LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The passing away of director Dhamo/ National Cinematography Center, condolence message

2022-08-14 18:45:00, Kulturë CNA
The passing away of director Dhamo/ National Cinematography Center, condolence
Kristaq Dhamo on the set

The National Center of Cinematography has reacted to the death of the well-known and beloved director of the Albanian public, Kristaq Dhamo.

Through a consoling message, the National Center of Cinematography recalls that Dhamo is one of the founders of Albanian cinematography.

KKK also shows some of the films that the director left behind for Albanian art.

The full message of the KKK:

Cinematographer Kristaq Dhamo has passed away.

The National Cinematography Center extends its condolences to the family, friends and colleagues.

Kristaq Dhamo është një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare. Ai do të kujtohet nga kineastët dhe publiku shqiptar me filmat e tij por edhe si mësues në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë.

Dhamo lindi në Libofshë të Fierit, më 20 prill 1933. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, më 1952, dega dramaturgji. Studimet universitare i kreu në Institutin e Lartë të Teatrit dhe Kinematografisë në Budapest, Hungari, me 1956, dhe më pas u emërua në kinostudion “Shqipëria e re”.

Për një periudhë të gjatë kohe, Kristaq Dhamo ka qenë udhëheqës artistik i kinostudios (1973¬1981 dhe 1984-1992). Është regjisori që realizoi filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, i cili qe gjithashtu edhe filmi i tij i parë, me të cilin mbrojti edhe diplomën (1958).

Pas filmit “Detyrë e posaçme (1963), në vitin 1965 ekranizoi romanin “Këneta” të Fatmir Gjatës, nën titullin “Vitet e Para”, nderuar me Çmimin e Republikës të Klasit II, si dhe me diplome nderi në Festivalin I të Filmit Ballkanik ne Varna (Bullgari, 1966) për “Regjinë e skenave masive me vërtetësi kronikale”.

Dhamo fitoi edhe çmimin për “Regjinë më të mirë” në Festivalin e Filmit Shqiptar, 1979.

Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Kinostudion "Shqipëria e Re".

Kristaq Dhamo është vlerësuar për punën dhe kontributin e tij në kinematografi me disa tituj; në vitin 1979 i është dhënë titulli "Artist i Merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit".

Në festivalin e XI-të të Filmit Shqiptar është nderuar me Çmimin e Karrierës dhe një vit më parë iu akordua Titulli "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

• Botë e padukshme (1987)

• Vendimi (1984)

• Qortimet e vjeshtës (1982)

• Nga mesi i errësirës (1978)

• Brazdat (1973)

• Mëngjeze lufte (1971)

• Miqësi revolucionare (1967)

• Ata nuk vdesin (1966)

• Vitet e para (1965)

• Detyrë e posaçme (1963)

• Ansambli i këngëve dhe valleve (1960)

• Fortuna (1959)

• Ne u dashuruam me Shqipërinë (1959)

• Tana (1958)./ CNA.al

Lajmet e fundit nga