Sulm me dronë në Moskë
Moska është sulmuar me dronë. Sipas kryetarit të kryeqytet...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan doli edhe një herë fitues në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Në një garë shumë të fortë, ai siguroi 52 për qind të votave në raundin e dytë të 28 majit, duke e mposhtur rivalin e tij Kemal Kiliçdaroglu me 4 për qind diferencë. Me sfidat në rritje nga mandatet e tij të mëhershme, 5 vitet e ardhshme do të jenë një nga më sfiduesit për presidentin Erdogan.
Kriza më e madhe dhe më emergjente me të cilën po përballet është ajo e monedhës kombëtare, lirës. Që nga fillimi i krizës ekonomike në vitin 2018, ajo ka humbur mbi 450 për qind të vlerës së saj përkundrejt dollarit amerikan.
Në prag të zgjedhjeve, Banka Qendrore Turke shiti miliarda dollarë për të parandaluar rrëshqitjen e lirës turke përtej kufirit psikologjik të 20 dollarëve. Ndërsa këto përpjekje mund të kenë krijuar iluzionin se kriza e monedhës është nën kontroll, ajo i varfëroi rezervat valutore neto të Bankës Qendrore në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Me zgjedhjet që kanë përfunduar dhe me rezervat e boshatisura të Bankës Qendrore, lira ka të ngjarë të përjetojë një tjetër rënie të lirë.
Për të ndalur zhvlerësimin e shpejtë të monedhës, presidentit Erdogan do t’i duhet të ndryshojë të ashtuquajturat politika monetare “jo ortodokse” dhe të rivendosë pavarësinë e Bankës Qendrore. Pavarësisht krizës së dukshme të monedhës, dhe teorisë konvencionale ekonomike që e kundërshton qëndrimin e tij, presidenti Erdogan i është përmbajtur me kokëfortësi pikëpamjes shumë të pazakontë se normat e larta të interesit çojnë në një inflacion më të lartë.
Ai e bëri të qartë gjatë fushatës se synon të vazhdojë me këto politika ekonomike edhe pas zgjedhjeve. Gjatë muajve të fundit, Banka Qendrore Turke, ka marrë dhjetëra miliarda dollarë hua nga shtetet e Gjirit, veçanërisht Arabia Saudite dhe Katari.
Megjithatë, ky injeksion parash nuk ishte një investim i rregullt i huaj, por synonte të ndihmonte presidentin Erdogan në fitoren e zgjedhjeve. Në një nga fjalimet e tij të fundit, vetë presidenti Erdogan i cilësoi këto transferta parash si një “lehtësim” për të cilin do të shprehte mirënjohjen pas zgjedhjeve.
Në rast se këto fonde synonin të garantonin një qëndrim më miqësor nga Ankaraja në skenën gjeopolitike, apo për të pasur favore konkrete ekonomike apo politike, kjo gjë mbetet për t’u parë. Rusia është një vend tjetër që luajti një rol me rëndësi për të ndihmuar në vazhdimin e sundimit të Erdogan. Në maj, Ankaraja dhe Moska ranë dakord që të shtyjnë për vitin 2024 pagesat për gazin natyror rus.

Fatura që duhet t’i paguhet Rusisë mund të arrijë deri në 4 miliardë dollarë deri në vitin e ardhshëm. Duke shmangur shumicën e sanksioneve perëndimore dhe forcuar lidhjet ekonomike me Rusinë, por edhe duke i shitur dronë ushtarakë Ukrainës, presidenti Erdogan ishte në gjendje të pozicionohej natyrshëm në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Ishte qartazi në interesin e Putin të ndihmonte homologun e tij Erdogan që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, në vend se të shihte ardhjen në pushtet të rivalit të tij opozitar më pro NATO-s, Kemal Kiliçdaroglu. Megjithatë, fatura e energjisë nga Rusia do të vijë një ditë, duke i përkeqësuar më tej shanset e presidentit Erdogan për t’i shpëtuar krizës.
Në shtator 2022, presidenti Erdogan premtoi ndërtimin e 500.000 banesave të reja nëse zgjidhej edhe për 5 vjet të tjera në detyrë. Sektori i ndërtimit, që shërben si motori i ekonomisë turke, mbështetet shumë tek materialet e importuara. Ndaj nëse lira vazhdon të bjerë, do të bëhet gjithnjë e më i vështirë përballimi i importeve në nivele kaq të larta.
Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, në shkurt të këtij viti një tërmet i fortë goditi Turqinë Jugore duke i marrë jetën e mbi 50.000 njerëzve dhe duke zhvendosur mbi 2 milionë njerëz. Qeveria premtoi rindërtimin e shpejtë të gjitha zonave të prekura brenda një viti.
Përveç krizës ekonomike, një tjetër temë diskutimi mbi mandatin e ardhshëm të presidentit Erdogan është edhe shëndeti i tij. Në moshën 69-vjeçare, energjitë duket se po i pakësohen. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive në kulmin e fushatës, ai u sëmur, duke çuar në anulimin e të gjitha vizitave dhe mitingjeve të planifikuara për 3 ditët që pasuan.
Në një intervistë tjetër direkte, ai u pa i përgjumur përpara se kamera të shkëputej me shpejtësi. Videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu se presidenti ka vështirësi në ecje. Ndërsa spekulimet për shëndetin e tij kanë qenë të shumta, qeveria minimizon vazhdimisht çdo shqetësim.
Në zgjedhjet lokale të 2019-ës, opozita rifitoi kontrollin mbi shumë qytete të mëdha, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin. Ishte fitorja me e madhe që kishin arritur ndonjëherë në zgjedhjet gjatë sundimit dy dekadash të presidentit Erdogan. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen në mars 2024.
Në fjalimin e tij të fitores të dielën, presidenti Erdogan u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndihmojnë atë të rifitojë kontrollin e këtyre qyteteve. Strategjia e tij ka të ngjarë të vazhdojë të fokusohet tek polarizimi, duke e akuzuar opozitën gjatë 10 muajve të ardhshëm se është në linjë me terroristët dhe pro-LGBT.

Një çështje tjetër që pritet të mbizotërojë në axhendën turke gjatë viteve të ardhshme është emigrimi. Turqia pret aktualisht rreth 4 milionë refugjatë, kryesisht sirianë, numri më i madh i refugjatëve në botë në një vend. Midis raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve, opozita dhe qeveria u angazhuan në një luftë ofertash, duke premtuar riatdhesimin e sirianëve.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit Erdogan, u zotua të rikthejë të paktën 1 milionë refugjatë brenda një viti. Por riatdhesimi i një numri kaq të madh refugjatësh pa kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, dhe krijimi i një krize të re të emigracioni në kufijtë jugorë të Evropës, do të kërkojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me presidentin sirian Bashar Al-Assad.
Por Ministria e Jashtme siriane e ka bërë të qartë se “për sa kohë që ka trupa turke në tokën siriane, nuk do të ketë normalizim të raporteve midis Damaskut dhe Ankarasë”. Gjithsesi, heqja dorë nga zonat e kontrolluara nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Sirisë, dhe për rrjedhim reduktimi i “luftës kundër terrorizmit” që po zhvillon Ankaraja kundër grupeve kryengritëse kurde në rajon, nuk ka gjasa që të ndodhë.
Me përkeqësimin e krizës së kostos së jetesës, presidentit Erdogan do t’i duhet më shumë se kurrë që të grumbullojë mbështetje nën flamurin nacionalist të luftës kundër terrorizmit. Zërat e opozitës që pretendojnë se presidenti Erdogan ka zero shanse për ta udhëhequr vendin edhe për 5 vjet të tjera në rrëmujën që ai vetë krijoi, janë të pakuptimta.
Që nga ardhja në pushtet në vitin 2002, ai ka sfiduar herë pas here të gjitha gjasat dhe pritshmëritë. Ai ka krijuar aleanca të reja, ka prishur aleancat e vjetra, ka hyrë në luftë dhe ka ndërmjetësuar paqen. Megjithatë, pavarësisht nëse janë problemet e ekonomisë, shëndetit apo emigrimit, ai përballet me një nga sfidat më të vështira në karrierën e tij politike./ Përshtatur nga CNA.al
Moska është sulmuar me dronë. Sipas kryetarit të kryeqytet...
Marrja e fabrikave? Kontrollet e çmimeve? Racionet ushqimo...
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njoftoi se, për shkak të ...
Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan, komunë me shumic...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione në para ndër...
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, k...
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëv...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën...
Më 29 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyr...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kryer një telefo...
Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispo...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u shpreh s...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Ho...
KFOR i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të përmbah...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...