Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Një lajthitje me qëllim, mund të thuhet përgjigjja, që Artan Lame, kreu i ASHK-së, i ka kthyer CNA.al.
Mbështetur në nenin 23.1 dhe 2 të Kushtetutës dhe në ligjin për të drejtën e informimit, CNA.al i ka dërguar një kërkesë ASHK-së në lidhje me pasuritë e deputetit të Lulzim Bashës, Lefter Gështenja.
Përgjigjja, sipas shkresës që do ta shikoni më poshtë, që na vjen nga lajthitja e Artan Lames, drejtorit skandaloz të Rilindjes, që merr në mbrojtje deputetin e Lulit, është sa qesharake aq edhe fyese. Pas më shumë se dy muajsh nga shkresa jonë u përgjigj skandalozi i Rilindjes.
Së pari, sepse Artan Lame do të fshehë pasuritë e një deputeti.
Së dyti, përpiqet të gjejë argumente ligjore.
Së treti, kërkon të bëjë për budallenj, mediat dhe opinionin publik.
Për t’ju përgjigjur kësaj shkrese publikisht, po i themi Artan Lames, se nuk kemi kërkuar asnjëherë dhe në asnjë rast, çertifikatat e pronësisë që ka Lefter Gështenja.
Por kemi kërkuar thjesht dhe vetëm informacion në lidhje me pasuritë që ai ka, për të bërë detyrën tonë si media.
Pra, sipas informacionet që ka ASHK-ja, rezultojnë aq apartamente dhe troje të regjistruara në Librazhd apo në Tiranë, të cilat, ne si media lehtësisht i krahasojmë me deklarimet e pasurisë në ILDKPKI nga deputeti Gështenja.
Por, Artan Lame në lajthitjen e tij tregon se është thjesht një mercenar i paaftë që drejton një institucion skandaloz, më të korruptuarin në vend.
Institucionin, në të cilin pas tetë vitesh Lamja dhe të tijtë kujtohen se janë grisur titujt e pronësisë dhe që qytetarët kanë akuza të përditshme dhe jo vetëm me abuzimet me pronat, por edhe për moslegalizimin, talljen e korrupsionin dhe gjithçka tjetër që ndodh.
Ne si media iu drejtuam institucionit dhe jo një ushtari politik, jo një banditi politik që me një shkresë paçavure i thotë medias se ne nuk japim informacion, pasi është konfidencial apo sekret dhe mund t’i jepet vetëm personit që ka pronat dhe na tregon edhe rrugën se ku duhet të shkojmë te drejtoritë vendore se aty mund t’i gjejmë pasuritë duke paguar tarifën.
Çfarë mund t’i thuash Lames që firmos në këtë shkresë, lajthitje?
Lajthitje e qëllimshme marrja në mbrojtje e një ushtari politik. Shërbim ndaj Lulzim Bashës dhe ortakërisë së tij me Edi Ramën. Po si mundet një institucion shtetëror t’i ktheje përgjigje medias me të tilla broçkulla që shkruan e firmos Artan Lamja.
Lamja dhe stafi i tij duhet të kuptojnë dhe mësojnë. Ka një Kushtetutë, Neni 23 pika 1 dhe 2 e saj, ka një ligj "Për të drejtën e informimit" në lidhje me mediat. Ne nuk kemi kërkuar pasurinë e një qytetari të thjeshtë, ne nuk kemi kërkuar pasuritë apo tapitë e çdo individi në Shqipëri.
Ne kemi kërkuar të dhëna për një deputet që të bëjmë detyrën tonë.
Këto të dhëna që ne i donim zyrtarisht, por jo tapitë siç pretendon Lamja, dhe për të shkuar në zyrat vendore për të cilat janë paguar me miliona euro për digjitalizimet, siç pretendohet, kërkonim një informacion për të bërë një krahasim të pasurisë fillestare të deklaruar nga deputeti Lefter Gështenja, që ta mësojë Lamja dhe Larot e tij në ASHK, me gjendjen e pasurive sot.

