SHBA: Rusia vazhdon të jetë aktive në luftën kibernetike kundër Ukrainës
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...

Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gjermane ka mungesa si të shurupit për kollë, edhe ilaçeve kundër tensionit apo kancerit. Farmacistët kritikojnë projektligjin e ri të qeverisë.
Gati përditë ndodh që farmacisti, Sebastian Berges, i lë të dalin nga dera pa ilaçin e duhur klientët e tij. "Në recetë shkruhet një ilaç për hollimin e gjakut, por për momentin ky ilaç nuk ofrohet për furnizim", i thotë Berges, pensionistes Ingrid Klüppel. Zhgënjimi i 67-vjeçares është i madh. Ajo e do ilaçin për bashkëshortin të sëmurë rëndë. "Kjo është katastrofike dhe situata po bëhet gjithnjë e më keq", thotë Ingrid. "Si është e mundur, që ilaçe të tilla, që bashkëshorti im i merr prej vitesh nuk gjenden më?"
Gjendja ashpërsohet
Edhe farmacisti me përvojë konstaton keqësimin e situatës. Në dimër mungonin ilaçe si shurupi i kollës dhe ato kundër dhimbjeve, tani mungojnë ilaçe në të gjitha spektrin e llojeve të, thotë ai. Gati 470 lloje ilaçesh nuk janë të ofrueshme. "Momentalisht nuk marrim antibiotikë. Disa ilaçe hormonesh dhe kortizoni edhe ato kundër astmës po ashtu nuk gjenden", kritikon Berges.
Fajin për këtë nuk e kanë vetëm zinxhirët e furnizimit, por edhe marrëveshjet e uljes së çmimit që shoqëritë e sigurimit shëndetësor bëjnë me ofruesit më të lirë të preparateve imituese, të njohura si ilaçe "generika", që përmbajnë të njëjtën lëndë si preparati origjinal.
Shumë prodhues farmaceutikë nuk kanë leverdi të prodhojnë për tregun gjerman, dhe janë tërhequr nga Gjermania. Në mënyrë që për këta prodhues të jetë sërish atraktiv prodhimi për Gjermaninë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, do që me një projektligj të ri të reduktojë presionin e kostove. Projektligji lehtëson rregulloret e çmimit për medikamentet për fëmijët. Marrëveshjet e uljes së çmimit në këtë sektor shfuqizohen. "Por kjo nuk ka për t'i penguar ngushticat", thotë Bork Bretthaues, drejtor ekzekutiv i Shoqatës "Pro Generika". Sepse ky projektligj është i fokusuar vetëm tek ilaçet për fëmijët dhe antibiotikët. "Tek ilaçet e tjera gjendja e furnizimit mbetet si është - e pastabilizuar dhe pjesërisht madje kritike."
Sistemi duhet të ndryshohet
Më tej ky projektligj parashikon që veçanërisht te tenderat për antibiotikët në të ardhmen të kihet kujdes që substancat të prodhohen në Europë dhe BE. Qëllimi, sipas Lauterbach, është që të rritet numri i ofruesve dhe të reduktohet varësia nga prodhues të caktuar në Kinë apo Indi. Por kjo nuk ka për të ndodhur kaq shpejt sa e dëshiron ministri Lauterbach. Shoqata e Mjekëve "Marburger Bund" i ka cilësuar masat si hap në drejtimin e duhur. Problemi është se Gjermania është e varur nga disa qendra prodhimi dhe kjo duhet të ndryshojë, por ashtu duhet të bëhen teste stresi për zinxhirë të caktuar të furnizimit.
Përqendrimi në tregun botëror të substancave farmaceutike është efekti i drejtpërdrejtë i një presioni të pamëshirshëm ekonomik me drejtim uljen e çmimit, ka deklaruar "Pro Generika". Ndërkohë që dihet, sa më shumë leje për ilaçe dhe sa më të shpëndara qendrat e prodhimit, aq më i stabilizuar është furnizimi, sepse kompensohen më mirë rëniet e prodhimit diku tjetër. "Vërtet që gjatë pandemisë u kuptua, se sa problematike është varësia e madhe e Europës nga prodhuesit aziatikë të ilaçeve, por do duhet një kohë e gjatë derisa kjo gjendje të ndryshojë", thotë farmacisti, Sebastian Berges. 68% e prodhuesve të shumicës së përbërësve të ilaçeve për Europën gjenden në Azi, thuhet në një studim të Shoqatës Farmaceutike, VFA. Gati dy të tretat e 3500 përbërësve të ilaçeve të ofruar në tregun botëror prodhohen në Kinë dhe Indi.
Gjermania, dikur farmacia e botës
Shumë farmacistë janë të mendimit se projektligji aktual gjerman nuk i zgjidh problemet. Me të nuk ndryshohet gjendja - që farmacistët në raste ngushtice në furnizim të shesin vetëm preparatet alternative të të njëjtit prodhues. Sepse vetëm këto janë të pranuara për pagesë nga shoqëritë e sigurimit. "Sipas qëndrimit tonë duhet të krijohen stimuj që t'ia vlejë sërish prodhimí i ilaçeve në Gjermani", kërkon Berges. Në fund të fundit Gjermania në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të kishte imazhin e "farmacisë së botës", dhe për dekada konsiderohej si prodhuesja dhe furnizuesja më e rëndësishme me ilaçe. Shumë çmime "Nobel" u morën atëherë nga shkencëtarët gjermanë. Por kjo kohë i përket së shkuarës./ DW
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Zyrtarët amerikanë po punojnë për identifikimin e burimit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...