LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkodër, shkrimtarët në nderim të dom Ndre Zadejës dhe Patër Anton Harapit

2022-07-27 21:13:55, Kulturë CNA

Shkodër, shkrimtarët në nderim të dom Ndre Zadejës dhe

Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Shkodrës, janë vendi i pushkatimit të shumë intelektualëve shqiptarë gjatë periudhës së regjimit komunist, mes të cilëve edhe klerikëve dhe shkrimtarëve dom Ndre Zadeja dhe patër Anton Harapi. Pelegrinazhi i sotëm në nderim të tyre, sipas Rexhep Shahut, u organizua nga miqtë e “Klubit të Poezisë” dhe revista “Illz” e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve të Shkodrës.

Sot kemi ardhur në Shkodër për me nderu dy korifejtë, patër Anton Harapin, shkrimtar i madh shqiptar, mendimtar, ideolog shqiptar, dhe dom Ndre Zadejën, poetin e ambëlsisë. Ky është udhëtimi i ynë i radhës. Pas kësaj, ne do të nderojmë Vinçens Prendushin në varrin e tij në Durrës”.

Drejtuesi i “Klubit të Poezisë”, Rexhep Shahu, thotë se nderimi i sotëm për dom Ndre Zadejën dhe patër Anton Harapin është pjesë e nismës për të nderuar shkrimtarët martirë, të cilët u pushkatuan, torturuan, apo u burgosën nga regjimi komunist për shkak të fjalës së lirë.

Kemi vendosur të nderojmë shkrimtarët martirë, të cilët nuk janë nderuar asnjëherë në Shqipëri. Dhe kemi nisur me poetin e varur Avzi Nela, të cilin e kemi nderuar me pelegrinazhë të tillë, si ky i sotmi, me mbi 40 shkrimtarë shqiptarë ndër më kryesorët. Pas Avzi Nelës, kemi nderuar Vilson Blloshmin, Genc Lekën, Trifon Xhagjikën, shkrimtarë të pushkatuar nga Partia e Punës. Pas këtyre kemi ardhur tek homeri shqiptar Gjergj Fishta”.

Si vepra e dom Ndre Zadejës, ashtu edhe ajo patër Anton Harapit, ishin të ndaluara në Shqipëri gjatë viteve të komunizmit. Pas rrëzimit të diktaturës, thotë Frano Kulli, në vitin 1994, shtëpia botuese “Gjergj Fishta” botoi monografinë e parë me përmbledhjen e veprës së dom Ndre Zadejës.

Nxitja për të botuar një libër për dom Ndre Zadejën ishte në kontekstin e asaj çfarë ndodhte në Shqipëri në fillimvitet 90’, evokimi, risjellja në publikun shqiptar të figurave të tilla të krijuesve, shkrintarëve, artistëve, sidomos atyre të persekutuar nga regjimi. Në këtë kontekst, ishte edhe përzgjedhja jonë për botimin e këtij libri, që i kushtohet dom Ndre Zadejës. Libri është një jetëshkrim, por ndërkohë ka edhe veprën e tij letrare”.

Meshtar i përkushtuar, por edhe poet dhe autor i melodramave të para të letërsisë shqipe, dom Ndre Zadeja u pushkatua pa gjyq më 25 mars 1945 bashkë me 14 burra, mes tyre prijësi popullor i Kelmendit, Prek Cali.

Dom Ndre Zadeja është një nga 38 martirët e Kishës katolike shqiptare, që u shpallën të Lumë, më 5 nëntor 2016.

While the priest, writer and publicist, father Anton Harapi, was shot in February 1946, after the decision of the special court of Tirana, which declared him a war criminal, an enemy of the people and a saboteur of the government. Until now, the place where his body was buried is not known. VOA

Lajmet e fundit nga