Second victim of bad weather/ Fisherman drowns in Ksamil
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...

5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që shumë shpejt do të kthehej në personalitetet e artit shqiptar, Stavri Shkurtin.
Sot bëhen 95 vjet nga lindja e aktorit të madh, Stavri Shkurti. Aktor shprehës, me një zë gurgullues, Stavri Shkurti ia doli ta krijojë yllin e tij artistik ndër breza.

Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”, duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike.

Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar.

Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra".

Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin "Tana" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik.

Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "Zonja nga qyteti" në vitin 1976, per te cilin mori edhe komplimentet nga Enver Hoxha,roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv "Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990.

Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë.

Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë Artist i Popullit, si dhe me titullin "Qytetar Nderi" i Korçës, pas vdekjes.

1990 -- Vetmi - Jani
1990 -- Fletë të bardha (Film TV) - Andrea
1990 -- Jeta në duart e tjetrit - Babai i Spiros
1989 -- Kush është vrasësi - Thimi Dino
1989 -- Muri i gjallë - Babai i Rozafës
1989 -- Vitet e pritjes - Fajdexhiu
1988 -- Shkëlqimi i përkohëshëm - Vjehrri i Danes
1987 -- Botë e padukshme - Inxhinier Ganiu
1987 -- Përsëri pranverë - Sekretari
1987 -- Rrethi i kujtesës - Profesor Ëeberi
1986 -- Dasëm e çuditëshme - Dalipi
1985 -- Asgjë nuk harrohet - Manol Gjinaj,përkthyesi
1985 -- Të shoh në sy (Film TV) - Drejtori
1984 -- Kush vdes në këmbë - Doktori
1984 -- Lundrimi i parë - Borak
1984 -- Vendimi - Kiçua
1983 -- Një emër midis njerëzve - Jani
1981 -- Agimet e stinës së madhe (Film TV) - Zalo Kapllani
1981 -- Gjurmë në kaltërsi - Mjeku
1981 -- Kërcënimi - Drejtori
1981 -- Qortimet e vjeshtës - Fotografi
1980 -- Një shoqe nga fshati - Sala,sekretari i Partisë
1980 -- Partizani i vogël Velo - Babai i Velos
1979 -- Mysafiri - Mysafiri
1979 -- Ballë për ballë - Shefi i Arkeologëve
1978 -- Gjeneral gramafoni - Brahoja
1978 -- I treti (Film TV) - Qazim Beluli
1978 -- Kur hidheshin themelet (Film TV) - Zeneli
1978 -- Yjet mbi Drin - Pertefi,inxhinieri
1977 -- Flamur në dallgë (Film TV) - Urani
1977 -- Gunat mbi tela - Mësuesi
1977 -- Njeriu me top - Murat Shtaga
1976 -- Përballimi - Tarja
1976 -- Zonja nga qyteti - Sala,sekretari i Partisë
1976 -- Ilegalët - Besimi
1975 -- Rrugicat që kërkonin diell - Furrxhiu
1971 -- Mëngjeze lufte
1968 -- Prita Ligori
1965 -- Vitet e para Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
1958 – Tana
She has written 25 books, which have been sold 70 mill...
On August 4, the Sunny Hill Music Festival, organized ...
The 21st edition of the Book Fair was opened in Ulcinj, wh...
Today is the 90th anniversary of the birth of KUJTIM SPAHI...
On Sunday, July 31, 2022, for the third year in a row,...
The opera Tristan und Isolde - an alternative to a world o...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do ti japi edhe këtë vit za Shkodrës. Tre n...
The World Bank Program for Integrated Urban Developmen...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqi...
To promote tourism and the city's resources, Shkodra i...
In Shkodra, the grand event "Shkodra International Foo...
The well-known book "Onufri" has just released the newest no...
Archaeological research has expanded in many areas in ...
The well-known Albanian comedian Xhevahir Zeneli has b...
The Italian director, Laura Fatini, has brought togeth...
The well-known conductor Sirri Rroji has passed away t...
Mars, since Mars dances the Waltz, is the title of the new...
Albanian soprano Ermonela Jaho seems not to be having ...
Pogradec, the lake town of the southeast, is turning e...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...