Nënshkruhet protokolli mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Banorët në zonat kufitare do të lëvizin lirshëm
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të "bëjnë të pamundurën" për të gjetur burimin e rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve shumë të klasifikuara në internet, në komentet e tij të para publike që kur dokumentet dolën në dritë.
Zyrtari më i lartë i Pentagonit foli për herë të parë në lidhje me rrjedhjen e fundit të dokumentave të klasifikuara amerikane të martën.
Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të hetojnë çështjen derisa të gjejnë burimin. Ai është zyrtari i parë i lartë amerikan që komenton incidentin, i cili përfshin ato që duken të ishin sekrete për luftën në Ukrainë.
“Ne e marrim këtë shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë të hetojmë dhe kthejmë çdo gurë derisa të gjejmë burimin dhe shtrirjen e tij”, tha sekretari Austin.
Agjencia Reuters shqyrtoi më shumë se 50 nga dokumentet e klasifikuara në fjalë, të emërtuara "Sekret" dhe "Tepër Sekret", të cilat u shfaqën për herë të parë në faqet e mediave sociale në muajin mars. Por Reuters nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumenteve.
Dosjet zbulojnë detaje të aftësive ushtarake të disa aleatëve dhe kundërshtarëve të SHBA-së. Disa nga informacionet më të ndjeshme thuhet se lidhen me fuqitë dhe mangësitë ushtarake të Ukrainës. Një dokument përmend gjithashtu numrin e vogël të trupave të forcave speciale perëndimore në Ukrainë.
“Dokumentet për të cilat kemi dijeni janë të datës 28 shkurt dhe 1 mars. Nuk e di nëse ka dokumente të tjera që kanë qenë online më parë. Këto janë gjëra që do t'i gjejmë, ndërsa do të vazhdojmë të hetojmë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe asgjë nuk do të na ndalojë të mbajmë Amerikën të sigurt”, tha sekretari Austin.
Sekretari Austin tha se ai u njoftua fillimisht për daljen e informacionit rreth një javë më parë. Çështja tani i ka kaluar Departamentit të Drejtësisë, i cili po kryen hetime.
Dalja e informacionit, që zbulon gjithashtu përgjime që Shtetet e Bashkuara mund të kenë bërë ndaj vendeve aleate, mund të jetë incidenti më i rëndë i nxjerrjes së sekreteve të SHBA-së që nga publikimi i mijëra dokumenteve në WikiLeaks në vitin 2013.
Disa ekspertë të sigurisë kombëtare dhe zyrtarë qeveritarë thonë se dyshojnë se autori i bërjes publike të sekreteve mund të jetë amerikan, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e temave të përfshira në këto materiale./ VOA
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga...
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe ...
Një grua 56-vjeçare kineze është viktima e parë e nënt...
Sistemet e pensioneve, janë shumë komplekse dhe shumë ...
Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me p...
Serbia, shteti i vetëm në Europë që ka refuzuar të san...
Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gje...
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...