“Korça magjia e artit”/ Rozana Radi, një lutje për “Koko Fest”
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” v...

Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.
Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.
Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.
“Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por ka një riokupim ne periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm", thotë ajo.
Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli.
“Presim zbulime të reja monumentesh që i shtohen hartës së qytetit dhe të përcaktojmë fazat e banimit në Antigone. Deri tani është njohur një fazë e gjerë nga shekulli III-të deri në mesin e shekullit të II.pk , ndërsa gjatë gërmimeve kemi vënë re faza që tregojnë për dy nivele banimi", thotë ajo.
Ndërsa Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit misioni është mjaft i rëndësishëm për të sjellë të dhëna të reja për jetën e dy qyteteve në periudha të ndryshme historike.
“Ne jemi duke bërë këto kërkime së pari në zonën publike për të kuptuar si funksiononte qyteti dhe në një zonë private për të verifikuar të dhëna historike të qytetit”, thotë ai.
Zoti Perna thotë se nga gërmimet po konfirmohet se kemi të bëjmë me dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një tjetër të ri të periudhës bizantine. Kur jeta u shua në Antigone besojmë u zhvendos në Adrianopol, një zonë e rëndësishme arkeologjike, afër Gjirokastrës.
“Të gjitha këto janë të dhëna bazë që do të shërbejnë për planin e menaxhimit të Parkut Aarkeologjik të Antigonesë që jemi duke realizuar me koperacionin italian të zhvillimit", thotë zoti Perrna.
Të dhënat e reja të arkeologëve po konfirmojnë se qyteti që u ndërtua nga mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij Antigonë dhe u dogj nga romakët pas 200 vitesh u rijetëzua disa shekuj më vonë në periudhën bizantine.
Anigoneja premton shumë, thotë arkeologia Sabina Veseli. Sipas vlerësimeve paraprake një pjesë e vogël e qytetit është zbuluar deri tani, gati 15%.
“Mendojmë që do kthehemi për shumë vite në Antigone. Ne jemi vetëm në dy vitete e para të rikthimit të gërmimeve arkeologjike në Antigone. Antigonea ka shumë për të zbuluar qoftë ne sektorin e banimit por edhe në atë të jetës publike, në agoranë e qytetit ,në kërkim të tempujve, objekteve të kultit të cilat nuk janë zbuluar deri tani, po pse jo edhe të rimarrjes së qytetit në një periudhë të trazuar në shekullin e IV", thotë arkeologia Sabina Veseli
Antigoneja ndodhet vetëm 14 kilometër larg Gjirokastrës , një qytet i Unesco-s dhe është një nga vendbanimet më të mëdha në Luginën e Drinos, e cila në rreth 42 km gjatësi ruan qytete antike kala, teatro antike dhe monumente të shumta kulturore./ VOA
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” v...
When we talk about the city of Korça in the Middle Age...
After a long battle with the disease, the well-known p...
Two thousand years ago, the Roman Empire was at the he...
The well-known Albanian singer of international fame, Dua...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
She has written 25 books, which have been sold 70 mill...
On August 4, the Sunny Hill Music Festival, organized ...
The 21st edition of the Book Fair was opened in Ulcinj, wh...
Today is the 90th anniversary of the birth of KUJTIM SPAHI...
On Sunday, July 31, 2022, for the third year in a row,...
The opera Tristan und Isolde - an alternative to a world o...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do ti japi edhe këtë vit za Shkodrës. Tre n...
The World Bank Program for Integrated Urban Developmen...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqi...
To promote tourism and the city's resources, Shkodra i...
In Shkodra, the grand event "Shkodra International Foo...
The well-known book "Onufri" has just released the newest no...
Archaeological research has expanded in many areas in ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday evening in the Shk...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...