web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë pushtetarët

10 Mars 2026, 12:01, Aktualitet CNA

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Ylli Manjani njihet gjerësisht si protagonist i polemikave, si ish-ministri i skandaleve dhe avokat i krimit. Shpeshherë me një retorikë shpifëse dhe manipulim të opinonit publik, Manjani shfaqet në studio televizive si një artikulues akuzash të pabaza ndaj sistemit të drejtësisë për interesat e tij krejtësisht klienteliste.

Viti 2001-2005

Hyrja e tij në politikë e ka zanafillën në lidhjet e tij të para me Partinë Socialiste.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Me nisjen e angazhimit të tij, Manjani u emërua Sekretar i Përgjithshëm në kabinetin e kryeministrit Fatos Nano, post nga i cili më pas u dorëhoq. Në fakt, ajo periudhë është shoqëruar me shumë akuza ndaj tij në mediat e kohës.

“Në vitin 2001 u njoha rastësisht me Fatos Nanon. Asokohe punoja në Prezencën e OSBE-së dhe për shkak të punës, kisha edhe kontakte me njerëz të politikës. Në këtë kontekst u njoha dhe zotin Nano. Në vitin 2002 u bashkova me stafin e tij në Kryeministri dhe aty thellova njohjet e mia me njerëzit e politikës, por edhe me politikën”,-tregon Manjani.

Vitet 2005-2010

Manjani u ftua zyrtarisht në Partinë Socialiste nga Edi Rama në vitin 2005.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Gjatë kësaj kohe vijoi angazhimin me socialistët, që duket se iu ‘shpërblyen’ duke e vënë në listë për zgjedhjet e vitit 2009, kur Manjani ishte kandidat për deputet i PS-së në Qarkun Lezhë.

“Zyrtarisht në një parti politike jam ftuar nga Edi Rama në vitin 2005. Kjo është shkurtimisht historia e fillimit të angazhimit tim me politikë. Në vijim kam kontribuuar në PS deri ditën (viti 2010) kur Edi Rama nuk më thirri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare si shenjë ndëshkimi për rreshtimin tim në grupin e Blushit”,-ka treguar Manjani.

2010-2014

Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2009, Manjani kritikoi Edi Ramën për mënyrën e tij të të bërit opozitë dhe në vitin 2011 u largua nga Partia Socialiste për t'iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI-së).

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Në zgjedhjet e qershorit 2013, Manjani ishte i katërti në listën e kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, teksa në ato vite mbante detyrën e nënkryetarit të LSI-së.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

2015

Më 16 shtator 2015, Manjani u emërua ministër i Drejtësisë, detyrë në të cilën zëvendësoi Nasip Naçon.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Emërimi i tij ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit të atyre viteve, mes dy partive të majta, PS dhe LSI.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Manjani u shkarkua nga posti më 3 shkurt 2017 dhe u zëvendësua nga Petrit Vasili.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Manjani, në intervistën e parë televizive pas shkarkimit si ministër, i qëndroi deklaratës së tij në lidhje me videot e ministrave me të dashurat në “Santa Quaranta”, hotelin e Klement Balilit, të cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”.

“Kam parë videot e ministrave me dashnoret në hotelin e Klement Balilit”,-u shpreh asokohe Manjani.

"Dhurata" e Klement Balilit për Ylli Manjanin

Gjatë kohës kur Manjani ishte pjesë e politikës aktive, në media u shkruajt se ai kishte marrë dhuratë nga Klement Balili. Bëhet fjalë për një apartament në Sarandë me sipërfaqe 75 m2.
Ndërkohë, Manjani pretendon se atë pronë e ka blerë nga një tjetër firmë ndërtimi dhe s’ka lidhje me Balilin.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Në deklaratat e pasurisë, Manjani cilësonte se e kishte blerë apartamentin në vlerën 45 mijë euro. Këtë shumë ai deklaron se e ka nga të ardhurat e prishjes së njëanshme të kontratës së punës së bashkëshortes. Megjithëse nuk e specifikon se sa ka përfituar bashkëshortja nga zgjidhja e njëanshme e kontratës së punës. Për mobilimin e këtij apartamenti ai deklaronte se kishte shpenzuar 10,000 euro.

Manjani nuk është hetuar asnjëherë dhe nga askush për këtë apartament, duke e lënë kështu të qetë bashkë me pasuritë e tij.

Sherri me Ramën në "WhatsApp"

Pasi i shërbeu Ramës si ministër, Manjanit duket se nuk i pëlqeu mënyra se si përfundoi bashkëpunimi mes tyre.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Në një intervistë pas shkarkimit të tij nga detyra, Manjani tregoi se kishte pasur një sherr përmes një komunikimi me mesazhe në aplikacionin ‘WhatsApp’ me kryeministrin Edi Rama. Në ato vite, Manjani u shpreh vetëm se kjo kishte të bënte me një deklaratë si ministër i Drejtësisë për çështjen e kanabisit, të shumëpërfolur në ato vite, duke sjellë kështu edhe një përçarje mes tyre, por jo përfundimtare.

“Mbaj mend që kemi bërë një debat me mesazhe në 'WhatsApp'. Jo në mbledhje qeverie. Ça mbledhje qeverie, ku flitet aty”,-shprehej Manjani.

Por duket se Manjani ka edhe arsye sado të parëndësishme për të falënderuar Ramën, veç postit si ministër.

“Rama më mësoi të flas në publik, ia di për ndër”,-u shpreh Manjani pak vite më parë.

2016-2019

Pas shkarkimit nga detyra e ministrit, vendimin ia komunikoi vetë Ilir Meta, kreu i Kuvendit dhe i LSI-së siç quhej atëherë, Manjani më pas dha dorëheqjen nga angazhimi me këtë parti.

Ylli Manjani, sharlatani politik që lëpin të gjithë

Jo vetëm kaq, por shkoi edhe në kritika të ashpra ndaj vetë Metës, me të cilin kishte bashkëpunuar prej vitesh.

“Që nga 2016 e këtej, LSI-ja në gjithë procesin e saj politik ka marrë vendime të gabuara, nuk është vetëm djegia e mandateve, por është edhe koalicioni i 2017-tës. Vajtja e Ilir Metës në Presidencë ishte vendimi i gabuar për fatin e LSI-së. Minus 120 mijë vota nga zgjedhjet e fundit. Nuk ka çfarë të ndodhë më rëndë sesa kaq për një parti politike. Ilir Meta ka bërë gabime të rënda në sjelljen politike dhe publike të tij, ai krijoi idenë e një presidenti të përfshirë në politikë, kjo është e dukshme. Nuk është antikushtetuese detyrimisht, siç thotë Parlamenti, por është një president që kishim vite që nuk ishim mësuar ta shihnim”,-është shprehur Manjani.

2020-2024

‘Flirti’ me Partinë Demokratike

Manjani, si para detyrës si ministër, por edhe më pas, duket se zgjodhi të afrohej edhe më një parti tjetër, këtë herë me Partinë Demokratike dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Kjo u vu re edhe më shumë kur Manjani i doli në mbrojtje si ‘avokat i zoti’, kur përsëriste nëpër studio televizive se SPAK-u nuk ka prova konkrete për Sali Berishën, ndaj ai nuk është një person i pandehur, por një person nën hetim për çështjen që e detyroi Berishën të qëndrojë rreth një vit në arrest shtëpie. Mbase me këtë mënyrë po tentonte të përfitonte ndonjë post tjetër në kurriz të PD-së.

“Nuk shkon më kjo punë! Kanë hetuar për 3 vite me radhë, po hyjnë në muajin e 5-të që e mbajnë tjetrin nën masë absurde, krejt joproprocionale sigurie. Tani nuk ka më kuptim, në asnjë lloj logjike të mbahet i shkëputur nga veprimtaria parlamentare një deputet dhe, veprimtaria politike një kryetar partie. Aq më tepër i partisë më të madhe opozitare. Ç'kuptim ka mbajtja me dhunë e një politikani opozitar jashtë detyrave të tij politike?! Me Sali Berishën e kanë tepruar. Kanë kaluar çdo limit logjik, ligjor po e po”,-ka thënë Manjani.

2024-2026

Angazhimi i ri, si avokat i krimit dhe Erion Veliajt

Manjani, që njihet ndryshe edhe si avokat i krimit, nuk ka rreshtur të dalë kundër drejtësisë së re dhe Prokurorisë së Posaçme. Dhe kjo zgjedhje e Manjanit, vetëm për t’i dalë në mbrojtje kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës që përpiqet t’i shpëtojë burgut, Erion Veliaj.

Në një studio televizive, Manjani e cilësoi SPAK-un si gjykatën më të tmerrshme në vend pasi ka çuar në burg njerëzit e inceneratorëve.

“Janë rreth 30 persona nën akuzë zyrtare nga SPAK-u, gjykata më e tmerrshme e vendit dhe e di pse akuzohen, akuzohen për punime të pakryera, prandaj janë në burg ata si të mos kenë frikë ata, ata janë në burg. Ose në akuza shumë të rënda, për fakte që nuk ekzistojnë siç po i propozoni ju inceneratorët, Lefter Kokës, se çështja ka nisur me Elbasanin ajo që SPAK e akuzojnë për korrupsion, por cili është korrupsioni, qenkan 8 firma në Durrës që kanë marrë para dhe pretendohet se këto ia kanë dërguar Kokës bakshish, kjo është zyrtare, një prej 6 akuzave, se këta të bëjnë 6 që nuk ke ku të luash”,-ka thënë Manjani.

Manjani, që llomotit ekraneve, me sulmet e tij të vazhdueshme ndaj SPAK-ut thekson qëndrimet dhe pozicinimin qartë, duke dalë kundër punës së drejtësisë. Ironikisht, ka qenë edhe ministër i Drejtësisë! Mbase nuk i leverdis as vetë sepse është i përfshirë në grupet kriminale, të cilat edhe i mbron.

Nga pozicioni si ushtar i Ramës, Berishës dhe tanimë edhe i Veliajt, Manjani me skandalet e tij publike dhe ‘dhuratat’ nga Klement Balili, formëson figurën e tij publike si sharlatan politik. Një individ që lëpin sa njërin pushtetar e sa tjetrin, kohët e fundit ka zgjedhur të lëpijë Erion Veliajn, një kryebashkiak mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale./CNA





Lajmet e fundit nga