Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Po shtohen kostot për agjencitë e pasurive të paluajtshme dhe qytetarët nga vonesat në shqyrtimin e aplikimeve pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për shkak të mbylljes së sporteleve fizike.
Ndryshimi i sistemit me mbylljen e sporteleve dhe aplikimeve "online", nisi nga 3 korriku, pa pasur digjitalizim të plotë të dosjeve të pronave.
Sipas agjencive imobiliare kjo vijon të sjellë bllokim te shitjet e pasurive të paluajtshme. Reforma synon digjitalizmin e rreth 3,187,000 pasurive dhe skanimin e 2,252,000 dosjeve. Më herët nga të dhënat e publikuara nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës rezulton se nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme, ku vetëm 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.
Një nga drejtuesit e agjencive të pasurive të paluajtshme në Tiranë pohoi për "Monitor" se prej muajit qershor po përballen me vonesa apo moskthime përgjigjesh për aplikimet që kryejnë nëpërmjet zyrave të noterëve. Reforma për digjitalizimin e totalit të kartelave të pasurive mundëson shqyrtimin "online" të aplikimeve nëpërmjet përzgjedhjes nga sistemi i algoritmit, me qëllim eliminimin e korrupsionit po krijon bllokim në shitjen e pasurive. Agjencitë imobiliare ngrenë shqetësimin se vonesat për shqyrtimin e aplikimeve që po zgjasin prej javësh jo vetëm që po shkaktojnë humbje për kryerje transaksionesh në shitblerjen e pronave, por edhe vonesa në marrjen e kredive.
“Kemi ende transaksione të muajit qershor që s'i kemi zgjidhur dhe nuk dimë çfarë zgjidhje t’u japim. Aplikojmë për në Vlorë dhe Vlorës nuk i shfaqet aplikimi fare. Më pas për një tjetër aplikim na vjen përgjigje nga Korça që thotë ke mungesë dokumentacioni, por pa përcaktuar se cili dokument mungon. Jemi realisht shumë keq. Aplikojmë shërbime “fast” me dyfishin e pagesës për kartela të rifreskuara dhe nuk na dalin”, pohon një nga drejtuesit e agjencive imobiliare.
Kryetarja e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi e kontaktuar nga "Monitor" tha se arsyet e vonesave në shqyrtimin e aplikimeve për shërbime të ndryshme pranë Agjencisë së Kadastrës Shtetërore po ndodhin për shkak të transformimit rrënjësor të sistemit, duke nisur që me digjitalizimin e plotë të kartelave të pasurive të paluajtshme me qëllim luftimin e korrupsionit dhe eliminimin e radhëve në shërbimet ndaj qytetarëve.
“Ndërmarrja e kësaj reforme të shumëkërkuar dhe e mbështetur nga noterët, si vendosja e radhës kush aplikon i pari përfiton shërbim i pari, vendosja e aplikimit 'fast' i kërkuar me ngulm nga noterët për të cilin është gjetur mirëkuptimi nga Agjencia e kadastrës shtetërore, ishte e domosdoshme. Pavarësisht vështirësive që dalin si për noterët, qytetarët, bankat, bizneset dhe vetë kadastrën, ishte një nismë që duhet të niste. Rezultatet janë të dukshme. Për të arritur rezultatet maksimale kërkohet koha e nevojshme dhe mirëkuptimi i të gjitha palëve”. Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve nënvizoi se disa prej shërbimeve të ofruara nga kadastra po funksionojnë pa vonesa, siç është shërbimi “fast” për aplikimet te rifreskimet e kartelave të pasurive.
Për problematikën e krijuar me shqyrtimin e aplikimeve në ASHK, kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale pohoi se zbatimi i reformës po zhbën sistemin e vjetër të sekserëve.
“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës. Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.
Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”, theksoi kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar. Më herët edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ngriti shqetësimin se moskryerja e veprimeve të bllokimit të pronave që lihen si kolateral është bërë një faktor me ndikim të rëndësishëm në frenimin e kredisë në dy muajt e fundit./ Revista Monitor
Ministria e Mbrojtjes, pasi është bazuar tek informacioni ...
Dhënia me qira e truallit nga ana e pushtetit vendor është...
OSSH ka shpallur masat që do të marrë ditën e nesërme dhe ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar batutën e kryem...
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ...
Pas një fitoreje të jashtëzakonshme në 29 korrik, ku në di...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se gjendja e autostradave në ...
Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se ditën e nesërm...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij d...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i është përgjigjur r...
Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë fjalës n...
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është shtyrë afati i...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka ndarë me p...
Sot po mbahet në Slloveni Forumi Strategjik i Bledit ku në...
Kryeministri Edi Rama në panelin e liderëve në Forumin Str...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Forumin S...
Kryeministri Edi Rama, sërish me dorë të hekurt ndaj punon...
Në juglindje të vendit janë shtuar rastet e dhunës në fami...
Parisi do të bëhet të premten kryeqyteti i parë evropian q...
Reparti Qendror i Sterilizimit, i ndërtuar në vitin 2011, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...