Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

"Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas", tha të hënën kreu i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), duke e bërë këtë konflikt të pakrahashueshëm me asnjë tjetër më parë për sa u takon pasojave te media.
Rreth 60 përfaqësues të mediave janë vrarë që kur filloi lufta më 7 tetor, duke iu afruar numrit të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit gjysmëshekulli më parë që zgjati për dy dekada.
Luftërat e tjera brutale në Lindjen e Mesme as nuk i janë afruar intensitetit të asaj aktuale.
“Në një luftë tradicionale si për shembull ato në Siri, në Irak, në ish-Jugosllavi, nuk kemi parë këtë lloj masakre,” tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger, në një intervistë për agjencinë "Associated Press".
Dhe që kur skadoi armëpushimi njëjavor në Gaza të premten, humbjet kanë vazhduar, tha ai:
"Për fat të keq, morëm lajmin e keq këtë fundjavë që pas përfundimit të armëpushimit, janë vrarë tre ose katër (gazetarë) të tjerë.”
Zoti Bellanger tha se rreth 60 gazetarë kanë humbur jetën, përfshirë të paktën 51 palestinezë, si edhe izraelitë dhe libanezë. Shumica janë vrarë gjatë bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Ai tha se janë vrarë edhe gazetarë izraelitë gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor që ishte shkaku i fillimit të luftës. Ai tha se këto shifra bazohen në të gjitha burimet që federata përdor për raportin e saj vjetor. Përveç viktimave në njerëz, në Gazë janë shkatërruar edhe objektet e shumë organizatave mediatike, tha ai.
Ai vlerëson se para konfliktit në Gazë kishte rreth 1,000 gazetarë dhe punonjës të medias dhe thotë se tani askush nuk mund të dalë nga Gaza.
Megjithatë, edhe në mes të shkatërrimit, gazetarët vendas vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, thotë Nasser Abu Baker, president i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.
“Ata kanë humbur familjet e tyre dhe vazhdojnë punën”, tha ai. “Ata janë pa shtëpi dhe vazhdojnë punën. ... Pa ushqim, pa siguri për ta, pa familje. Edhe nëse familjet e tyre janë ende gjallë, ata nuk janë me familjet sepse familjet jetojnë ose flenë në spitale.”
Zoti Bellanger tha se autoritetet izraelite nuk ishin përgjegjur.
"Telefonova në qeverinë izraelite, por ata nuk m'u përgjigjën. Dhe kur shkova në Palestinë para disa ditësh, i kërkova zyrës së shtypit të qeverisë (izraelite) të bënim një takim. Por askush përgjigjet”, tha ai.
Izraeli ka thënë se bën çdo përpjekje për të shmangur vrasjen e civilëve dhe akuzon Hamasin se i rrezikon ata duke vepruar në zona të banuara.
“Ne duam të sigurohemi që gazetarët të jenë të mbrojtur. Puna e tyre në terren është kritike,” tha për agjencinë Associated Press, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
IFJ dhe “Gazetarët pa Kufij” u kanë bërë thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe kryeprokurori i ICC-së Karim Khan ka vizituar zonën.
Zyra e prokurorisë së ICC-së po heton veprimet e autoriteteve izraelite dhe palestineze që nga viti 2014.
Hetimi mund të marrë në konsideratë edhe pretendimet për krime të kryera gjatë luftës aktuale. Zoti Khan i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar, por nuk e ka akuzuar për krime lufte.
Ai e quajti sulmin e Hamasit më 7 tetor një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar. Izraeli argumenton se ICC nuk ka juridiksion në konflikt sepse territoret palestineze nuk janë një shtet sovran i pavarur.
Izraeli nuk është palë në traktatin që mbështet ICC-në dhe nuk është një nga 123 shtetet anëtare të tij.
Zoti Bellanger nuk mendon që situata në terren do të ndryshojë së shpejti, por thotë se si kreu i rrjetit global të gazetarisë, "Nuk mund t’ia lejoj vetes të jem pesimist"./ VOA
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka mohuar që i b...
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14 vjeçares Vanja Gjorç...
Arlinda Loncari, avokatja kosovare e cila vepron në Su...
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mb...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
Dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq janë ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...