Dhunuan gazetarët dhe pjesëtarët e KFOR-it/ Arrestohen pesë persona në veri të Kosovës
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n.
Ai bëri thirrje për protesta paqësore.
Vuçiç iu drejtua publikut të hënën në mbrëmje, më 29 maj, pasi KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës. Grupe të serbëve protestuan në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të nacionalitetit shqiptar në komunat me shumicë serbe.
Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Ai, gjithashtu, deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe evropianë”.
Vuçiq tha se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda.
Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan në veri të Kosovës.
Presidenti i Serbisë përsëriti se Serbia është në favor të ruajtjes së paqes.
“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë situata do të jetë ndryshe”, tha ai.
Kur të premten, më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiç dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.
“Ne kemi dislokuar forcat tona në vende ku mendoj se është e nevojshme”, tha ai.
Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.
Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.
Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./ REL
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Këtë pasdite janë regjistruar sërish tensione në para ndër...
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, k...
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë hollësitë e një marrëv...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar ditën...
Më 29 maj, presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyr...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kryer një telefo...
Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispo...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u shpreh s...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Ho...
KFOR i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të përmbah...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Bashkimi Evropian dhe Turqia janë në mosmarrëveshje pë...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...