
Në juglindje të vendit janë shtuar rastet e dhunës në familje.
Vetëm ditën e sotme policia e Korçës ka raportuar katër raste.
Tri prej tyre janë raste ku burrat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Përkatësisht kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve këta persona:
1. Një 44-vjeçar me inicialet K. Dh. banues në fshatin Barmash, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ai u vu në prangat e policisë.
2.Një 50-vjeçar me inicialet A. L., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
3.Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin me inicialet, E. Ç., banues në fshatin Burimas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila po ashtu u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Nuk kanë munguar as rastet kur është ushtruar dhunë ndaj prindërve.
Përkatësisht një rast i tillë është si më poshtë:
Uarrestua në flagrancë 34-vjeçari me inicialet B. F., banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Më datë 25 gusht:
Shtetasi E. Ll., 31 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka fyer, nëpërmjet celularit, ish-partneren e tij.
Filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.
U arrestua në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Më datë 23 gusht:
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për J. J., 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër-mbrojtjeje.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. T., 40 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se 40-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tyre 8-vjeçar.
Më datë 22 gusht:
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
M. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31-vjeçare;
E. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Edhe më herët është raportuar një numër i rasteve të dhunës në familje./ CNA
Parisi do të bëhet të premten kryeqyteti i parë evropian q...
Reparti Qendror i Sterilizimit, i ndërtuar në vitin 2011, ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmërua...
Në shtator të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian përmbylli...
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj...
Eshtrat e Qazim Mulletit, ish-prefektit të Tiranës do të p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar kreun e q...
Prej ditësh, CNA ka krijuar një sondazh ku pyet shqiptarët...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Një 40-vjeçar i dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat...
Interesi për Shqipërinë turistike është shpërfaqur në ...
Një 32-vjeçar shqiptar ka qenë shenjestër e një atentati t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i ka d...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se të ...
Ashtu siç CNA e kishte paralajmëruar, Partia Socialiste do...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publiku...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur ditën e...
Bashkimi Evropian me mekanizmat e tij të financimit kishte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...