Biden nënshkruan projektligjin që i jep fund emergjencës kombëtare për COVID-19
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...

Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë që të kenë qasje te gazetari i gazetës "Wall Street Journal", Evan Gershkovich, i cili u ndalua në fund të muajit të kaluar, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, tha të hënën zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
Zoti Patel u tha gazetarëve gjatë një seance informimi se Moska e ka njoftuar zyrtarisht gjatë fundjavës Uashingtonin për arrestimin, por se Shtetet e Bashkuara ende po përpiqen të kontaktojnë nëpërmjet zyrtarëve konsullorë zotin Gershkovich, i cili është arrestuar që më 29 mars, me akuza për spiunazh.
“Në këtë pikë është shkelje e detyrimeve të Rusisë sipas konventës së marrëdhënieve konsullore dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha zoti Patel.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakord në një traktat të nënshkruar në vitin 1964 se një zyrtar konsullor do të lejohet të vizitojë një shtetas të ndaluar apo të arrestuar të palës tjetër, brenda dy deri në katër ditë nga ndalimi, në varësi të vendndodhjes.
“Kemi theksuar nevojën që qeveria ruse ta mundësojë këtë qasje sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi zoti Patel.
Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu të hënën se Sekretari Blinken mori vendimin për ta përcaktuar të padrejtë ndalimin e zotit Gershkovich, duke i bërë thirrje ndërkohë Rusisë edhe për lirimin e shtetasit tjetër amerikan Paul Whelan.
Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Avokatët e gazetës "Wall Street Journal" e kanë vizituar gazetarin, dhe gazeta ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Rusia të lirojë zotin Gershkovich dhe i kanë hedhur poshtë si qesharake pretendimet për spiunazh./ Voa
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Media pretigjioze britanike, “The Guardian”, i ka k...
Pronari i kompanisë "Evrohim", Andrey Melninchenko,...
Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin ...
Zyrtarët e Brukselit po kërkojnë një rritje buxheti...
Të dielën Papa Françesku, gjatë kremtimit të Pashkëve K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...