Është shumë e thjeshtë. Ashtu si Lamja është drejtor dhe ka për detyrë të deklarojë pasurinë, e ka pasur dhe e ka Lefter Gështenja si deputet, apo dje kur ka qenë një nga zyrtarët e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Media këtë detyrë ka, merr pasurinë e djeshme, merr të sotmen, shikon pagat, taksat dhe publikon lajmin. Për të bërë një investigim, për të bërë detyrën tonë si media, jo vetëm me Lefterin po me çdo bashibozuk tjetër që ndodhet në parlamentin shqiptar, me çdo Artan Lame që vjen vërdallë në politikën shqiptare apo drejton institucione. Kjo është detyra e mediave.
Lamet shkojnë e vijnë, media do të qendrojë. Detyra jonë është e qartë, ne po investigojmë pasuritë e një politikani, i cili ka një deklaratë pasurie që bëhet në ILDKPI dhe është publike e aksesueshme për publikun dhe kjo krahasohet vit pas viti me të dhënat që janë në zyrat e regjistrimit të pasurive, të cilat ASHK e ka detyrim ligjor t’ia ofrojë medias.
Artan Lame thjesht dhe vetëm tregoi që është një mercenar, një armik i medias dhe si të tillë do të sillemi edhe ne me të, me skandalet e tij, me abuzimet e tij. Nuk na ndal dot Artan Lamja të zbardhim të vërtetën e pasurive për Lefter Gështenjën, absolutisht jo, s’ka për ta bërë dot kurrë.

Por, do të jetë në krah të Lefter Gështenjës për të gjithë gënjeshtrat, skandalet, abuzimet, korrupsionin që ndodh në ASHK, për ato prona të regjistruara për interesa klienteliste dhe korrupstive, për takimet që bën në zyrë me pronarë mediash, për përfitime pasurish apo pazare me biznese. Këto ditë pas dite pa asnjë ndalim, jo vetëm për Artan Lamen, por për këdo që pengon median të ushtrojë detyrën e saj për t’i thënë të drejtën publikut, për të vazhduar misionin për të informuar publikun.
Bashibozukët e ASHK-së me në krye Artan Lamen, me një shkresë si kjo që shikoni, bllokojnë mediat për të dhënë informacion në lidhje me pasuritë e një deputeti e për më tepër tallen apo fyejnë me injorancën e tyre juridike, me paaftësinë për të menaxhuar, drejtuar dhe për t’u dhënë informacion mediave në lidhje me zullumet, abuzimet dhe skandalet që ndodhin në atë institucion që drejtohet nga Lame në mënyrën më skandaloze të mundshme.
Institucion i mbuluar nga korrupsioni dhe paaftësia, ku gjithçka ndodh natën dhe ditën me pasuritë e shqiptarëve që janë më të pasigurta se kurrë që nga dita që Lamja ka shkuar atje së bashku me çetën e tij, e ka ndërtuar një kupolë thuajse mafioze duke luftuar median e duke mos u shërbyer qytetarëve, të cilët ASHK e rendisin në një nga institucionet më problematike të shtetit shqiptar./CNA.al
Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që ësh...
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e mediave të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së PD-së, ës...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, para disa kohësh mori ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledh...
Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selma...
Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 ...
Teksa ishte i ftuar në një prej aktiviteteve të Samitit or...
Në komisionin e Ligjeve diskutohen nismat e PS-PD për hapj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të thirre...
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, de...
Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutua...
Rritja e çmimeve të grurit po i kërcënon shqiptarët me...
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se në padinë që ka dorë...
Fatmir Mediu është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme An...
Një ndër fenomenet më të shpeshta që po hasim sot në inter...
Kreu i KESH, Ergys Verdho, ka deklaruar sot se vendosja e ...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arratis në kohën që pr...
Deputeti i PD-së, Zef Hila, është paraqitur në SPAK. Nuk ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin, për kon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...