
The news that produced the failed session of the election of the People's Advocate was the separation of Gazi from Enkelejdi.
From the day he was appointed as Luli's deputy, Enkelejdi made frequent declarations that he would leave the leadership of the group if they did not listen to his next whim. Interestingly, the one who seemed to take this frequent threat most seriously was Gazi.
Gazi pas çdo kërcënimi që e dëgjonte (ose e perceptonte siç di ai), qetësonte të gjithë të tjerët në emër të unitetit të grupit. Arrinte të qetësonte edhe Joridën që prej kohësh është në konflikt të hapur me "kryetarin" e grupit dhe nga inati shkon ha darka në Lalëz me Bashën.
Publiku në këtë rast duhet të jetë i qartë që Jorida nuk është drekuesja e vetme në tavolinat e Bashës. Vizitorë të rregullt të zyrës së Bashës ishin Enkelejdi dhe Gazi, (veç e veç sigurisht).

Kjo ishte gjendja e grupit të vulës kur nisën procedurat e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kështu e gjeti grupin e vulës hapja e procesit të ftesave për kandidime për Avokatin e Popullit. Në mbyllje të atij procesi lista ishte e gjatë dhe përbëhej nga 21 emra kandidatësh.
CNA.al ka informacione të bindshme që flasin per të paktën 3 kandidatura që kishin marrë paraprakisht mbështetje për kandidimin nga grupi i vulës (pra nga shumica e deputetëve të atij grupi) si dhe nga PS.
Fakti që disa nga kandidatët ishin kujdesur që të siguronin paraprakisht mbështetjen nga njëra anë nga grupi që frekuentonte ende zyrën e Bashës (dhe jo veç ata), dhe nga ana tjetër edhe të mbështetjes nga PS, thjesht dëshmon se sa të qartë ishin kandidatët për mënyrën sesi mund të funksiononte zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Kandidati duhet të ketë mbështetjen e mazhorancës dhe opozitës, nëse mazhoranca nuk i ka votat për ta vendosur e vetme. Procesi është ligjor sepse ligji parashikon kritere dhe procedura për verifikime kriteresh në Komisionin e Ligjeve, por ështe edhe politik, sepse votat që duhen për vendimmarrjen e diktojnë atë.As ligji e as tradita nuk dëshmojnë asnjëherë që për Avokat të Popullit nga mazhoranca e radhës, të jetë votuar symbyllur emri i dalë nga opozita e radhës. Opozita e radhës nuk ka ndodhur që të ketë sfiduar mazhorancën me kandidatin që i ka servirur, sepse kandidati nuk ka qenë asnjëherë i destinuar të serviret i pjekur në furrë.
Ndaj është folur gjithmonë për procese të pjekura dhe kandidatët nuk janë konsideruar si konsum publik apo si gjellë e djegur.
Ligji parashikon që procesi i mbledhjes së firmave mbështetëse nga deputetët e Kuvendit të bëhet pasi Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë dhe vendosë mbi kriteret e kandidaturave. Ky verifikim nuk është opsion! Është detyrim ligjor!
Asnjëherë në të kaluarën, procesi politik nuk ka ndërhyrë në prishjen e kritereve të të përzgjedhurve. Edhe në rastin e negociatave të Bashës me Ramën kandidati i pranuar respektoi strikt kriteret ligjore. Erinda Ballanca është juriste.

Nuk ishte as gazetare e as me arsimim që vetëm ndonjë injoranti mund t’i tingëllojnë si arsim juridik. Ndaj mënyra sesi startoi procedura në Kuvend në fakt ishte paralajmërimi i një procesi që do të rrënohej dita ditës.
Komisioni i Ligjeve i Kuvendit nuk rezulton të jetë mbledhur për të verifikuar plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve. Kandidatët nuk u njoftuan kurrë për ndonjë vendimmarrje të tillë. Ndërkohë, pa u njoftuar nëse ishin kualifikuar ose jo nga Komisioni i Ligjeve, u orientuan që të mblidhnin nënshkrimet mbështetëse! Në ditën e seancës së fundit parlamentare të sesionit të kaluar, 5 kandidatët kishin sigururar mbështetjen me nënshkrime nga gjithë opozitat në Kuvend.
Vetëm 5 kandidatë kishin arritur që me lobim personal, me angazhim të grupit të Bashës, me angazhim të grupit të Berishës ose atij të grupimit të Monika Kryemadhit, të merrnin paraprakisht mbështetjen. U dallua qartë që kandidatët për analogji kishin ndjekur kriterin e numrit limit 28, që ligji parashikon si numër minimum mbështetje nga deputetët e Kuvendit.
Por ai numër limit mbeshtetësish për vijimin e kandidimit parashikohet të sigurohet vetëm pasi kandidaturat të jenë seleksionuar nga Komisioni i Ligjeve dhe për ato nënshkrime kandidatët sipas ligjit u drejtohet 140 deputetëve jo 65 prej tyre.
Procesi i nxitur nga drejtuesit e Kuvendit nuk ishte ligjor, sepse nuk zhvillohej ende sipas ligjit. E megjithatë kjo nuk e ndaloi pwr shembull Altin Goxhajn që edhe t’i depozitonte firmat!
Nga ana tjetër Ligji nuk parashikon afate as për kohëzgjatjen e sigurimit të mbështetjes e as për depozitimin e firmave mbështetëse, por vetëm për hapat që duhen ndjekur. Kuvendi nuk kishte marrë masa për miratimin e ndonjë kalendari për asnjë çështje. Kalendari i ishte lënë në dorë pjekurisë apo durimit të drejtuesve të Kuvendit.
Sesioni parlamentar u mbyll me 5 kandidatë që firmat mund t’i konsideronin vetëm si mbeshtetje nga deputetë që i përkisnin opozitës.
Kështu kaloi vapa dhe sesioni i ri parlamentar u nis me një porosi të përcjellë Shërbimeve të Kuvendit, që të njoftonin kandidatët të cilët kishin firma mbështetëse, që ti depozitonin ato në Kuvend.
Pas këtij njoftimi u pa rezultati i haresë së verës dhe efekti i diellit të fortë. Grupi i PD- së së vulës kishte fryrë mbështetjen edhe për 7 kandidatë të tjerë! Dhe midis shtesave ishin edhe 3 kandidatë që nuk plotësonin kriteret ligjore. Materiali i përgatitur nga Shërbimet e Kuvendit kishte "vetëzgjedhur" që të mos jepte vlerësimin teknik mbi plotësimin e kritereve nga kandiaturat. Rastësi!

