
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit zunë 29.3 për qind të totalit të punësimit. Kjo ishte përqindja më e ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2015, sipas të dhënave historike të INSTAT.
Vetëpunësimi hyri në një trend rënës që nga 3-mujori i tretë i vitit 2022 kur zinte 32% të totalit. Kjo rënie po tregon ndryshimin e strukturës së punësimit. Prej vitesh qendrat tregtare dhe supermarketet po ushtrojnë presion mbi njësitë e vogla të shitjes me pakicë dhe ato të shërbimeve që njihen zakonisht si ushqimorët dhe kafenetë e lagjeve.
Sakaq tregu i punës ka shfaqur ofertë në rritje për punonjës pothuajse në të gjithë sektorët. Mungesa e punonjësve ka ndikuar në rritjen e pagave në sektorin privat vitet e fundit. Ofertat për punësim shpesh tejkalojnë fitimet që vijnë nga njësitë e vogla të shërbimeve, duke bërë që të ketë një zhvendosje nga vetëpunësimi në punësim me pagë.
Vetëpunësimi është ofruesi më i madh i punës në vend, por jo kundrejt pagës. Shumica e atyre që raportohen si të punësuar pa pagë janë zakonisht të vetëpunësuar në bizneset e familjes. Kjo kategori të punësuarish që shpesh strehojnë informalitetin nuk paguajnë sigurime dhe rrezikojnë të krijojnë një plagë sociale në të ardhmen.
Numri i të vetëpunësuarve pësoi një rritje artificiale vitet e fundit për të shmangur tatimet nga profesionistët. Shumë të punësuar me paga të larta u regjistruan si biznese të vogla (profesione të lira) për të shmangur tatimet mbi pagën.
Por numri i tyre mund të reduktohet sërish pasi përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Shqipëria ka një nga normat më të larta të vetëpunësimit në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëpunësimi ka rënë paksa në BE gjatë viteve, nga 10.2% në 2010 në 8.9% në 2021. Vetëpunësimi ishte më i zakonshmi në vendet jashtë BE-së, veçanërisht në Shqipëri (35% e të gjithë punëtorëve) dhe Serbia (16% e të gjithë punëtorëve).
Ndër vendet anëtare të BE-së, Greqia (16%), Polonia dhe Italia (të dyja 15%) kishin përqindjet më të larta. Vetëpunësimi i personave të varur ekonomikisht ishte më i zakonshëm në Shqipëri (11%), Kosovë (5%) dhe Serbi (4%)./Monitor.al
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...
Sot, më 28 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë e...
Sot, më 20 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 19 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...