Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Serbia, shteti i vetëm në Europë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, është pajtuar që të furnizojë me armë Kievin dhe veçse ka dërguar armë atje, thuhet në dokumentet e klasifikuara të Pentagonit, ka raportuar "Reuters".
Dokumenti, që është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive europiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe “ndihma vdekjeprurëse” ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara që janë publikuar në internet javëve të fundit, në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.
I titulluar "Europa, përgjigjja ndaj konfliktit që po vazhdon Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e një grafiku rendit “qëndrimet” e 38 qeverive europiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.
Në këtë grafik thuhet se Serbia ka refuzuar që të ofrojë trajnim për forcat ukrainase, por është zotuar për t’i dërguar ndihmë vdekjeprurëse ose veçse i ka dërguar furnizime. Në dokument po ashtu u tha se Serbia ka vullnet politik dhe aftësi ushtarake për t’i dërguar armë Ukrainës në të ardhmen.
Dokumenti është shënjuar me “sekret” dhe “NOFORN”, duke ndaluar shpërndarjen e tij në shërbimet e huaja të inteligjencës dhe tek ushtritë. Dokumenti mban datën 2 mars dhe është i stampuar me vulën e zyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
"Reuters" nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e këtij dokumenti.
Zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ambasada e Ukrainës nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.
Pentagoni po ashtu nuk është përgjigjur menjëherë në pyetjet lidhur me referencat që bëhen në këtë dokument për Serbinë, dhe më herët po ashtu ka refuzuar të komentojë çdo dokument që rrjedh në publik.
Qeveria e Vuçiqit ka shprehur neutralitet në luftën në Ukrainë, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të shtetit të tij me Rusinë.
“Nëse dokumenti është i saktë, ai ose tregon dyfytyrësinë e Vuçiqit ndaj Rusisë ose ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për t’i dërguar armë Ukrainës”, tha Janusz Bugajski, ekspert për Europën Lindore në Fondacionin Jamestown.
Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar dokumentet që kanë dalë në publik, ndërkaq Pentagoni po vlerëson dëmin që i është shkaktuar sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Në grafikun e Pentagonit përgjigjet ndaj kërkesave për ndihmë të bëra nga Ukraina janë ndarë në katër kategori: shtetet që janë zotuar të ofrojnë trajnim dhe ndihmë vdekjeprurëse; shtetet që veçse kanë ofruar trajnim, ndihmë vdekjeprurëse apo të dyja; shtetet që kanë aftësi ushtarake dhe vullnet politike “për të ofruar në të ardhmen ndihmë vdekjeprurëse”.
Austria dhe Malta janë të vetmet shtetet që janë shënjuar me “jo” në të katër këto kategori.
Zbulimi i këtij grafiku vjen vetëm një muaj pasi dokumentet u publikuan në një kanal pro Rusisë në aplikacionin "Telegram", dhe supozohet se dokumentet tregojnë për dërgesën e bërë nga një prodhues serb i raketave tokë-tokë të llojit Grad 122 milimetërsh. Kjo dërgesë supozohet se u dërgua në Kiev në nëntor. Dokumenti po ashtu përfshin edhe një manifest të dërgesës dhe një certifikatë të përdoruesit përfundimtar që thuhet se është qeveria ukrainase.
Moska tha në mars se i kishte kërkuar Beogradit një shpjegim zyrtar lidhur me dërgesat e pretenduara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve "TASS" që citoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Prodhuesi serb i armëve, Krushik, mohoi se ka ofruar raketa apo armë të tjera për Ukrainën. Vuçiq i cilësoi këto pretendime si “gënjeshtra”.
“Nuk kemi eksportuar asnjë armë apo municion në Rusi apo Ukrainë”, tha ai më 5 mars, teksa po vizitonte Katarin.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar, Vuçiq ka tentuar të balancojë raportet e ngushta që ka me Moskën dhe qëllimin e tij që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Por, Serbia është shteti i vetëm mes 44 shteteve të Europës që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë./ Rel
Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gje...
Operacionet kibernetike të Rusisë në Ukrainë mund të m...
Në shtator të vitit 2022, vetëm disa ditë pasi presidenti ...
Dalja rishtazi në publik e dhjetëra dokumentave ...
Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen ...
Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shp...
Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të q...
Shtëpia e Bardhë pohoi që është e shqetësuar nga mundësia ...
Zyrtarë të Bashkimit Europian thanë të martën se Kosova dh...
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretendimet e me...
Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bj...
Senaca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vijo...
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë q...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të hënën një projektlig...
Publikimi i dokumenteve tepër të klasifikuara amerikan...
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Louisville, Kent...
Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump ...
Zhvillimet më të fundit: • Dy të vrarë në Zaporizhia pasi...
Talibanët në provincën Herat, në veriperëndim të Afgan...
Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...