
Ndonëse policia e cilësoi si vetëvrasje vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj, për nënën e këtij të fundit nuk është e tillë. Ajo e ka cilësuar vdekjen si vrasje, në të cilën mund të ketë gisht një person me iniciale B.M.
Mes një rrëfimi të gjatë, nëna e gazetarit, Violeta Myftaraj ka treguar për gazetën “Sot” lëvizjet e fundit të të birit para se të humbte jetën.
Ajo zbuloi se ditën që ndërroi jetë, Myftaraj i kishte treguar se do të takonte një person dhe i kishte kërkuar të shkonte të qetësohej.
Violeta Myftaraj shprehet se kishte shkuar në dhomën e saj dhe pas 15 minutash në banesën e tyre kishte mbërritur policia. Kjo e fundit e kishte vënë në dijeni se Myftaraj kishte kërkuar ndihmë me pretendimin se ishte në rrezik për jetën.
“Për të sqaruar publikun, unë nuk e dija që im bir ishte diagnostikuar me këtë sëmundje. Kastrioti nuk i kishte lënë të më tregonin. Por dhe sikur të më tregonin do më dukej e pabesueshme, sepse siç kam shkruar dhe më lart unë e shikoja në këmbë. Bile dhe mbas 24 Qershorit, kujtova se e kapërceu atë situatë. As analizat s’i di as sot. Pasi shkoi në urgjencë, s’kishte pse ta çonin tek spitali 5 pasi e nxorën nga gjendja. Le të zgjidhte vetë ai. Dukej në gjendje normale. Bile dhe kur vija në spital e gjeja në këmbë dhe duke lëvizur dhe bërë muhabet si gjithmonë. Bile edhe atë ditë fatale, ishte shumë i qetë.
Megjithëse isha e sëmurë atë ditë bëra një lakror. Bile e nxori vetë nga furra. Nga ora 10 unë vajta u shtriva në dhomë. Më 12 e gjysëm dola të mbushja ujërat se në atë orë vjen çezma. Pashë që djali ishte në korridor i veshur. Ku do shkosh në këtë vapë i thashë. Nuk shkoj gjëkund më tha, por do vijë njëri të më takojë. Kush është ky e pyeta. Është njëri tha përsëri që do vijë të më takojë, por ti shko shtrihu se i mbush unë ujërat. Do marr një shishkë ujë në frigorifer i thashë.
Ta sjell unë më tha po shko shtrihu ti. Më solli shishen e ujit dhe kaq. Dukej shumë i qetë. As që më vajti mendja tek e keqja. Unë u shtriva, dera e dhomës time ishte e hapur, edhe e kuzhinës e hapur. Bile dhe dera e banjës dhe e ballkonit. Vetëm dera e jashtme ishte e mbyllur. Pas një çerek ore dëgjova sirenën e urgjencës dhe zhurmë në korridor.
Dola menjëherë nga dhoma. Në korridor kishin hyrë jo më pak se 10 policë. Unë i pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ku është Kastrioti. Në këtë kohë erdhi shefi i tyre dhe më tha se Kastrioti mori urgjencën në telefon dhe tha se jam në rrezik. Se cili qe ai që erdhi unë nuk e di. Kaq qe e gjitha! Im bir sot nuk është më. Iku nga kjo jetë brenda 13 ditëve, pa e kuptuar fare, se si ndodhi dhe çfarë ndodhi. Unë sot jam 83 vjeç. Im bir ka mbi 2 muaj që ka vdekur. Ai nuk do ta hapë më derën e kësaj shtëpie. Ndërsa unë do rezistoj sa t’i bëj varrin, që të ketë një çati mbi kokë, të mos e lagë shiu. Im bir ishte 56 vjeç. Nuk e lanë të jetojë më tepër. Por unë megjithëse jam 83 vjeçe do gjej forca dhe do ta mund moshën dhe pikëllimin tim që më ka rënë për të çuar B.M. këtë shpifës të rëndomtë në gjykatë, për tu përgjigjur para ligjit edhe për këto fyerje shpifëse që ka bërë për gjithë familjen tonë”, thekson Violeta Myftaraj./ B.A. – CNA.al
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë e pranis...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbulla...
Nëna e gazetarit Kastriot Myftaraj, që sipas policisë ...
Dyshime të forta janë ngritur së fundmi për humbjen e ...
Nëna e gazetarit Kastriot Myftaraj, për të cilin u rap...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapj...
Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për s...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po mban një konfer...
Analisti Artur Zheji ka folur për sulmet kibernetike q...
Alfred Cako gjatë një daljeje televizive, së fundmi ka par...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues...
Një lajthitje me qëllim, mund të thuhet përgjigjja, që Art...
Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që ësh...
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e mediave të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së PD-së, ës...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, para disa kohësh mori ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledh...
Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selma...
Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 ...
Teksa ishte i ftuar në një prej aktiviteteve të Samitit or...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...