LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Za Fest” në Shkodër, tre netë me artistë shqiptarë dhe të huaj

2022-07-26 20:02:00, Kulturë CNA
“Za Fest” në Shkodër, tre netë me artistë
Koncerti i "Za Fest"

“Za Fest” do ti japi edhe këtë vit za Shkodrës.

Tre netë do t’i kushtohen muzikës, filmit dhe për herë të parë në programin artistik do të shtohet edhe teatri në një shtëpi të vjetër shkodrane. Sigurisht do të ndërthuret me trashëgiminë historike ashtu siç ka ndodhur në edicionet paraardhëse. 

Në kalanë e Rozafës për dy net, do të ketë muzikë, me një program me artistë vendas dhe shqiptarë, të njohur në skenën artistike. Po ashtu “Za Fest” i hap rrugën dhe bën pjesë të rinj të talentuar. 

Festivali “Za Fest” i cili hyn në të 6 vit, ka dhënë impakt edhe në promovimin e qytetit të Shkodrës.

Festivali do të zhvillohet në datat 28, 29 dhe 30 korrik.

Për më tepër mund të ndiqni kronikën e plotë dhe intervistën e kantautorit Vlashent Sata./CNA.al

Lajmet e fundit nga