Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shprehën sot shqetësimin e tyre për klimën aktuale të biznesit, duke e cilësuar atë si “joefektive, dhe si një ndër sfidat kryesore të sipërmarrjes”.
Dhoma Amerikane, Gjermane, Franceze, Italiane si dhe Konfindustria shqiptare kërkojnë strategji zhvillimi mbi investimet në Shqipëri për të nxitur punësimin, luftë kundër korrupsionit, besueshmëri në prokurimet publike dhe dialog me grupet e interesit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Confindustria Albania publikuan të martën një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se mjedisi aktual i biznesit në Shqipëri ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.
Ato i bënë thirrje Kuvendit, qeverisë dhe agjencive të tjera publike që të angazhohen me reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe investime.
Drejtuesja e revistës ekonomike Monitor, Ornela Liperi, thotë se deklarata e përbashkët është një kambanë alarmi mbi problemet e vërteta të ekonomisë, që fakti që kaq shumë dhoma tregtie janë bërë bashkë për të renditur pengesat njëzëri tregon se situata shumë shqetësuese.
Por, sipas saj, ka një kontrast të thellë mbi mënyrën si e shohin ekonominë investitorët e huaj, - si një ekonomi me rritje të paqëndrueshme - dhe mënyrës se si e sheh qeveria, e cila mbahet pas disa shifrave për rritje ekonomike, që vjen nga ndërtimet dhe pasuritë e paluajtshme.
“Ne kemi një ekonomi që në fasadë të gënjen, sepse duket sikur po rritet, por nga brenda është që, për të mos thënë e kalbur, është një ekonomi primitive, e vjetëruar, ekonomi që nuk prodhon mirëqenie. Ka shifra rritje, por nuk sjell mirëqenie. Sa kohë që ne nuk i shohim gjërat nga A-ja, duke bërë reforma strukturore në ekonomi, sa kohë që ne nuk shohim të dënohet korrupsioni, situata do të vazhdojë po njësoj”, thotë zonja Liperi.
Dhomat e Tregtisë me anëtarësi biznesesh të lidhura me SHBA-të, Gjermaninë, Italinë dhe Francën kërkuan “miratimin e një strategjie investimi për të reduktuar ndjeshëm pengesat burokratike”, një sistem për lëshimin e lejeve si dhe nxitjen e projekteve të bazuar mbi shumën e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ato kërkuan zbatimin e një pakete për luftën kundër korrupsionit, me masa kundër ryshfetit sipas standardeve të OECD-së dhe me transparencë të agjencive publike.
“Kjo do të rriste ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht të kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri”, theksohet në deklaratë.
Drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se klima e biznesit në vend është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe kjo pranohet gjerësisht nga ekspertët e ekonomisë, sidomos në pjesën që lidhet me korrupsionin, me institucionet, me ligjet, me rregullimin e tregjeve dhe garantimin e konkurrencës. Korrupsioni mbetet, sipas tij, emëruesi i përbashkët i deklaratës së pesë Dhomave të Tregtisë, sepse ai ka arritur në kapjen e shumë niveleve të shtetit.
“Nuk flasim më për korrupsion të policit, të mjekut, të mësuesit, që kanë përhapur në të shkuarën e afërt, por tani flasim për ligje që hartohen për individë dhe kompani, për penetrim në infrastrukturën publike të krimit të organizuar dhe kapitale me origjinë kriminalitetin. Flasim tani për para të pista në ndërtime, në lojërat e fatit e ndoshta në sistemin banker. Këto veprime ngrejnë pikëpyetje shumë të mëdha për ardhmërinë mbi normalitetin ekonomik dhe demokratik të vendit”, thotë zoti Preçi.
Midis kërkesave prej pesë Dhomave të Tregtisë renditet edhe nevoja për një reformë që të rritet besueshmëria dhe rezultatet e prokurimeve publike.
“Duhen miratuar Standardet e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit (Open Contracting Data Standards) në proceset e prokurimeve, duke eliminuar “përjashtimet e veçanta” nga prokurimi i fondeve publike”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
Krahas transparencës me gazetarët dhe shoqërinë civile mbi procesin e prokurimeve, ata kërkuan konsultime publike me qytetarët dhe grupet e interesit gjatë zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të qeverisë.
Ekspertët pohojnë se Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, me pagën mesatare më të ultën në Europë, por qeveria nuk reflekton ndaj vështirësive të biznesit, nuk e merr seriozisht situatën, justifikohet pas disa shifrave, që nuk sjellin nuk mirëqenie të vërtetë, duke propozuar zgjidhje sipërfaqësore, dhe duke nënvlerësuar largimin masiv të forcës punëtore, një shqetësim i madh për të gjithë.
Zonja Liperi e revistës Monitor thotë se Shqipëria po ndjek modelin e zhvillimit rastësor të ekonomisë, me korrupsion të lartë dhe kjo ka sjellë gjendjen aktuale problematike.
“Çështjet e ngritura dihen nga të gjithë. Dihet shumë mirë që prej shumë vitesh Shqipëria ka nevojë për një model të ri të ekonomisë. Dihet se avantazhi konkurrues nuk mund të jenë më kostoja e ulët e fuqisë punëtore. Dihet që korrupsioni është shumë i lartë. Dihet që ne duhet të tërheqim investime të huaja me vlerë të shtuar. Dihen të gjitha, por nuk bëhen, sepse ka një mungesë vullneti nga qeveria, apo ka një vetëkënaqje nga ato shifra rritje, që janë vetëm një lustër e asaj që ndodh realisht në ekonominë shqiptare”, thotë zonja Liperi.
Dhomat e Tregtisë kërkuan goditjen e informalitetit në ekonomi, mosndryshimin e ligjeve tatimore në periudha më pak se 4 vjet, si dhe modernizimin e sistemit të taksave sipas standardeve ndërkombëtare.
“Kjo reformë do të krijojë një regjim taksimi më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm, për të tërhequr investimet e huaja dhe ato vendase”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave.
Organizatat e sipërmarrjeve propozuan që një Këshill i ri Ekonomik Kombëtar të mbështesë investimet e huaja të drejtpërdrejta, duke shërbyer si platformë për dialog dhe bashkëpunim midis sektorëve publik dhe privat, për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe për krijimin e një klime më të favorshme investimesh.
“Këto reforma të propozuara do të krijojnë një mjedis biznesi më të favorshëm në Shqipëri, do të tërheqin investime të huaja të drejtpërdrejta dhe do të lehtësojnë tranzicionin e Shqipërisë në BE dhe tregjet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave të Tregtisë.
Zoti Preçi thotë se shqetësimet e qarqeve të biznesit lidhen me mungesën e strategjive zhvillimore, si dhe moszbatimi i atyre strategjive që janë hartuar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Goditjen më të madhe, sipas tij, e ka marrë konkurrueshmëria, e cila ka rënë në nivele shqetësuese. Po ashtu, rritja e borxhit e fokusuar tek kontratat PPP, shton zoti Preçi, ka ndikuar në faktin që vendi është më pak tërheqës për investime, sepse po largohen investitorë me origjinë nga vendet e europiane dhe perëndimore dhe ata po zëvendësohen me kompani nga Turqia, Kina dhe vendet arabe.
“Për një numër arsyesh kryesisht të brendshme, qeverisja ka notuar në tehun midis ligjshmërisë dhe paligjshmërisë dhe tani në janë në rendin e ditës problemet që kanë të bëjnë me strategjitë e zhvillimit, me respektimin e kuadrit ligjor sa i takon pronës, me nevojën për një luftë efikase kundër korrupsionit, si dhe me një dialog të vërtetë dhe jo fals me komunitetin e biznesit”, thotë zoti Preçi.
Raportet ndërkombëtare e përmendin korrupsionin në Shqipëri si një dukuri e vazhdueshme në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimet publike si dhe partneritetet publike - private.
Përfaqësuesit e qeverisë pohojnë se përgjegjësia e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion është individuale para gjykatës, dhe se lufta kundër korrupsionit po jep rezultatet e para pas reformës në sistemin e drejtësisë, prej të cilit kanë pritshmëri të larta qytetarët dhe institucionet vendase e ndërkombëtare./ VOA
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...