E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave tepër sekrete, përfshirë edhe vlerësimet e Departamentit të Mbrojtjes për luftën në Ukrainë, kanë krijuar shqetësimin se informacioni që ato përmbajnë mund ta ndihmojë Rusinë në luftën që filloi në vitin 2022, dhe se mund t’i vështirësojë në të ardhmen operacionet e agjencive amerikane të zbulimit.
Ndër të tjera, dokumentat përmbajnë vlerësime të detajuara të pikave të forta dhe të dobësive të Rusisë dhe të Ukrainës në fushëbetejë, kohën kur pritet të dorëzohen sistemet e reja të armëve, si dhe faktin se Ukrainës i mungon furnizimi i duhur me municion për sistemet e mbrojtjes ajrore.
Informacioni në dokumentat e dala në publik sugjeron se shërbimet amerikane të zbulimit kanë njohuri të jashtëzakonshme për funksionimin e ushtrisë ruse, duke u dhënë kështu aftësinë që t’u kalojnë forcave ukrainase informacion përpara se të kryhen sulmet ruse, si dhe se ku duhet të përqëndrojnë goditjet e tyre ndaj forcave ruse.
Dokumentat gjithashtu paraqesin përmasat e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën, nëpërmjet koordinimit të agjencive të shumta qeveritare amerikane dhe të shërbimeve të huaja të zbulimit, nga të cilat jo të gjitha kanë prirjen që t’i ndajnë gjetjet e tyre me shërbimet e tjera.
Që nga artikulli fillestar javën e kaluar në gazetën The New York Times, gazetarët dhe studiuesit kanë zbuluar dhjetëra dokumenta të klasifikuara, shumica të lidhura me Ukrainën, të postuara në rrjete të ndryshme të mediave sociale, ndër to edhe në rrjetin Discord, një platformë popullore për përdoruesit e lojërave elektronike – si dhe në rrjetet Twitter dhe Telegram.
Identiteti i personit apo personave që publikuan dokumentat mbetet i panjohur, megjithëse Pentagoni ka thënë se shumë prej materialeve duket se janë fotografi të dokumentave zyrtare të Departamentit të Mbrojtjes. Në të paktën një rast, dokumentat janë modifikuar për të sugjeruar se vlerësimi amerikan për humbjet e Rusisë në Ukrainë është më i ulët, dhe se vlerësimi për humbjet e Ukrainës është më i lartë, nga ç’janë në realitet.
Studiuesit vazhdojnë të punojnë për të kuptuar se kur dhe ku u bënë dokumentat publike për herë të parë, por disa prej tyre duket se janë nxjerrë në internet në një grup bashkëbisedimi në rrjetin Discord, gati një muaj përpara se të pikaseshin nga mediat.
Bellingcat, një organizatë me seli në Amsterdam që analizon të dhënat e zbulimit të disponueshme publikisht, ka raportuar se disa prej dokumentave mund të kenë qenë në internet që nga janari. Nga bisedat me përdorues të rrjetit Discord, organizata Bellingcat thotë se ka mësuar se mund të ketë dokumenta të tjera nga ç’janë zbuluar deri më tani. Disa nga forumet fillestare në rrjetin Discord ku u shpërndanë fillimisht dokumentat, tashmë janë mbyllur.
Gjatë fundjavës, një zëdhënës i Pentagonit tha se Departamenti i Drejtësisë ia ka referuar rrjedhjen e dokumentave Departamentit të Drejtësisë për të hetuar. Përbën vepër penale që një person me çertifikatë sigurie të bëjë publik informacione të klasifikuara pa marrë paraprakisht leje.
“Një ndër gjërat e para që do të duhet të bëjë Departamenti i Drejtësisë është të përcaktojë universin e personave që kishin qasje tek ky informacion”, tha Gary Ross, ish-agjent special që ka punuar në sektorin e kundërzbulimit gjatë një karriere prej 27 vitesh, në disa agjenci amerikane të mbrojtjes dhe të zbulimit.
“Pastaj, hetimi do të duhet të përcaktojë se kush mund ta ketë nxjerrë informacionin tek persona që nuk ishin të autorizuar për ta marrë atë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Ross, tashmë drejtor për studimin e aktiviteteve të zbulimit në Shkollën e Qeverisjes dhe Shërbimit Publik, në Universitetin Texas A&M.
Megjithatë, zoti Ross tha se grupi i njerëzve me qasje tek informacioni i dalë është ndoshta shumë i madh, për shkak të përpjekjes në mbarë agjencitë e qeverisë amerikane për të mbështetur Ukrainën.
Veteranët e hershëm të komunitetit të zbulimit thanë se informacionet e dala nxjerrin në pah nga njëra anë suksesin e operacioneve amerikane për të mbledhur të dhëna zbulimi për luftën në Ukrainë, por dhe njëkohësisht i vendosin ato në rrezik.
Joseph Wippl, një veteran me eksperiencë 30-vjeçare në Shërbimin Kombëtar Klandestin të CIA-s, i tha Zërit të Amerikës se u befasua “nga përmasat e bashkëpunimit mes agjencive të ndryshme qeveritare që janë të angazhuara në mbledhjen e të dhënave të zbulimit” dhe tha se ka ndoshta “shumë të dhëna zbulimi nga partnerë të huaj që i ushqejnë këto vlerësime”.
Fatkeqësisht, gama e gjerë e agjencive dhe qeverive të përfshira në këto përpjekje ndoshta i shtuan gjasat e rrjedhjes së informacionit, tha zoti Wippl, i cili tashmë është profesor në Shkollën “Frederick S. Pardee” të Studimeve Globale, në Universitetin e Bostonit.
“Është një rrjedhje madhore informacioni, por një rrjedhje që mirëkuptohet disi, për shkak të numrit të njerëzve që kanë qasje në këtë informacion”, tha ai.
Dalja në publik e informacionit mund ta vështirësojë në të ardhmen këtë lloj shkëmbimi të dhënash, tha Nicholas Dujmovic, një veteran me përvojë 26-vjeçare në CIA.
“Kjo është një thyerje e besimit”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Agjencitë e zbulimit që janë pjesë e komunitetit të zbulimit, nuk mund ta bëjnë punën e tyre pa një garanci bazë besimi tek të gjithë punonjësit e tyre. Kjo rrjedhje informacioni është thjesht revoltuese”.
Zoti Dujmovic tha se rrjedhja e informacionit ka potencialin të dëmtojë në shumë nivele operacionet e komunitetit amerikan të zbulimit.
Ai tha se bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave të zbulimit brenda grupit të vendeve të njohur si “Pesë Sytë” – SHBA, Kanada, Britani, Australi dhe Zelandë e Re – nuk ka gjasa që të preket. Megjithatë, ai tha se mund të dëmtohen marrëdhëniet me agjencitë e tjera të zbulimit, që nuk bashkëpunojnë kaq afër me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ato do të vënë në pikëpyetje nëse do t’ia vlejë shkëmbimi i informacionit, duke patur parasysh rrezikun e ekspozimit.
Zoti Djumovic, tashmë ndihmës profesor dhe drejtor i programit për studimet e zbulimit në Universitetin Katolik të Amerikës, tha se ai është më shumë i shqetësuar për ndikimin që mund të kenë dokumentat e dala në publik tek procesi i rekrutimit në të ardhmen të personave që mund të shërbejnë si burim informacioni.
“Nëse je dikush që po mendon të bëhesh spiun për CIA-n, për shembull... atëherë do të duhet ta mendosh dy herë, pasi një rrjedhje informacioni si kjo mund t’ju kushtojë jetën”, tha ai. “Kjo është diçka që mund të ketë efekt dëmtues për mundësitë tona për të rekrutuar burime të këtij lloji, në veçanti burime njerëzore, kur ato të na nevojiten”.
Ai shtoi se, “kushdo që ka punuar profesionalisht në fushën e zbulimit do të ndjehet keq kur të lexojë për këtë”.
Megjithëse informacioni i dalë e bën të qartë se agjencitë amerikane të zbulimit kanë njohuri të konsiderueshme për planet dhe mënyrat e të menduarit të drejtuesve ushtarakë rusë, ekspertët thanë se nuk ka gjasa që dokumentat t’i japin Kremlinit informacione të shumta të reja për kapacitetet e Shteteve të Bashkuara dhe për përmasat e bashkëpunimit të Uashingtonit me Ukrainën.
“Rusët nuk kanë lindur dje”, tha zoti Wippl. “Ata me gjasa kanë patur një vlerësim shumë të mirë të kapaciteteve amerikane, si dhe të ndihmës për ukrainasit. Ata ndoshta kanë burimet e tyre në Ukrainë. Pra, nuk është se kjo i zuri krejtësisht në befasi. Por, kjo me siguri do t’i inkurajojë që t’i forcojnë masat e tyre të sigurisë me aq sa të munden”./ VOA
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...