LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ishte regjisori i im i parë”/ Mesazhi i Astrit Çermës për kineastin Kristaq Dhamo

2022-08-14 16:41:00, Kulturë CNA
“Ishte regjisori i im i parë”/ Mesazhi i Astrit
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma

Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma ka reaguar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kienastit shqiptar, Kristaq Dhamo.

Çerma kujton sa i mrekullueshëm dhe i talentuar ka qenë Kristaq Dhamo, ndërsa tregon se është regjisori i tij i parë,  tek filmi i parë "Brazda".

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai ngushëllon njerëzit e dashur të kineastit të mirënjohur.

“Sot qenka ndarë nga jeta Kristaq Dhamo... Ish regjisori i mrekullueshëm, si talent dhe si njeri i shumë e shumë filmave të Kinostudios...Regjisori i parë i filmit të parë shqiptar me metrazh të plot "TANA" dhe i shumë e shumë filmave të tjerë tepër të sukses'shëm… Lumturisht edhe: Regjisori i im i parë tek filmi i parë "Brazda"… Me tepër respekt për të ngushullime të dashurve që ka lënë pas”, shkruan Astrit Çerma./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga