web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Teknologjia nuk mund ta zëvendësojë librin”/ Nora Malaj: Të rikthejmë ekuilibrin në arsim

4 Korrik 2026, 19:05, Aktualitet CNA

Disa prej vendeve më të zhvilluara po rikthehen te përdorimi i lapsit dhe letrës, duke kufizuar teknologjinë në procesin mësimor. Në një intervistë për CNA TV, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, u shpreh se Shqipëria ndodhet ende në faza eksperimentimi dhe duhet të gjejë një ekuilibër mes teknologjisë dhe librit.

Sipas saj, përdorimi i teknologjisë duhet të shërbejë si një mjet mbështetës dhe jo si zëvendësues i metodave tradicionale të të nxënit.

Malaj theksoi se një tjetër sfidë e rëndësishme mbetet përgatitja dhe kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve. Ajo kërkoi gjithashtu rishikimin e kurrikulës arsimore dhe përshtatjen e metodave të mësimdhënies me realitetin e sotëm. Sipas saj, brezat e rinj mësojnë dhe zgjidhin problemet ndryshe nga gjeneratat e mëparshme, ndaj edhe sistemi arsimor duhet të evoluojë.

Pedagogia nënvizoi se vetëm përmes këtij ekuilibri mund të përmirësohet cilësia e arsimit.

 

"Kemi një problematikë në mënyrën se si do të orientohemi drejt tregut të mësimdhënies. Po shikojmë që vendet e zhvilluara, siç janë Danimarka, Norvegjia dhe vende të tjera, po heqin dorë nga tableti apo nga telefonat apo nga informacioni në formatin elektronik. Dhe po i rikthehen dhe një herë librit dhe lapsit. Ndërkohë që ne jemi në fazën që po bëjmë këto lloj eksperimentesh. Atëherë duhet parë deri ku mund të shkojmë dhe se si mund t'i realizojmë të dyja alternativat. Të trajnojmë të dyja, edhe librin edhe lapsin, por edhe tabletin, por jo të zërë një kohë më shumë ajo. E treta e shumë e rëndësishme është përgatitja e... e kualifikimit të mësuesve për të pasur dijen dhe për të qenë pjesë e... e kurrikulës bashkëkohore. E katërta, rishikimi i kurrikulës, që është një domosdoshmëri dhe është kthyer në një nevojë, pasi mësuesi nuk duhet të jetë administrator, por duhet të jetë ai që quhet lideri, i cili të ndihmon në procesin e mësimdhënies. Dhe e pesta, fëmijët sot janë ndryshe nga fëmijët e brezit tuaj, me brezin tim nuk krahasohen fare, që do të thotë është kjo Gjenerata Z që thuhet, e cila ka një qasje tjetër të problemeve, të cilët duan që mekanizmat e tyre t'i realizojnë në kohëra të tjera dhe me modele të tjera", tha pedagogia./CNA





Lajmet e fundit nga