Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që është kthyer sot në qendrën e gravitetit, të një prej nismave më të mëdha të Procesit të Berlinit, Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor.
Prishtina sot është më dinamike nga bizneset e reja, kompanitë e IT-së, ekspertët që po shfrytëzojnë potencialet digjitale, për zhvillimin e rajonit tonë. Është e njëjta frymë dhe energji që kemi ndier nga afër, vetëm dy javë më parë, kur organizuam - Balkathon 3.0. Përpjekjet dhe vullneti i të rinjve, janë një forcë e madhe dhe frymëzuese, që na detyron ne, politikëbërësit, të punojmë shumë më shumë, duke ndjekur inteligjencën dhe ritmin dinamik të tyre”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në hapja e Samitit të 5-të Dixhital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) sot në Prishtinë.
“Dixhitalizimi në rajonin tonë ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë, duhet të theksojmë se ka shenjuar përparime të mëdha me përhapje të gjerë dhe përvetësim masiv të shërbimeve elektronike; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit po bëhet një shërbim kryesor eksportues dhe një aset ekonomik për shumicën e ekonomive tona”, tha Bregu duke marrë më tej si shembull Kosovën*, që është shtëpia e një numri të madh talentesh të klasit botëror. “Shkalla më e lartë e përdoruesve të internetit në rajon është 93 %; me një numër të madh të kompanive IT. Vetëm vitin e kaluar nga Kosova janë eksportuar 130 milionë shërbime të Teknologjisë Dixhitale. Pas më shumë se një viti, kur është vënë në zbatim “Fol si n’shpi”, Marrëveshja Rajonale e Roaming, ne krenohemi me suksesin dhe gjithë ç’kanë fituar qytetarët: janë 143 milionë minuta telefonata, dalëse, nga përdoruesit tanë roaming në vitin 2021, shifër kjo që përfaqëson 50% rritje vjetore krahasuar me 2019 dhe 2020-ën”.
Nga ana tjetër duhet të kujtojmë se rajoni ynë në këto kohët e fundit po përballet me sulme kibernetike tejet serioze. Njohuria jonë digjitale është ende e ulët (24% në 47% krahasuar me 54% që është në BE), siç është edhe niveli i ndërveprimit ndërkufitar. Ndaj marrin më shumë hov e zënë më shumë rrënjë lajmet e rreme dhe disinformimi. Prandaj rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, dhe jo më pak. Është e rëndësishme të ndajmë argumentet e përditshme dhe dashakeqe (të cila shpesh nxiten nga anonimiteti digjital dhe nga perceptimi i ndasive që krijon të qenit online dhe jo ballëpërballë) nga faktet, nga e vërteta dhe nga realiteti. Dixhitalizimi është një nga sfidat më të mëdha të këtij shekulli dhe si i tillë kërkon një qasje rajonale dhe europiane. Ajo kërkon gjithashtu një qasje ndër breza - duke mbajtur në zemër si prioritetet mirëqenien e të rinjve tanë. Agjenda e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilën janë përkushtuar liderët tanë, ka një sërë masash që mbështesin transformimin dixhital të rajonit tonë. Zbatimi i plotë i tyre drejt një tregu digjital pa probleme në Ballkanin Perëndimor mund të jetë një ndryshim i vërtetë dhe i theksuar në trajektoren e rritjes së rajonit tonë”, shtoi Bregu.
Sekretarja e Përgjithshme, ishte e pranishmenë ceremoninë e hapjes se Samitit, ku ishin të pranishëm Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi; Komisionerja Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel; Kryeministri i Kosovës*, Albin Kurti; Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku; Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane për Dixhitalizim dhe Transportin, Stefan Schnorr; Ministrja e Ekonomisë së Kosovës*, Artane Rizvanolli dhe Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm i DG Connect.
“Ky Samit vjen në një moment të veçantë për rajonin tonë. Ndërkohë që krizat gjeopolitike, e inflacionit, energjitike, ushqimore, klimaterike, dhe të tjera janë të pranishme, ne po përpiqemi, gjithashtu, të gjejmë disa gjëra pozitive: 1. hapjen e vonuar për një kohë të gjatë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, 2. Fjalimin inkurajues për gjendjen e Bashkimit Europian të Presidentit të Komisionit Von der Leyen për të ardhmen e rajonit tonë në BE, ose 3. njoftimet pozitive të fundit nga Gjermania, Franca dhe Polonia për vazhdimin e procesit të Berlinit, si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërkohë, do të duhet të vazhdojmë të insistojmë që hapat e guximshëm, vendimtarë dhe të përcaktuar, për anëtarësimin e rajonit tonë në BE, të ndërmerren pa vonesa të mëtejshme, duke përfshirë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe statusin e vendit kandidat për Bosnjë & Hercegovinën”- përfundoi Bregu.
Më vonë sot, RCC dhe Komisioni Europian do të organizojnë panelin e titulluar “Dixhitalizimi dhe Gjithëpërfshirja bërë së bashku” duke u fokusuar në nevojat specifike të grupeve të ndryshme sociale në sipërmarrjen dhe edukimin dixhital, duke prezantuar histori suksesi nga rajoni dhe përfitimet e dixhitalizimit. Paneli do të drejtohet nga Georgi Dimitrov, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Arsim, Rini, Sport dhe Kulturë, ndërsa moderatori do të jetë Marius Jitea. Panelistët janë Redzep Ali Cupi, Drejtor i Fondit për Arsimin e Romëve; Petrica Dulgheru, nga Iniciativa për Zhvillimin e Sipërmarrjes Rome; Marko Serafimovski, nga Semos Education; dhe Nikolla Ristiq, CEO i PD Media. Ky aktivitet është pjesë e Agjendës Dixhitale të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e mbështetur nga RCC dhe e financuar nga Bashkimi Europian. Përmban një seri veprimtari rajonale për të gjithë komponentët e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.
RCC mbështeti këtë eveniment më të madhin rajonal për digjitalizim, për të pestin vit radhazi. Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor zhvillohet çdo vit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Përbashkët të Tregut Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Pas Samitit të mbajtur në Shkup në vitin 2018, në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë, përkatësisht në vitin 2019, 2020 dhe 2021, këtë vit Samiti i 5-të Dixhital i Ballkanit Perëndimor organizohet me mikpritjen e Qeverisë së Kosovës*.
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e mediave të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së PD-së, ës...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, para disa kohësh mori ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledh...
Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selma...
Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 ...
Teksa ishte i ftuar në një prej aktiviteteve të Samitit or...
Në komisionin e Ligjeve diskutohen nismat e PS-PD për hapj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të thirre...
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, de...
Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutua...
Rritja e çmimeve të grurit po i kërcënon shqiptarët me...
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se në padinë që ka dorë...
Fatmir Mediu është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme An...
Një ndër fenomenet më të shpeshta që po hasim sot në inter...
Kreu i KESH, Ergys Verdho, ka deklaruar sot se vendosja e ...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arratis në kohën që pr...
Deputeti i PD-së, Zef Hila, është paraqitur në SPAK. Nuk ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin, për kon...
Deputeti Dashamir Shehi ka folur së fundmi lidhur me sulme...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...