"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Emisioni ‘Plug’ disponon dokumente të mbledhjeve të përbashkëta midis tre aksionerëve, ku flitet për gjetjen e investimit. Por fillimisht, do të trajtojmë dy kompanitë e reja që futen si aksionerë të "Geogenix", pikërisht kompania italiane "Franco Tosi Mecanica" dhe "Icare Holding sa", me seli qendrore në Zvicër.
Kompania ‘Franco Tosi Mecanica’ është në pronësi të shtetasit Alberto Presezzi. Ky i fundit rezulton se është një nga aksionerët kryesorë të kompanisë ‘Geogenix’, ish-"Integrated Energy BV". Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Presezzi është pronar përfitues me 40%.
Mirëpo, një mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Alberto Presezzi-t, Gabirele Tarroni Longinoti, në deklaratën e dhënë për emisionin ‘Piranjat’ një vit më parë, së fundi ka folur edhe për emisionin ‘Kronos’, ku ka treguar të dhëna të rëndësishme për Alberto Presezzi-n.
Sipas Gabriele Tarroni-t, në zyrën e Presezzi-t kanë ardhur shpesh politikanë shqiptarë, ndërsa ai vetë ka qenë i pranishëm në dy takime që Presezzi ka zhvilluar në Tiranë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Madje, biznesmeni italian, që sot ndodhet në Dubai, tregon se ish-shoferi i tij Miliad Lopa, i kishte treguar se midis viteve 2017-2018, kishte udhëtuar drejt Teheranit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për disa takime të rëndësishme.

Kjo dëshmi nuk u mor kurrë nga SPAK-u, madje SPAK-u deri më sot nuk e ka pyetur kurrë Gabriele Tarroni Longinoti-n për deklaratat e tij, që lidhin Erion Veliajn, Alberto Presezzi-n me Iranin… Tarroni është dëshmitari i munguar i SPAK-ut…
Mirëpo, teksa SPAK-u ka heshtur përballë këtyre deklaratave, deri më tani është e faktuar se Alberto Presezzi, që dëshmohet se është takuar disa herë me Erion Veliajn, ka një bashkëpunim të ngushtë me kompaninë shtetërore iraniane të energjisë, "Mapna Group".

Në vitin 2015, Alberto Presezzi dhe kreu i kompanisë "Mapna Group", Abbas Aliabadi, kanë themeluar kompaninë ‘Tuga Franco Tosi Mecanica’. Madje emisioni "Plug", risjell për herë të parë dokumente që tregojnë se si kompania e Alberto Presezzi-t dhe "Mapna", kanë zbatuar disa projekte të përbashkëta gjatë viteve të fundit në fushën e energjisë dhe jo vetëm.
Kjo e dhënë tregon lidhjen e inceneratorit të Tiranës me regjimin e Teheranit, pikërisht nëpërmjet kompanisë "Franco Tosci Mecanica". Madje, Alberto Presezzi, ortaku i kompanisë shtetërore iraniane të energjisë, ka pasur dhe një takim në vitin 2017 me kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit, në agjendën e 30 janarit 2017, të kthyer në pikturë, ka pasur takim pasdite me Alberto Presezzi-n, Miliad Lopën dhe një tjetër person, të shoqëruar nga Erion Braçe.

Kjo është denoncuar dhe nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili vitin e kaluar denoncoi madje edhe një tjetër skandal, ardhjen e Alberto Presezzi-t dhe Miliad Lopës në agjencinë e pronave të sekuestruara në Tiranë, e cila administron inceneratorin e Sharrës pas sekuestrimit nga SPAK-u.
Në atë kohë, gazetarët tentuan të pyesnin Alberto Presezzi-n për këtë aferë, por ai dhe Miliad Lopa hezituan të përgjigjen…
Veç kompanisë "Franco Tosi Mecanica", 40% të aksioneve i disponon edhe kompania zvicerane "Icare Holding SA" në pronësi të shtetasit Max Abitbol./ CNA
Afera e inceneratorit është një biznes qeveritar dhe me li...
Senati italian ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në v...
Gazmend Muça është një nga emrat e parë të të fortëve në v...
Pak minuta më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anton...
Pas rënies së komunizimit, në vitet e para të pluraliz...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbri...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit sapo është ulur në...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me bu...
Seanca e sotme parlamentare nuk është zhvilluar normalisht...
Kuvendi ka miratuar projektligjin për lojërat e fatit me 7...
"Ushtarët dhe shërbëtorët" e Lul Bashës kanë kërkuar kryem...
Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputetë...
Lul Basha është ngritur herët nga gjumi sot për t'u bërë p...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka folur për marrëveshj...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar agjendën e Se...
Këtë të enjte, datë 15 shkurt 2024, po ju njohim me ti...
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancën e radhës p...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të prekë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...