web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How can Frida Krifca be washed with olive oil?

2023-01-04 13:50:00, Editorial CNA
How can Frida Krifca be washed with olive oil?
Frida Krifca, photo-montage

Maybe the time has come that in Albania, for the first time, a minister of agriculture, because of the stupid things that comes out of his mouth and unstoppable mistakes in relations with public opinion, should be washed with olive oil and the best solution would be Frida Krifca .

Not for the "Shepherds Academy", but maybe the shepherds fill the buckets with olive oil and throw it at Frida Krifca, after her recent statements regarding the fact that 10 million olive roots were planted without criteria.

In fact, the olive tree is known to live for hundreds of years, has its cycles and is a great asset to the country.

Por Frida Krifca më shumë sesa të merret me panelet diellore të "Akademisë së Çobenjve" duhet të merret me dy apo tri strategji të thjeshta që ekspertët e ministrisë dinë t'ia thonë, por Frida nuk i bën.

Së pari, Spanja dhe Italia kanë pasur blerës të shumtë që kanë ardhur në Shqipëri këtë vit dhe janë interesuar për të marrë vajin apo ullirin.

Dhe Frida këtë gjë e di, pasi mund të pyesë edhe te fabrikat e vajit, te linjat që ajo ka dhënë kur ka qenë tek AZHBR-ja.

How can Frida Krifca be washed with olive oil?
Frida Krifca, foto ilustruese

Në fakt ka shumë linja që po falimentojnë njëra-tjetrën, edhe pse ka një superprodhim të ullirit.

Po interesohet Spanja dhe Italia sepse në këto vende vitin e kaluar ulliri pati një problem, një sëmundje që quhet “Miza e ullirit” dhe sytë ishin nga Shqipëria, e cila kishte një superprodhim dhe ullinj shumë më të pastër dhe të zhvilluar në prodhim.

Por Frida, e cila në fakt duhej të merrej me marketingun dhe me asistencën e atyre fabrikave, me asistencën dhe marketingun e banorëve të zonave apo pronarëve që kanë rrënjët e ullirit, u thotë prijini, keni mbjellë shumë. S’duhet të mbillnit kaq shumë, janë pa kriter.

Po fabrikat me çfarë kriteri u dhanë?

Përtej këtij debati që mund të jetë edhe politik, thjesht zonja ministre, sa ngrohet në diellin dhe rrogën e majme të ministres dhe luksin që ajo ofron, apo mbush me gafa rrjetet sociale dhe kthehet në një qesharake që duket si një kloun në cirkun e qeverisë Rama, do të ishte mirë t'i linte spektaklet, gafat, bëmat dhe gjëmat e saj dhe t'i kthehej realitetit, i cili mund të jetë shumë më i thjeshtë.

Një zgjidhje dhe një ndihmesë për fermerët qoftë edhe subvencion, një zgjidhje që ajo e di shumë mirë siç është magazinimi në fabrikat e mëdha. Kushte për magazinimin. Mund të marrë shembujt e Korçës në magazinimin e mollës, për shembull.

Së dyti, asistenca ndaj këtyre banorëve që kanë ullinj, sigurimi i një tregu duke ndërhyrë me marketing në vende ku çmimi është dy dhe trefish, pse jo, dhe 10-fish me atë që ofron tregu shqiptar sot. Në Europë me çmimin e një litri vaj ulliri sot po shitet vaji i lulediellit. Ndërkohë që vaji i ullirit shkon me çmime 2-3-5 deri 10-fish kjo për shkak të standardeve dhe cilësisë që ka. Marketingu e asistenca do të ishin një zgjedhje e shkëlqyer dhe pa diskutim edhe ndihma e fermerëve për magazinimin për t'i dhënë, jo vetëm tregut shqiptar një çmim të mirë, por dhe për ta çuar në Europë me një çmim konkurrues, por jo duke u marrë me “Akademi Çobenjsh” apo duke i përdorur çobenjtë me kova me vaj ulliri që të lajnë mendjen e ministres sonë që nuk ndalet me budallallëqet që nxjerr nga goja./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga