Çmimet e karburantit sot/ Çfarë po ndodh?
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...

Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikane për luftën në Ukrainë përfaqëson një kërcënim “shumë serioz” për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, u shpreh një zëdhënës i lartë i Pentagonit.
Dokumentet përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë si dhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Drejtësisë ka filluar, ndërkohë, një hetim për nxjerrjen e të dhënave.
Materialet, të cilat kanë qarkulluar në faqe të ndryshme të mediave sociale, “kanë potencialin të përhapin dezinformim”, u tha të hënën gazetarëve Chris Meagher, ndihmëssekretar i mbrojtjes për çështjet publike.
“Ende po hetojmë se si ndodhi, dhe se çfarë përmasash ka çështja. Janë ndërmarrë hapa për të shqyrtuar se si shpërndahet ky lloj informacioni dhe kujt i jepet”, tha ai.
Zoti Meagher tha se dokumentet duket të jenë të ngjashme në format me ato që përdoren për të informuar drejtuesit e lartë, por se disa prej imazheve duket se mund të jenë ndryshuar.
Sipas zotit Meagher, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u informua për çështjen mëngjesin e 6 prillit, ditën kur gazeta "New York Times" publikoi një artikull për këto dokumente.
Dokumentet e klasifikuara filluan të shfaqen fillimisht në platformën "Discord" në fund të muajit shkurt, dhe në vazhdim u përhapën në media të tjera sociale, përfshirë në rrjetet "Telegram" dhe "Twitter". Megjithatë, ato nuk tërhoqën shumë vëmendje derisa gazeta "The New York Times" raportoi për këto materiale.
Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të hënën se ka ende shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje për nxjerrjen në publik të këtyre materialeve.
“Nuk dimë se kush është pas kësaj. Nuk dimë motivin. Dhe nuk dimë çfarë ka tjetër që qarkullon”, tha ai.
Kur u pyet nëse do të ketë publikime të mëtejshme të dokumenteve të klasifikuara, ai tha se “përgjigjja e vërtetë dhe e ndershme për pyetjen tuaj është: nuk e dimë. Dhe a është kjo diçka shqetësuese për ne? Patjetër që po”, tha ai.
Zoti Kirby tha se Presidenti Biden u informua për këtë çështje javën e kaluar dhe ka qëndruar në kontakt me zyrtarët e sigurisë kombëtare.
Ndërsa tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të prononcohen për vërtetësinë dhe vlefshmërinë e dokumenteve në këtë pikë”, ai tha se informacioni që qarkullon në internet “nuk duhet të gjendet në publik”.
Duke folur për shqetësimin se dokumentet përmbajnë informacion për aleatët e Shteteve të Bashkuara, zoti Kirby tha se “zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt me aleatët dhe partnerët në fjalë gjatë ditëve të fundit në nivelet më të larta”.
Zëvendëszëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha të hënën se zyrtarët amerikanë janë angazhuar me aleatët për këtë çështje, “ndër të tjera për t’i siguruar ata për përkushtimin tonë për ruajtjen e të dhënave të zbulimit”.
Departamenti i Mbrojtjes po drejton një hetim për dokumentet e nxjerra ku marrin pjesë disa agjenci qeveritare, ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka çelur një hetim penal.
Pentagoni tha të dielën se disa agjenci po punojnë për të vlerësuar ndikimin që mund të kenë te siguria kombëtare dokumentet që u publikuan.
Megjithëse departamenti është ende duke vlerësuar vlefshmërinë e dokumenteve të fotografuara, “ato duket se përmbajnë materiale sekrete dhe tepër të klasifikuara”, u shpreh në një deklaratë zëvendëssekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.
Një pjesë e madhe e dokumenteve të nxjerra kanë lidhje me luftën në Ukrainë dhe përmbajnë informacione sekrete në lidhje me kapacitetet luftarake të atij vendi. Disa dokumente kanë gjithashtu të dhëna për aleatë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Izraelin, Turqinë dhe Korenë e Jugut./ Voa
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Media pretigjioze britanike, “The Guardian”, i ka k...
Pronari i kompanisë "Evrohim", Andrey Melninchenko,...
Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin ...
Zyrtarët e Brukselit po kërkojnë një rritje buxheti...
Të dielën Papa Françesku, gjatë kremtimit të Pashkëve K...
Dy provinca të tjera, Kharkiv në verilindje dhe Zaporiz...
Gjermania mbyll tri centralet e saj të fundit bërthamore. ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...