web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Naftë në det/ Oriola Marashi denoncon gjendjen në një nga plazhet e jugut

4 Korrik 2026, 17:44, Aktualitet CNA

Naftë në det/ Oriola Marashi denoncon gjendjen në një nga

Modelja Oriola Marashi me anë të një postimi në Instagram ka denoncuar gjendjen e detit në një prej plazheve të vendit.

Marashi ka postuar një foto të rroba të banjove ku shihen të bëra pis. Modelja sqaron se nuk janë bërë me rërë, por është shenjë vaji ose nafte që i është bërë pas larjes në det.

Marashi shprehet se kjo po na dëmton të gjithëve dhe deti ynë nuk është kosh plehrash.

Sot dola nga deti dhe rrobat e banjos dolën kështu. Kjo nuk është rërë. Kjo është naftë. Deti ynë nuk është kosh plehrash. Kjo ndotje po na dëmton të gjithëve, shëndetin tonë, kafshët detare dhe natyrën. Është e rëndësishme të flasim dhe të kërkojmë përgjegjësi”, shkruan modelja.

 

Naftë në det/ Oriola Marashi denoncon gjendjen në një nga

Denoncimi i modeles nuk është rasti i vetëm, pasi dhe figura të tjera kanë denoncuar gjendjen e detit në një prej plazheve të jugut./CNA





Lajmet e fundit nga