Paundi dhe euro në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 25 shtator 2023
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...

Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor i kushtoi Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare 6.1 milionë euro në ankandin e fundit.
Rezultatet e bëra publike nga KESH tregojnë se u sigurua një sasi prej 56 130 MWh të ndara në tri lote teksa më herët në njoftimin për blerjen e energjisë u kërkuan 63 mijë MWh.
Për lotin e parë KESH siguroi 38 976 MWh energji me një çmim mesatar të ponderuar prej 114.29 euro/MWh me një total prej 4.45 milionë eurosh.
Dy lotet e tjera përkatësisht 5754 MWh dhe 11400 MWh kishin një çmim mestar të ponderuar prej 110.89 dhe 94.44 eurosh. Kjo është blerja e dytë e shtatorit teksa vetëm një javë më parë Korporata bleu edhe 4.1 milionë euro energji në tregun e lirë për të siguruar furnizimin në vend.
Procedurat e fundit të zhvilluara nga KESH sa i takonin blerjes së energjisë më herët i përkisnin fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit kur u paguan edhe 4 milionë euro të tjera.
Nga fillimi i vitit e deri më tani blerjet e energjisë kanë qenë të pakta në raport me një vit më parë dhe fondi i shpenzuar llogaritet afërsisht 35 milionë euro.
Ndërkohë situata e favorshme hidrike dhe optimizimi i kaskadës duke alternuar blerjet në periudha të caktuara nga tregu i lirë kanë bërë që KESH të ketë më shumë eksporte energjie që edhe pse në vlerë modeste mbeten më të larta sesa importet, në rreth 36 milionë euro deri në fund të qershorit.
Nisja e importeve tregon për një përpjekje për të ruajtur kaskadën e Drinit ku shirat e vjeshtës ende nuk kanë nisur për të dhënë ndikim. Kjo e fundit gjatë këtij viti ka shfaqur tregues më të mirë hidrikë duke qëndruar mbi mesataren historike edhe si një formë për të dhënë siguri energjetike në vend nxitur nga kriza e energjisë që edhe pse ka zbehur efektet gjatë këtij viti sërish mbetet prezente.
Çmimet në bursa po shfaqen dukshëm më të favorshëm se në 2022 por nisja e të ftohtit në Evropë dhe rritja e kërkesës për gaz parashikohet të japin efektin e tyre me një rritje në këto çmime.
Kjo lidhet edhe me faktin që pasiguritë gjeopolitike dhe mbetja aktive e konfliktit Rusi-Ukrainë i bëjnë tregjet të pasigurta, sidomos atë të energjisë./Monitor
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë e...
Sot, më 20 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 19 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në se...
Sot, më 18 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 17 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 16 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 15 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të...
Sot, më 14 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...