
"Trupat e KFOR-it në Kosovë shpëtuan një kasaphanë që mund të kishte ndodhur ditën e sotme në veri të vendit". Kështu deklaroi mbrëmjen e djeshme analisti Baton Haxhiu në emisionin "Opinion" në "TV Klan".
Analisti theksoi se protestuesit serbë u treguan të pamëshirmshëm dhe u rrezikua që të kishte një përplasje të armatosur.
“Sot realisht KFOR e ka shpëtuar një kasaphanë të mundshme ne veri për arsye se ka qenë ndërmjet forcave policore të Kosovës dhe grupeve kriminale. Fakti që janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it tregon se sa e ndjerë ka qenë situata, sa të pamëshirmshëm kanë qenë në një përplasje me Policinë e Kosovës, e cila sot ka pasur fatin që heronjtë e KFOR e kanë shpëtuar situaën nga një përplasje që do ishte e armatosur", u shpreh Baton Haxhiu.
"Vetë fakti se situata është e tillë nuk mund të flasim këtu për procedurë dhe as legalitet e legjitimitet. Të tre liderët edhe z.Thaçi dhe Mustafa dhe së fundmi Kurti kanë nënshkruar një deklaratë që ndërtohet një model i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Respektivisht të tre liderët janë pajtuar të ndërtohen si të drejta për serbët.
Nëse i marrim 4 hapat. Hapi i parë është asociacioni, i dyti shpejtimi i procedurës për Këshill të Eurpoës dhe liberalizimi i vizave, hapi i tretë respektimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Kishës Ortodokse Serbe në Deçan.
Dhe në fund është liberalizimi i vizave, hyrja e Kosovës në KiE. Ligjet funksionojnë kur demokracia është funksionale. Megjithëse kemi të bëjmë me një territor të kontestuar megjithëse është brenda territorit të Kosovës, ti nuk mund t’ua imponosh kryetarët shumicës atje”, u shpreh ai më tej.
Analisti Haxhiu gjatë fjalës së tij tregoi edhe si zgjidhet sipas tij ky konflikt në veri të Kosovës.
“Duhet të gjendet një kompromis dhe kompromisi është dialogu. Varianti tjetër është ajo që ka ndodhur të premten, ti çosh policinë atje dhe të hysh në përleshje. Bujaria e shumicës është që t’i japë të drejta. Kthimi në dialog sa më shpejt që është e mundur, ruajtja e sovranitetit të Kosovës dhe Albin Kurti të jetë i guximshëm dhe të flasë për të drejtat e serbëve në veri. Përndryshe është në pikën më të ulët të kredibilitetit të tij”.
25 ushtarë të KFOR mbetën të plagosur nga përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës.
Një gjykatë në El Salvador ka dënuar ish-presidentin Mauri...
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ri...
Mundësia që virusi COVID-19 të ketë rrjedhur nga një labor...
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan doli edhe një herë...
Moska është sulmuar me dronë. Sipas kryetarit të kryeqytet...
Marrja e fabrikave? Kontrollet e çmimeve? Racionet ushqimo...
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njoftoi se, për shkak të ...
Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan, komunë me shumic...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione në para ndër...
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, k...
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëv...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën...
Më 29 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyr...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kryer një telefo...
Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispo...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u shpreh s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...