“Plotësisht fajtor”/ Aktivisti rus që po përballet me gjyq për “diskreditim” të ushtrisë
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...

Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të mos kenë pasur një ndikim aq të madh sa ç’mund të kenë parashikuar ekspertët pas fillimit të luftës vitin e kaluar, por zyrtarët e lartë amerikanë paralajmërojnë se kjo nuk është arsye për të nënvlerësuar aftësitë kibernetike të Moskës.
Në vend të kësaj, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se ekspertët rusë të luftës kibernetike mbeten të angazhuar në përpjekjet e tyre kundër Ukrainës, ndërsa mësojnë nga çdo sulm dhe përgatiten, ndoshta, për të zgjeruar operacionet e tyre përtej kufijve të Ukrainës.
“Në fushën kibernetike, unë mendoj se njerëzit e kanë nënvlerësuar rolin e Rusisë, si në rastin Viasat apo ato të 9 ose 10 llojeve të ndryshme të viruseve fshirëse krejtësisht të reja, unike që janë hedhur nga rusët në atë ekosistem”, tha Rob Joyce, drejtor i sigurisë kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, gjatë një diskutimi të martën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
“Ka sulme të vazhdueshme ndaj interesave të Ukrainës, qofshin ato financiare, qeveritare, personale, individuale dhe atyre të biznesit që kanë për qëllim të krijojnë pengesa”, shtoi ai.
Rob Joyce nuk është i vetëm në vlerësimin e tij mbi rreziqet e vazhdueshme nga operacionet kibernetike të Rusisë.
"Ne nuk kemi parë në të vërtetë ndonjë ngadalësim të operacioneve kibernetike ruse", u tha gazetarëve në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i mbrojtjes në fund të muajit të kaluar.
“Është një luftë e vazhdueshme mes Rusisë dhe atyre që po mbrojnë rrjetin ukrainas”, tha zyrtari. “Ne shohim dhe kemi informacion mbi përpjekjet për të vazhduar komprometimin e rrjeteve të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe infrastrukturën kritike.”
Javë më parë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Paul Nakasone u tha ligjvënësve se aktivitetet kibernetike të Moskës kundër Ukrainës mbeten nën vëzhgim intensiv.
“Në asnjë mënyrë kjo (angazhimi kibernetik i Rusisë në Ukrainë) nuk ka përfunduar”, tha ai.
Zyrtarët ukrainas kanë shprehur gjithashtu shqetësim të shtuar, duke vënë në dukje se ritmi i sulmeve kibernetike ruse është rritur, megjithëse Moska po punon për të koordinuar më mirë operacionet kibernetike me sulmet konvencionale ushtarake.
Zoti Joyce tha të martën se është dakord me vlerësimin se ka një përmirësim të aftësive të Rusisë në fushën e kibernetikës.
"Ka gjëra krijuese që po ndodhin", tha ai gjatë diskutimit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.
"Ne po shoshim hakerët rusë që ndërhyjnë në kamerat e kompjuterëve të lidhur me internet për të parë autokolona dhe trena që transportojnë ndihmat", tha zoti Joyce. "Ata po ndërhyjnë edhe në kamerat e sigurisë të kafeneve dhe ndjekin aktivitetet në rrugët që ata duan t’i monitorojnë."
Zoti Joyce paralajmëroi gjithashtu se operacionet kibernetike të Rusisë kanë kërcënuar kompanitë amerikane.
Shumica e presionit është në bazën industriale të mbrojtjes dhe kompanitë e transportit logjistik që po transportojnë ndihmat ushtarake në Ukrainë", tha ai. "Ata janë nën presionin e përditshëm nga rusët."
Operacionet kibernetike të Kinës
Zyrtari i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Rob Joyce, shprehu gjithashtu shqetësimin në lidhje me aftësitë kibernetike gjithnjë në rritje të Kinës.
"Kemi një numër të madh të kërcënimeve jo të sofistikuara nga kinezët, por ata kanë gjithashtu njësi elitare me mjete dhe aftësi shumë të sofistikuara", tha ai. "Shqetësimi është se ata janë në gjendje të shkallëzojnë kërcënimet dhe të përdorin grupet elitare, konceptet dhe mjetet e sofistikuara në një hapësirë shumë më të madhe.”
Sa i përket mënyrës sesi mund të shfrytëzohet kjo nëse Kina vendos të pushtojë Tajvanin, zoti Joyce inkurajoi kompanitë e sektorit privat që të fillojnë përgatitjet që tani.
"Nuk duhet të filloni të bëni plane për këtë një javë para fillimit të sulmit (të Kinës ndaj Tajvanit). Nuk duhet të prisni derisa Shtëpia e Bardhë të lëshojë një paralajmërim për këtë", tha ai./ Voa
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Të shtëna me armë janë regjistruar jashtë një banke në qyt...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...