Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Nëna e gazetarit Kastriot Myftaraj, që sipas policisë ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i katërt i banesës, ka hedhur dyshime të forta për vrasjen e të birit.
Violeta Myftaraj pretendon se djali i saj nuk është vetëvrarë, por është vrarë.
“Të gjithë vdekjen e Kastriotit nuk e kanë quajtur vetëvrasje , por vrasje. Edhe unë si nënë këtë mendoj. Në këtë kohë të tmerrshme ekzistojnë lloj-lloj mënyrash për të vrarë një njeri. Ka dhe nga ata që të hiqen si miq dhe ta futin thikën pas shpine”, u shpreh ajo.
Nëna e të ndjerit ka rrëfyer aludimet e saj dhe veprimet e fundit të gazetarit para se të humbte jetën. Një nga gjërat që ajo thotë se i bën përshtypje, është tema e emisionit të fundit “Ju flet Moska”, ku Kastriot Myftaraj kishte vendosur të fliste për: ‘Plan për atentat ndaj një pronari mediatik’.
“Në fakt, kjo temë më habiti dhe mua dhe të nesërmen e pyeta Kastriotin se ç’qe ajo temë e tillë që fole mbrëmë, por nuk mora përgjigje. Më dt.18 im bir filloi lejen. Sigurisht lejet i jep administratori. Por megjithatë u gëzova, se bënte 5 emisione në javë dhe kishte nevojë të çlodhej, por më bëri përshtypje, se në atë situatë politike të acaruar, të gjithë vazhdonin punonin edhe në televizionet e tjera. Aq më tepër që Kastrioti nuk mund të rrinte dot pa punë. Kjo ishte natyra e tij. Pra ky qe i vetmi që mori lejen”, theksoi ajo për gazetën "Sot".
Më tej, Violeta Myftaraj zbuloi detaje nga marrja e lejes së gazetarit, nga zbulimi i sëmundjes dhe shtrimi në spital.
“Megjithatë, që nga data 18 që mori lejen, dilte çdo dite paradite dhe mbasdite. Nuk kishte asnjë shqetësim, nuk ankohej për asgjë. Më 24 qershor d.m.th. 6 ditë pasi mori lejen, doli si ç’do ditë tjetër, por atë ditë u kthye më herët se ditët e tjera. Pasi bëri dush, hëngri drekë dhe po ecte nëpër shtëpi, gjë që e bënte çdo ditë mbasi hante. Por në një moment, vura re se po mbaheshe nëpër mure.
U ngrita menjëherë dhe e pyeta se çfarë i kishte ndodhur. Në kohën që unë po e pyesja, ai ra në dysheme pa ndjenja. Mbasi e solla në vete duke i lagur fytyrën e ndihmova të ngrihej, por nuk ngrihej dot. Ju luta të mblidhte forcat dhe me ndihmën time u ngjit në shtrat. Pasi erdhi pak në vete, e pyeta se ku kishte qenë dhe me kë ishte, në ç’lokal ishte dhe çfarë kishte pirë? Nuk më tregoi. E kuptova që ishte helmim, barku i lëvizte sikur kishte ndonjë kafshë brenda që donte të dilte.
Mora në telefon tim nip, ai thirri urgjencën, të cilët erdhën menjëherë. E morën me barelë, sepse nuk ngrihej dot. Atje e kishin nxjerrë nga gjendja në të cilën ndodhej dhe e kishin çuar tek spitali 5 në neurokirurgji. Atje i kishin bërë analiza dhe skaner dhe e kishin diagnostikuar me tumor malinjë në tru. Pra tim biri, brenda 6 ditëve që nga 18 qershori, që mori lejen, iu shfaq ky tumor si me magji, pa dhënë më parë as shenjën më të vogël. Veç më 24 qershor na mbiu ky tumor me dy shenja në tru, si ‘një bimë, që mbjell në tokë dhe mbin papritur pa i ardhur koha’.
Aq më tepër që mua si nënë nuk m’u dha asnjë analizë e të vjellave, sepse dyshoja për helmim dhe jo dyshoja, por qe vërtet helmim. Pra gjithçka e ka burimin tek 24 qershori, 6 ditë pasi Kastrioti mori lejen deri më 7 Korrik që vdiq. Pra brenda 13 ditëve im bir ndërroi jetë pa u ankuar për asgjë para këtij 13 ditëshi. Nuk besoj t’i ketë ndodhur ndonjërit që ka vuajtur nga kjo sëmundje që t’i ketë ndodhur kështu. Kastrioti vuante nga gjendja tiroide dhe nuk ishte ankuar asnjëherë për këtë. Deri më 18 qershor ishte shumë aktiv dhe nuk ankohej për asgjë. Bënte 5 emisione në javë, punonte në kompjuter, lexonte dhe nuk shfaqi kurrë lodhje ose ndonjë shqetësim tjetër”, nënvizoi ajo, teksa rrëfen se nuk dinte agjë për sëmundjen e të birit./ B.A. - CNA.al
Dyshime të forta janë ngritur së fundmi për humbjen e ...
Nëna e gazetarit Kastriot Myftaraj, për të cilin u rap...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapj...
Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për s...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po mban një konfer...
Analisti Artur Zheji ka folur për sulmet kibernetike q...
Alfred Cako gjatë një daljeje televizive, së fundmi ka par...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues...
Një lajthitje me qëllim, mund të thuhet përgjigjja, që Art...
Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që ësh...
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e mediave të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së PD-së, ës...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, para disa kohësh mori ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledh...
Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selma...
Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 ...
Teksa ishte i ftuar në një prej aktiviteteve të Samitit or...
Në komisionin e Ligjeve diskutohen nismat e PS-PD për hapj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të thirre...
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, de...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...