LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Korça magjia e artit”/ Rozana Radi, një lutje për “Koko Fest”

2022-08-12 08:27:00, Kulturë CNA

“Korça magjia e artit”/ Rozana Radi, një lutje për

Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë  “Koko Fest” vjen me edicionin e tij të 9-të, në qytetin e Korçës

Për artisten, këngëtaren, Rozana Radi, ky aktivitet është një ëndërr.

Sipas saj, “Koko Fest” ka gjithmonë një ritëm të cilin e kupton vetëm nëse e përjeton.

Radi nuk mund të anashkalojë qytetin ku mbahet eventi, të cilin duket se e ka shumë përzemër, teksa shkruan se,  nëse do të kishte një emër që do të zëvendësonte artin do të quhej Korçë.

Artistja ka një lutje që t’i realizojnë ëndërr, me një biletë për në Koko-Fest

“Nëse do të kërkoja një emër që mund të zëvendësonte “artin” mund të mendoj për qytetin e Korçës.

Tek afrohen ditët e “Koko Fest” entuziazmi dhe adrenalina fillojnë të marrin një tjetër formë ne mua.

“Koko Fest” ka gjithmonë një ritëm të cilin e kupton vetëm nëse e përjeton.

Kush shkon në Korçë dhe nuk shikon “Koko Fest” për mendimin tim nuk e ka kuptuar këtë qytet që lidhet fort pas teatrit dhe muzikës.

Nëse nuk do të kishte art, Korça do të ishte shumë e trishtë.

Vetëm pasi ke parë një shfaqje të mirë, ke shëtitur në këmbë në rrugicat e Korçës, ke pirë një gotë verë në bujtinat karakteristike të saj, atëherë dëgjon tinguj serenatash, të cilat as vetë nuk i dallon nga vijnë.

E pra, është magjia e artit të qytetit të Korçës që të bën të ëndërrosh.

Ju lutem, me rezervoni një biletë në “Koko Fest”, sepse kam harruar të ëndërroj”, shkruan Radi në rrjete sociale./CNA.al

“Korça magjia e artit”/ Rozana Radi, një lutje për

Lajmet e fundit nga