Zbardhet vendimi i Sokol Sadushit/ Ja çfarë kërkon
Sokol Sadushi po përdor Gjykatën e Lartë si një instrument...

Gaz Bardhi është hedhur në sulm pas vendimit të PS-së për të rrëzuar SPAK-un për imunitetin e Belinda Ballukut.
Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, se po ndodh një përmbysje e madhe ku korrupsioni paraqitet si viktimë ndërsa drejtësia shpallet fajtore.
Bardhi e ka quajtur Ramën avokat peng të Ballukut.
“Në Shqipërinë e Edi Ramës po ndodh një përmbysje e madhe: korrupsioni paraqitet si viktimë, ndërsa drejtësia shpallet fajtore.
Dhe këtë përmbysje e pamë qartë në çështjen e Belinda Ballukut, të trajtuar nga avokati/peng i saj, kryeministri në detyrë Edi Rama.
Në vend që të përgjigjej për provat e SPAK-ut dhe abuzimet me 11 tenderët prej 1.1 miliardë eurosh, Kryeministri zgjodhi të sulmojë drejtësinë dhe të përdorë Parlamentin për ta penguar atë.
Objektivi kryesor i Edi Ramës ishte viktimizimi i Belinda Ballukut, qeverisë së tij dhe atij vetë, duke u përpjekur të diskreditojë prokurorin e çështjes dhe SPAK-un, si dhe të minimizojë rëndësinë e provës së përgjimeve.
A nuk është qesharak dhe i pabesueshëm një kryeministër që flet për linçim politik të partisë në pushtet nga i njëjti sistem, me të cilin mburrej se e kishte ngritur vetë për të shkuar edhe deri në zyrën e tij? Por Edi Rama ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
Ai flet për pavarësi të drejtësisë, por voton kundër kërkesës së SPAK-ut për të lejuar arrestimin e bashkëpunëtores më të afërt të tij.
Kam parë me qindra komente në rrjete sociale, dje dhe sot. E kuptoj që shumë njerëz janë të zhgënjyer nga vendimi i Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe aktet korruptive të qeverisë së tij.
Por për të gjithë të zhgënjyerit kam një mesazh: prej sot, shikojeni Edi Ramën ai që është në të vërtetë, një mbrojtës politik i korrupsionit, të cilit tani i ka rënë maska 10-vjeçare e arkitektit të reformës në drejtësi.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë se vendimi i Edi Ramës për t’u bërë avokat i korrupsionit nuk është marrë dje. Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me ndonjë fakt juridik, sepse provat janë aty.
Ky është një vendim politik i marrë që ditën e parë të ngritjes së akuzës. Është një vendim i paracaktuar, njësoj si tenderët për të cilat është marrë e pandehur dhe po hetohet Belinda Balluku.
Qytetarët meritojnë të dinë gjithashtu se, për herë të parë që nga krijimi i SPAK-ut, një kërkesë e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për hetimin e abuzimit me fondet publike në nivelet më të larta të pushtetit po refuzohet politikisht nga shumica parlamentare, jo mbi bazën e një analize juridike, por mbi bazën e një mbrojtjeje të hapur politike nga Kryeministri i vendit.
Të gjithë e pamë se Edi Rama përgojoi këdo dhe bëri pis gjithçka që e çon drejtësinë nga Belinda tek ai vetë, por në 80 minuta fjalim ai nuk përmendi asnjëherë provat reale të Prokurorisë së Posaçme.
Janë me mijëra mesazhe të Belinda Ballukut me vartësit e saj ku ajo ndërhyn në tenderë në mënyrë të paligjshme për të favorizuar një kompani, ose për t’ia hequr të drejtën një kompanie tjetër”, është shprehur Gaz Bardhi./ CNA
Sokol Sadushi po përdor Gjykatën e Lartë si një instrument...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas turpit të...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, njeriu që nuk...
I njohur si gazetar i familjes Veliaj, Mero Baze, në rreth...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është paraqitur sot në GJKKO k...
Mesnatën e 17 majit 2025, një studente ukrainase, banore e...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do ...
Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve...
Në Shkodër u zhvillua mbledhja e strukturave të Partisë De...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shpre...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka f...
Avokati i krimit, Ylli Manjani që mbron bandat dhe grupet ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka folur mbrëmj...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një bised...
Më 8 mars 2026, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Ti...
Foltorja e radhës e opozitës është mbajtur mbrëmjen e sotm...
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar ditën e sotme qëndr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës. ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg gazetarin gjob...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...