Procesi ishte futur tashmë në rrugë pa krye dhe për këtë grupi AliBasha kishte dhënë kontribut aktiv duke hapur me vullnet të lirë por të palogjikshëm një gropë të madhe, e cila nisi të fuste ujë ngado. E meqë nga java e parë e Shtatorit deri në javën e fundit të Dhjetorit uji u la të flinte, nisi të qelbej erë.
Ajo që duhet të konsiderohej si negociatë politike, në gropën ku ishin futur ca nga budallallëku e ca nga ndihma e pakursyer e drejtuesve të Kuvendit, u zëvendësua me grricje, teka, inate, skema të vogla dhe intriga parashkollorësh. 3 ditë nga data e seancës për votimin e Avokatit të Popullit, përfaqësues të zëshëm të mazhorancës përhapën versionin e një pazari midis Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Ballës për shkëmbimin e mbështetjes në votim mes Gjomarkajt dhe Dvoranit.

Nuk dihet se pse disa eksponentë të Kuvendit infiltruan edhe në media këtë version, i cili në fakt jo vetëm dukej, por ishte i pabesueshëm.
Por të ndodhur mes batakut që mbushën vetë, Gaz Bardhi dhe Jori Tabaku gjetën një zgjidhje që u pranua paraprakisht (ose u orientua) nga Lant Balla. Nisën lobingun për të bindur deputetët e grupit të vet që të tërhiqeshin nga firmat mbështetëse për gjithë kandidatët e tjerë me përjashtim të Ledio Brahos. Megjithëse grupi parlamentar socialist nuk kishte dhëne dakordësi për kandidaturën e megjithëse gjatë 3 muajve nuk kishin munguar deklarata të përfaqësuesve të zëshëm të mazhorancës që deklaronin refuzimin.
Gaz Bardhi u lejua që të përdorë protokollin e Kuvendit si paradhomë e PD- së së Vulës dhe pas kësaj numërimi i votave ishte thjesht formalitet. Por ka një analizë që nuk duhet anashkaluar me këtë rast, pasi me marrveshjen e vet të vockël, Gaz Bardhi dhe Lant Balla kanë stisur një zakon parlamentar të rrezikshëm.
Aplikimi i këtij zakoni, mund të fusë ne kolaps ose në pazar korruptiv çdo proces parlamentar për të cilin ligji dikton mbledhjen paraprakisht të 28 firmave mbështetjeje nga deputetët e Kuvendit.
Zakoni i ri, i shpikur nga Gaz Bardhi dhe Lant Balla, përveçse çertifikoi një version hermafrodit të mbledhjes se firmave mbështetëse pa çertifikim kriteresh si dhe zëvendësimin e negociatave politike me pazare parapolitike, mund të rrëzojë çdo proces parlamentar të ardhshëm.

