I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bjellorusinë "si territorin e saj". Bjellorusia ka strehuar një kontingjent prej mijëra trupash rus.
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i bëri thirrje Rusisë që të mbrojë Bjellorusinë në rast të një sulmi. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë, "Belta", Lukashenko e bëri deklaratën pas një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që u zhvillua në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
Lukashenko tha se Minsku kërkon "garanci të plota sigurie" nga Moska. Sipas agjencisë "Belta", Lukashenko tha pas takimit se ai i kishte diskutuar çështjet më parë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili kishte rënë dakord që garancitë e sigurisë për Minskun duhej të zyrtarizoheshin.
Në bisedimet me Putinin, ky i fundit ishte treguar i gatshëm, që "në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Federata Ruse do ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj," - tha Lukashenko. Ai falënderoi gjithashtu Moskën që ka stacionuar mijëra trupa rus në territorin e Bjellorusisë.
Bjellorusia aktualisht ka strehuar një kontingjent forcash ruse dhe shërbeu si urë për pushtimin e Ukrainës nga Moska në ditët e para të luftës. Lukashenko tha se Bjellorusia nuk ka ndërmend të angazhojë trupa për luftërat e Rusisë, por do t'i përgjigjet çdo hyrjeje në territorin e saj ose përpjekjeje për të ndezur trazira.
Ukraina kritikon "dëshirat e çuditshme"
Mikhailo Podolyak, këshilltar pranë zyrës së presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, i kritikoi në një postim në "Twitter" kërkesat e Lukashenkos, duke i quajtur ato "dëshira të çuditshme".
Zyrtari ukrainas e krahasoi thirrjen e Lukashenkos ndaj Rusisë me "një antilopë që kërkon garanci sigurie në gojën e krokodilit". Ai tha se "kërcënimi i vetëm ekzistencial" për Bjellorusinë është "përthithja" nga Federata Ruse dhe "mashtrimet bërthamore" të Moskës.
Në shkurt një numër mediash perëndimore njoftuan për rrjedhjen e një dokumenti rus në të cilin pretendohej se paraqiteshin planet e Kremlinit për të aneksuar aleatin e vet Bjellorusinë deri në vitin 2030.
Lukashenko: Perëndimi shkel traktatin bërthamor të Budapestit
Lukashenko tha po ashtu se vendet perëndimore po "shkelnin" garancitë e sigurisë të përcaktuara nga Memorandumi i Budapestit. Sipas këtij memorandumi të nënshkruar në vitin 1994, Bjellorusia, Kazakistani dhe Ukraina hoqën dorë nga armët e tyre bërthamore të trashëguara nga sovjetikët. Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Lukashenko tha se memorandumi ishte shkelur nga sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë, pasi ato minonin sigurinë ekonomike të dy vendeve. Nga ana tjetër, Kievi dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për shkelje të memorandumit me pretendimin për të aneksuar territorin ukrainas. Në fund të muajit të kaluar Putini njoftoi se Rusia synon të vendosë armë bërthamore taktike në territorin bjellorus. Pas kësaj ekspertët bjellorusë filluan javën e kaluar trajnimet me armë bërthamore./ DW
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Gjatë 75 viteve të fundit, gjermanët e kanë rindërtuar...
Të rinjtë në Europë janë më të rrezikuar për të rënë në...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklarua...
Bonnie Gooch, 78 vjeçe, është dënuar më parë me burg për d...
Media pretigjioze britanike, “The Guardian”, i ka k...
Pronari i kompanisë "Evrohim", Andrey Melninchenko,...
Sportistë nga Rusia mund të përballen me refuzimin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...