
Sot e gjej të natyrshme që të shkruaj disa radhë për një ngjarje që në mënyrë hipotetike është diskutuar kaq e kaq herë në auditorët akademikë dhe jurisprudencën e drejtësisë evropiane.
Këtu e kam fjalën për Urdhrin e prokurorisë së Tiranës, dje, në lidhje me ndalimin e publikimit të disa materialeve të ?publikuara?. Duke qenë e bindur për aftësinë profesionale të prokurorëve të prokurorisë së rrethit Tiranë, në fakt dje krijova përshtypjen më së shumti që organet e drejtësisë në vendin tonë po vuajnë nga kapja e tyre nga pushteti ekzekutiv. Një organ i hetimit me një traditë të shkëlqyer profesionale, u rrek të krijonte një shtrat ligjor të sajuar në një katrahurë të dështimit të mbrojtjes së të dhënave personale nga sistemet elektronike që administrohen nga pushteti ekzekutiv.
Prokuroria tha dje se: ?Për shkak të rëndësisë, qëllimeve dhe autorëve në shërbim të të cilëve po ndodh ky veprim kriminal, për shkak të detyrimit ligjor për të mbrojtur të dhënat e çdo individi si edhe Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe si rrjedhojë për shkak të urgjencës dhe domosdoshmërisë për marrjen e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Prokurorit, mbështetur në nenet 103, 208 e vijues, 304 të K.Pr.Penale nga ana e Prokurorisë u vendos: Sekuestrimi i të dhënave të publikuara dhe atyre që do të publikohen në vijim nga faqet objekt hetimi i procedimit penal në fjalë dhe në vijim bllokimin e publikimit të çdo lloj informacioni nga mediat e shkruara, audiovizive, mediat online. Për zbatimin e këtij urdhri u ngarkua Njësia ?C? Hetimi i Krimeve Kibernetike e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shteti, Autoriteti i Mediave Audiovize (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të cilët, duhet të grumbullojnë gjithë informacionin e tanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi si edhe të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, kjo konform nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi".
Ky urdhër sjell probleme në disa plane të respektimit të të drejtave të njeriut të cilat po i radhis pa i detajuar:
1. Liria e shprehjes, e drejta për informim janë të drejta kushtetuese dhe nuk mund të kufizohen me një Urdhër prokurori.
2. Kushtetuta kërkon që kufizimi i një të drejte të bëhet vetëm nëse plotësohen 3 kushte kumulative: 1- të parashikohet në ligj; 2- Të ketë për qëllim mbrojtjen e interesit të ligjshëm dhe në proporcion me qëllimin e ligjshëm si psh siguria kombëtare apo të dhënat personale; si dhe 3- Të jetë i nevojshëm në një shoqëri demokratike; dhe ti përgjigjet presionit të një nevoje shoqërore. Nuk ka një ligj të tillë të ndalojë publikimin.
3. Prokuroria në asnjë rast nuk ka tagër për të vendosur në lidhje me masa që cënojnë të drejtat e të tjerëve sepse sistemi ynë nuk e ka parashikuar me masë sigurimi (injunction) kufizimin e lirisë së medias
4. Diskriminimi i një forme media përkundrejt tjetrës është sa i panevojshëm në një shoqëri demokratike edhe në kundërshtime me parimet e së drejtës. Nuk mund të ndalosh publikimin në media tradicionale atë që është publikuar në një media sociale.
5. Informimi është një mekanizëm konkret i menjëhershëm dhe që e prodhon pasojën njëherë për çdo subjekt prandaj vlen shprehja ? njëherë e dalë në publik, konsideroje gjithmonë aty. Nuk ka llogjikë që të urdhërohet ndalimi i publikimit të një të dhëne tashmë të publikuar.
6. Shkaqet e rreshtuara nga prokuroria janë të drejta të parashikuara në nene të veçanta të Kushtetutës sonë si dhe Konventës evropiane të të drejtave të njeriut njësoj si edhe e drejta e medias. Këto të drejta nuk mund të kufizohen apriori nëse zbatimi i njërës përplaset me zbatimin e tjetrës. Në raste përplasje është gjykata ajo që vendos bazuar në një ligj të parashikuar me parë.
7. Nuk mundet asesi prokuroria të urdhëroje një organ tjetër publik si AMA apo AKEP që të kryejë një veprim administrativ si ndalim apo bllokim që passjell kufizimin e një të drejte kushtetuese.
8. Organet publike si AKEP apo AMA janë organe ligjzbatuese dhe si të tilla janë të detyruara të zbatojnë gërmën dhe frymën e një ligji të miratuar shprehimisht dhe në mënyrë të qartë. Nëse ky ligj mungon ata nuk kanë kompetencë dhe për rrjedhojë kanë pengesë të veprojnë.
9. Ndalimi i publikimit që në vetvete është një kufizim i të drejtës për të informuar duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate në bazë të një procesi të rregullt ligjor dhe mbështetur në një ligj të miratuara paraprakisht (para se ngjarja të ndodhë)
10. Në finale, e drejta e medias për nga roli dhe rëndësia që mbart tejkalon në disa aspekte të drejtat e tjera. George Washington dikur ka thënë: ?if the freedom of speech is taken away, then dumb and silent we may be led, like sheep to the slaughter ? nëse liria e shprehjes na merret, atëherë në heshtje dhe budallallëk do të na udhëheqin si delet drejt therjes?.
Me këtë dëshiroj të sqaroj opinionin publik se media tradicionale si TV, shtypi i shkruar apo elektronik, janë të lira të informojnë publikun për çdo informacion që ka ndjeshmëri e interes për të, në funksion të forcimit të demokracisë dhe vlerave njerëzore.
Nuk është rasti i parë apo i izoluar nxjerrja në publik i disa informacioneve që qarkullojnë për shkak të interesit që ka publiku, dhe si e tillë edhe kjo ngjarje do të trajtohet në dinjitetin e ?P?së së radhës sikurse fati i Panama papers, Pandora Papers apo Paradise papers.
Ka dalë një tezë e re, mund të quhet ndoshta e ripërsëritu...
If the police, the prosecution and the court would tre...
LSI and Ilir Meta, formerly Monika Kryemadhi, have tak...
I could use any epithet for Lulzim Basha as a politician, ...
Lulzim Basha has returned to the political market agai...
"BBC" has released a report about the financing made by Ru...
It is happening day after day, it may be unbelievable, but...
They do not have their Odes, their exploits, their horrors...
Sinan Idrizi, që thuhet se është mik i Edi Ramës dhe siç k...
Anonymous members of the opposition drowned in Irfan Hysen...
Pas zbatimit të ligjit nga INUK për prishjen e disa pi...
Yesterday morning, IKMT officers went to enforce the law a...
This morning IKMT went to enforce the law. After a long ti...
Yesterday, the general director of the police, Gladis Nano...
The Rama government has started an initiative that initial...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...