“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen tek një nga pilulat më të përdorura për të abortuar, ka gjasa të përfundojë shumë shpejt në Gjykatën e Lartë.
Ilaçi i quajtur mifepriston, u miratua për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave më shumë se dy dekada më parë. Ai përdoret i kombinuar me një ilaç të dytë, misoprostolin. Sipas Departamentit të Drejtësisë, prej miratimit të tij, mifepristoni është përdorur nga më shumë se 5 milionë gra për t'i dhënë fund në mënyrë të sigurt shtatzënisë dhe sot më shumë se gjysma e grave që i kanë dhënë fund shtatzënisë, janë mbështetur tek ky ilaç.
Në një vendim të marrë të premten e kaluar, një gjykatës federal në Teksas bllokoi vendimin e marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pas një padie nga kundërshtarët e pilulës. Vendimi, të cilin gjykatësi, nuk e futi në fuqi për një javë, për t’i dhënë kohë apelimit të çështjes, mund të ndikojë tek qasja ndaj ilaçit në çdo shtet. Të hënën, administrata Biden e apeloi vendimin, duke kërkuar që ilaçi të vazhdojë të tregtohet.
Por ekziston edhe një kontradiktë. Vendimi i gjykatës së Teksasit erdhi pothuajse në të njëjtën kohë, me një vendim të marrë nga një gjykatës në shtetin e Uashingtonit, si pjesë e një tjetër padie, të ngritur nga shtetet me qasje liberale. Gjykatësi në Uashington urdhëroi FDA-në që të mos marrë asnjë vendim që mund të ndikonte tek qasja tek mifepristoni, në shtetet që kanë ngritur padinë.
Por çfarë ka ndodhur deri më tani dhe si pritet të zhvillohet beteja ligjore?
Padia në Teksas kundër mifepristonit u ngrit në Amarillo në fund të vitit të kaluar. "Alliance Defending Freedom", (Aleanca që mbron liritë) një grup ligjor konservator i krishterë, përfaqëson kundërshtarët e pilulës, të cilët thonë se vendimi i FDA-së mbi mifepristonin, kishte të meta. Erin Morrow Hawley, bashkëshorte e senatorit republikan Josh Hawley nga Misuri, është një nga avokatët kryesorë në këtë çështje.
Pse u zgjodh Amarillo? Gjykatësi i qarkut, Matthew Kacsmaryk, i emëruar nga ish-presidentit Donald Trump, sigurohet që të gjitha rastet e depozituara në qytetin perëndimor të Teksasit, të shqyrtohen nga ai. Që kur mori detyrën, ai ka marrë disa vendime kundër administratës Biden edhe mbi çështje të tjera, përfshirë ato mbi imigracionin dhe mbrotjen e komunitetit LGBTQ.
Vendimi i shtetit të Uashingtonit u dha nga gjykatësi me bazë në Spokane, Thomas O. Rice, i emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama.
Administrata Biden i ka kërkuar Gjykatës së Apelit me bazë në Nju Orleans që për momentin të ndalë hyrjen në fuqi të vendimit të zotit Kacsmaryk. Të hënën në mbrëmje, gjykata e apelit urdhëroi palën tjetër të përgjigjet deri në mesnatën e së martës.
"Nëse hyn në fuqi, urdhri i gjykatës (së Teksasit) do të pengonte gjykimin shkencor të FDA-së dhe do të dëmtonte rëndë gratë, veçanërisht ato për të cilat mifepristoni është një domosdoshmëri si nga pikëpamja mjekësore ashtu edhe praktike", i drejtohej Departamenti i Drejtësisë, Gjykatës së Apelit, e cila trajton ankesat nga Teksasi, Luiziana dhe Misisipi. Departamenti tha se ilaçi përdoret jo vetëm për aborte, por edhe për të menaxhuar abortet.
Gjithashtu të hënën, administrata Biden i kërkoi Gjykatës në Uashington të sqarojë urdhrin e saj, që sipas Departamentit të Drejtësisë bie tërësisht ndesh me vendimin e Teksasit. Është krejtësisht e pamundur që FDA-ja të pajtohet si me urdhrin e gjykatësit Kacsmaryk për ndalimin e mifepristonit në të gjithë vendin ashtu edhe me urdhrin e gjykatësit të Uashingtonit, që kërkon që ilaçi të jetë në qarkullim në shtetet që kanë ngritur padi. Administrata Biden kërkoi sqarime deri të premten, duke theksuar faktin se vendimi i zotit Kacsmaryk hyn në fuqi mesnatën e së shtunës, nëse do të merrej e mireqenë se Gjykata e Apelit nuk do të ndërhynte.
Të paktën tani për tani, vendimi i gjykatës së Teksasit duket se ka shanse të mira që të përcillet në Gjykatën e Lartë. Por nuk është plotësisht e qartë se si vendimi i Uashingtonit mund të ndikojë në urdhrin e zotit Kacsmaryk.
Kërkesa e administratës lidhur me rastin e Teksasit do të trajtohet nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit dominohet nga gjyqtarë konservatorë, por ende nuk është e qartë se cilët do të jenë gjyqtarët që do ta marrin çështjen në dorë.
Kolegji i gjyqtarëve që pritet të shqyrtojë çështjen ka disa opsione. Një opsion është që të plotësohet kërkesa e administratës për një pauzë të përkohshme të vendimit të gjykatësit Kacsmaryk. Kjo në thelb do ta lironte gjykatën nga trysnia e afatit të vendosur nga zoti Kacsmaryk. Kjo do t'i jepte gjykatës më shumë kohë për të peshuar nëse do të lëshonte një ndalim më të qëndrueshëm mbi vendimin, që supozohet të zgjasë derisa çështja të zgjidhet përfundimisht në gjykatë.
Gjykatësit gjithashtu mund të vendosin për një shtyrje më afatgjatë të zbatimit të vendimit të zotit Kacsmaryk, pasi të jenë njohur me argumentet me shkrim të të dyjave palëve. Por Gjykata e Apelit gjithashtu mund të refuzojë kërkesën e administratës.
Çfarëdo që të ndodhë në Gjykatën e Apelit, pala humbëse pothuajse me siguri do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Administrata mund të kërkojë fillimisht një pauzë të menjëhershme të vendimit të gjykatës së Teksasit, për t'u dhënë gjyqtarëve më shumë kohë për të shqyrtuar plotësisht çështjen.
Vitin e kaluar antarët konservatorë të Gjykatës së Lartë rrëzuan vendimin ‘Roe kundër Wade’, çështjen historike që mbronte të drejtën për abort, duke ua dhënë shteteve mundësinë të vendosin mbi këtë çështje, brenda kufijve të tyre. Nëse me këtë vendim gjykatësit shpresonin se ai do t'i çlironte nga çështje që lidhen me abortin, lufta për pilulën, tregon të kundërtën.
Ndërsa rasti ka të bëjë me një pilulë që mundëson abortin, çështjet që pritet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë për intepretim lidhen me rregulloret federale dhe teknikalitete të tjera ligjore./ VOA
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...