtarak dhe kolonel Sönke Marahrens tha se lufta hibride duhet të pranohet si sfidë për shoqërinë në tërësi. /DW
Nga nesër në Komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar ...
Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta...
Zyrtarët ukrainas pritet të takohen sot me homologët ameri...
1. Si u arrit Marrëveshja e Dejtonit?Marrëveshja e Paqes u...
Të paktën 90 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë rezultojn...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka këmbëngulur...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një parashi...
Ukraina do të fillojë bisedimet me SHBA-në mbi planin e pa...
Verat në kontinent mund të bëhen shumë më të gjata, tregon...
Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për ...
Plani amerikan me 28 pika përfshin lëshime të mëdha nga Uk...
Ish-presidenti i ekstremit të djathtë i Brazilit, Jair Bol...
SHBA ka hartuar një draft plan paqeje për t'i dhënë fund l...
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të miratojë një ...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të premte n...
Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë më parë , Putin ...
Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj një udhëheqës...
Autoritetet në Zvicër janë vënë në kërkim të dy grabitësve...
Moti i keq me reshje intensive shiu ka prekur edhe shtetin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...