
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata kanë heshtur për korrupsionin më të madh të këtyre 30 viteve, për shkak se janë paguar miliona euro nga njerëzit e inceneratorëve.
Janë bërë për vite me radhë pagesa të majme jo vetëm për mediat e mëdha por edhe ato periferike ose më të vogla, për të propaganduar inceneratorët, se sa i duheshin vendit tonë dhe se do të sjellin një ndryshim marramendës.
Dikush pretendon që janë reklama. Por për çfarë duhet të bëjë reklamë një kompani monopoliste?
Në këtë rast, dikush tjetër mund të thotë se ka zgjedhur të propagandojë punën e bërë.
E marrim të mirëqenë e pranojmë dhe këtë tezë.
Por kur janë dhjetra, qindra, miliona euro, dhe nuk ka as reklamë po kontrata për të mbyllur gojën, çfarë kanë dashur të fshehin kompanitë e inceneratorëve, pse janë sulur me pagesa të majme në media?
Çfarë kanë dashur të fshehin nga inceneratori i Fierit, Elbasanit dhe tek inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston dhe ku janë shpallur në kërkim administratorët dhe njëri nga aksionerët.

Përse e kanë kërkuar heshtjen e medias duke paguar gjoja për reklamë? Pse kanë bërë ortakëri me mediat dhe cili ka qenë shërbimi që iu ka dhënë kjo e fundit?
Prandaj nuk janë para reklamash dhe marketingu, por para pazaresh me mediat, për korruptimin e medias, për interesa të një grupi individësh që në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit ndërtuan skemën dhe aferën e inceneratorëve.
“Top Channel” është njëra prej mediave që ka marrë para nga inceneratorët dhe gjatë kohës që pronarët e kësaj afere siç e quan SPAK-u janë në kërkim.
"Top Channel" në muajin gusht 2022 ka marrë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër nga inceneratori i Tiranës.

Pagesat kanë vijuar në muajin shtator 2022, po këtë vit, ku janë dhënë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër.

Më herët, CNA.al ka raportuar faktet që vërtetojnë ortakërinë e Vjollca Hoxhës me inceneratorët nëpërmjet dy kompanive, fillimisht me "Em Capital Group", dhe më pas me kompaninë “Kudo Pay”.
Kujtojmë se “Em Capital Group”, i krijuar në Bullgari, me aksionerë pronarët e inceneratorëve, bleu 51 për qind të aksioneve të “Valtelina Kafe” për 2.2 milionë dollarë dhe pas tri vitesh njerëzit e inceneratorëve të shpallur në kërkim i kthyen Vjollca Hoxhës, të njëjtat aksione.
Në kompaninë, “Kudo Pay”, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja e cila është në kërkim, janë aksionere, pra janë ortake.
Miliona lekë kanë shkuar edhe për kompanitë e gazetarit Endrit Habilaj, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro.
Kompania “Focus Group” e Irfan Hysenbelliut ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët.
Nga janari në korrik 2021, Irfan Hysenbelliu është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë.
Edhe Baton Haxhiu me “Albanian Post”, është paguar nga inceneratorët.
Në listën e pagesave të inceneratorëve është edhe Carlo Bollino .
Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, “MTSC” e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro./CNA.al
Since 2 days there has been a new war in the DP group ...
The opposition is one of the main pillars of democracy...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
The affair of the incinerators is a corrupt scandal of a g...
The incinerators, the biggest corrupt affair in these 30 y...
Today Gent Ibrahimi was "selected" by the Presidency a...
Yesterday, the Democratic Party held the Primaries. The ho...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
The Albanian opposition has taken a position in support of...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha and his people seem to have left a handfu...
It has been reported in the media and the finger pointed a...
The negotiations between Berisha's group and that of L...
The media and their payments from the incinerator companie...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, Top Channel shareholders of "Valtelina ...
On April 22, 2022, the Court of Appeal accepted the appeal...
The opposition organized a protest in Tirana yesterday...
Three days ago, Grida Duma announced her resignation as a ...
From the verification of the wealth declarations of the fo...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
Saranda / Preliminary information At around 21:15, in nei...
A serious incident occurred in Saranda this Friday evening...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
The Strategic Dialogue process between the United States a...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...