Publikimi i materialeve të zbulimit amerikan mund të dëmtojë bashkëpunimin me aleatët
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...

Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar mobilizim të pjesshëm ushtarak, për luftën e nisur në Ukrainë, 55-vjeçari, Aleksei Semyonov, ka shkuar në Shtëpinë e Kulturës, në fshatin e tij Izhma, i cili gjendet në veri të Republikës Komi brenda Rusisë.
Në atë ndërtesë janë mbledhur 40 burrat e parë të fshatit pas urdhrit të Putinit.
Semyonov e ka lënë në hyrje një kosh me mbeturina me mbishkrimin “ZOO” (kopsht zoologjik) me ngjyrat e flamurit ukrainas – kaltër dhe verdhë – duke u tallur me simbolin “Z”, të cilin e përdor makineria e luftës së Rusisë dhe mbështetësit e saj.
Semyonov, pediatër i trajnuar dhe aktivist për ambientin, tani po përballet me tri vjet burgim, nën akuzat për “diskreditim të forcave të armatosura të Rusisë”.
Ndërkohë, ai e ka postuar edhe një fotografi në rrjetet sociale me përshkrimin “Izhma ushtron përshëndetjen Cargo 200”, një referencë për shprehjen ruse për ata që janë vrarë në aksion.
Data e gjykimit të Semyonovit në Gjykatën e rajonit Izhma, ende nuk dihet, mirëpo ai ka thënë se i ka refuzuar ofertat e mbështetësve për një avokat, pasi ka thënë se pajtohet me konkluzat e hetuesve për “motivet dhe metodat e tij”.
“Gjëja e vetme këtu është se unë konsideroj që statusi për çka jam duke u gjykuar, është i paligjshëm dhe i padrejtë”, ka thënë ai për Shërbimin e Kaukazit të Radios "Evropa e Lirë".
“Prandaj, më gjykoni. Jam plotësisht fajtor, sipas këtij ligji absurd”.
Semyonov, të cilin grupi rus për të drejta të njeriut Memorial, e ka shpallur të burgosur politik, është në mesin e qindra rusëve, të cilët janë akuzuar për qëndrimet e tyre kundër luftës, për shkak të një morie veprimesh, të cilat konsiderohen kriminale, sipas një ligji të ri për ushtrinë.
Semyonov ka thënë për Radion "Evropa e Lirë" se ka dashur të dërgojë mesazh për luftën e Rusisë në Ukrainë, te banorët e fshatit, të cilët ai i përshkruan si mbështetës të luftës së Putinit.
“Unë vërtet kam dashur t’i bëj burrat e Izhmas që të dyshojnë në domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në luftë, dhe unë nuk i mohoj qëllimet e mia”, ka thënë ai.
‘Putini do të ekzekutohet’
Semyonov ka thënë se opozita e tij ndaj Putinit ka nxitur beteja personale dhe profesionale në jetën e tij, përfshirë konfliktet me nënën e tij, dhe së fundi, edhe me qendrën e riciklimit në Izhma, e cila ia ka ofruar një pagë të dinjitetshme.
Ai ka thënë se kolegët e tij në qendrën e riciklimit kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të aktivizmit të tij kundër luftës, dhe pas thirrjeve të tij për bojkotim të urdhrit të Putinit për mobilizim.
Ndërkohë, partnerët e tij e kanë marrë përsipër biznesin, në mënyrë që “të mos diskreditohet gjithë qendra e riciklimit”.
Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Semyonov është arrestuar dy herë dhe është gjobitur, pasi është shpallur fajtor për “diskreditim” të forcave të armatosura ruse.
Ai i ka thënë Radios "Evropa e Lirë" se ka refuzuar të paguajë gjobën prej 367 dollarëve, jo pse nuk ka pasur para, por sepse nuk ka dashur “të financojë luftën kriminale”.
Më 28 shtator 2022, ai është arrestuar, pas prishjes së një organizimi në Shtëpinë e njëjtë të Kulturës nga e cila janë nisur burrat për mobilizim.
Ai ka thënë të ketë bërtitur: "Putini do të ekzekutohet për dërgimin e banorëve të Izhmas në luftën vëllavrasëse”.
Semyonov është dërguar më pas në gjykatë, ku është i është shqiptuar dënimi prej pesë ditësh burgim për mospagim të gjobës për “diskreditim”.
Ai, po ashtu, është ngarkuar me akuza, të cilat janë të dënueshme me tri vjet burgim.
‘Pretendo se ke vdekur’
Semyonov ka thënë se shpreson që do t’i pezullohet rasti i tij penal për “diskreditim” – akuzë, e cila sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut, mëton të shtypë zërat kundërshtues për luftën e Kremlinit në Ukrainë.
Ai ka thënë për Radion "Evropa e Lirë" se nuk synon të ikë në Rusi, duke thënë se nuk do të mund të gjente punë diku tjetër, dhe se gruaja e tij refuzon të largohet.
Semyonov është, po ashtu, baba i tre djemve, për të cilët vlen urdhri i mobilizimit.
Njëri prej tyre tashmë është gjobitur pse ka marrë pjesë në protestën kundër luftës, dhe tani dëshiron të largohet nga Rusia.
Sipas Semyonovit, djemtë e tij po tentojnë t’i shmangen mobilizimit, si dhe u ikin vazhdimisht bastisjeve periodike.
“Unë u them: Nuk keni nevojë të shkoni askund. Nëse ata synojnë që me forcë t’ju mobilizojnë, pretendoni që keni vdekur”, ka thënë Semyonov.
“Qeverisë nuk i duhen njerëzit e vdekur”./ Rel
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Lëvizja e djathtë Dveri, më 10 prill, bëri thirrje min...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...