Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill.
Kështu kanë vendosur të hënën partitë politike në një takim që ishte thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet.
“Duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë, ne u pajtuam për këto data të zgjedhjeve. Më në fund, pas 17 vjetëve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare dhe kjo flet për politika të mira të Qeverisë”, tha Kovaçevski.
Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti. VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.
“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesa e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.
Opozita shqiptare, që përbehet nga tri parti politike, kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra, para datës tashmë të caktuar nga partitë e tjera, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga partitë e tjera.
Data e zgjedhjet pritet të dekretohet më së voni deri në fund të muajit dhjetor.
Edhe pse caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja shuan tashmë të gjitha shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Kovaçvski ftoi partitë që të përmbushin këtë detyrim nga i cili varet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.
Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen deri para samitit të BE-së në këtë muaj që të mund të nisin bisedimet për anëtarësim në bllok.
Ato kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë për zgjedhjen e kontesteve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.
“Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski./ Rel
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit në një intervist...
Babai i Naim Murselit ka folur pasi u bë publik lajmi ...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfish...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtuar kritikat...
Raporti më i fundit vjetor mbi monitorimin e korrupsionit ...
Temperaturat në pjesë të Siberisë kanë rënë në minues ...
Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar protestën e së dielës në mb...
Çmimet e arit shënuan një tjetër rekord për të nisur j...
Dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq janë ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti presidentin br...
Moti në të gjithë kontinentin evropian pritet të përke...
Ushtria amerikane tha të hënën se gjeti pesë trupa pas...
Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Pol...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Adem...
Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është shp...
Të hënën është bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Ade...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...