Procedura standarte ligjore dhe në ndonjë rast edhe Kushtetuese, e sigurimit të 28 nëshkrimeve mbështetëse nga deputetët e Kuvendit synon seleksionimin e kandidaturave dhe jo pazarin me dhe mbi to pas depozitimit të nënshkrimeve.
Depozitimi i kandidaturave që sigurojnë 28 firma mbeshtetëse dhe momenti i rregjistrimit të tyre në Kuvend nuk bëhet që kandidatët pas asaj date të fillojnë lobingun për t'u hequr firmat rivalëve. Ai është moment procedurial, i cili njofton nisjen e një faze të re të procesit Parlamentar, atë të lobingut për votat e deputetëve për seancën e vendimmarrjes.
Me shpikjen Balla-Bardhi, në të ardhmen kandidatët mund të pakësohen, zëvendësohen, shtohen gjatë gjithë kohës që pason që nga depozitimi i firmave e deri në momentin kur homologët e ardhshëm të Bardhit dhe Ballës të vendosin të thonë stop. Përzgjedhja e atij momenti që askush nuk e përcakton dot që sot, sepse as Bardhi as Balla nuk na e treguan, do të bëhet rast pas rasti në vartësi të rrethanave që vështirë se kanë lidhje me politikën. Sipas formulës së çiftit Balla-Bardhi këto rrëshkitje, pakësime, shtesa mund të ndodhin edhe pa fund. Edhe nëse do vendoset një time-limit, shpikja proceduriale nuk shpëton gjë. Thjesht njofton lojtarët sa kohë kanë në dispozicion për të zgjatur apo prishur procesin.
Me shpikjen Balla-Bardhi, mund të ndodhë që një kandidat, i cili pasi ka depozitiar 28 firma mbështetëse arrin të sigurojë dukshëm votat që i duhen për t'u emëruar, të skualifikohet nga gara thjesht sepse për ca motive të padukshme, i tërhiqet nga firma njëri nga mbështetësit e hershëm.
Nuk po marrim rastin kur mbështetësi vdes në aksident, pasi ky opsion mund të ngjallë ide të rrezikshme si opsione zgjidhjeje, por për shembull mund të merret ai rasti fatlum kur firmëtarit i ofrohet punë në ndonjë televizion.
Balla-Bardhi me rastin e gjetjes juridike, arritën gjithsesi ti ofrojnë popullit një listë prej 12 deputetësh të cilët treguan që ndërrojnë mendje kollaj. Ndaj këta 12 duhen minimalisht të vlerësohen si të pabesueshëm në rastet kur fati do i rivërë sërish përballë ndonjë sprove të si kjo e fimave mbështetëse e vitit 2022 për Avokatin e Popullit.
Sipas peshës specifike në grup por edhe dëmit që mund të shkaktojnë në raste të ngjashme, po i rreshtojmë:
1. Gazmend Bardhi
2. Jorida Tabaku
3. Dashnor Sula
4. Saimir Korreshi
5. Ferdinand Xhaferri
6. Arbi Agalliu
7. Orjola Pampuri
8. Merita Bakiu
9. Bledion Nallbati
10. Zheni Gjergji
11. Andia Ulliri
12. Flutura Açka
Këta janë deputetët që pas 4 muajsh u gdhinë të bërë pishman dhe deklaruan se kishin hedhur gabimisht nënshkrimet mbështetëse për 11 kandidatë dhe se në fakt e kishin pasur seriozisht vetëm për të 12-in!Personat janë ende deputetë të Kuvendit!
Do jenë sërish edhe nëse Drejtuesit e Kuvendit do të rihapin garën për Avokatin e Popullit dhe kandidatëve të rinj do u duhet t'u drejtohen për nëshkrimet mbështetëse, nëse do guxojnë ti marrin seriozisht pas kësaj.
Në procesin e ri Lant Ballës do i duhet të negociojë me Sali Berishën meqë grupi deputetëve të tij nuk ju bind karagjozllëkut të Gazit Bardhit dhe shijoi zhgarravitjen e grupit pas tij.
Pas gjithë kësaj ajo që mbeti ishte një kandidat i grupit Basha, i cili u servir i djegur për shkak se ai u nxorr si sfidë ndaj maxhorancës.Ajo që mbeti ishte edhe dëmi kolateral mbi votimin e Ardian Dvoranit nga maxhoranca. Për shkak të kalkulimeve parapolitike, apo përhapjes së një thashethemi të çuditshëm, vetë maxhoranca dëmtoi jo vetëm grupimin politik të cilit i përkisnin përhapësit e thashethemit, por edhe dërrmoi imazhin e kandidatit.

Lajmi i fundit është vlerësimi që Sali Berisha i bëri kandidaturës së mbështetur nga Alibeaj dhe nëngrupi i PD-së së vulës. Në fjalorin e Berishës kjo përkthehet si ftesë vetëm për ata. Grupi i Gazit si nën-grup i PD-së së vulës duhet të japë prova të tjera. Tërrheqja nga nënshkrimet nuk mjafton si provë./ CNA.al
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Since 2 days there has been a new war in the DP group ...
The opposition is one of the main pillars of democracy...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
The affair of the incinerators is a corrupt scandal of a g...
The incinerators, the biggest corrupt affair in these 30 y...
Today Gent Ibrahimi was "selected" by the Presidency a...
Yesterday, the Democratic Party held the Primaries. The ho...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
The Albanian opposition has taken a position in support of...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha and his people seem to have left a handfu...
It has been reported in the media and the finger pointed a...
The negotiations between Berisha's group and that of L...
The media and their payments from the incinerator companie...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, Top Channel shareholders of "Valtelina ...
On April 22, 2022, the Court of Appeal accepted the appeal...
The opposition organized a protest in Tirana yesterday...
Three days ago, Grida Duma announced her resignation as a ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...