Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Anëtari i Kryesisë së Partisë demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me projektin për portin e Durrësit.
Bozdo bën me dije se për arsyen e vetme, të hapjes së rrugës për projektin korruptiv të ndërtimeve në Portin e Durrësit, nga Mohamed Alabbar, mik dhe partner i Edi Ramës, kompania gjermane EMS-APO padit me 40 mln euro Shqipërinë në arbitrazh.
Sipas tij kjo shumë parash rëndon në xhepat e qytetarëve shqiptarë.
“Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi në se këtë rast 40 milionë euro do të paguhen nga shqiptarët. Siç nuk kishte asnjë rëndësi se Bechetti do të paguhet 110 milionë euro, apo për rreth 450 milionë euro që përllogaritet dëmshpërblimi total i qeverisë shqiptare në arbitrazhit ndaj kompanive të huaja.”, tha Bozdo.
Fjala e plotë:
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kompania gjermane EMS-APO ka paditur Autoritetin Portual, d.m.th. qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington, për një shumë prej 40 milionë eurosh, për dëmtim me qëllim të aktivitetit të saj tregtar në Portin e Durrësit.
Kjo për arsyen e vetme, të hapjes së rrugës për projektin korruptiv të ndërtimeve në Portin e Durrësit, nga Mohamed Alabbar, mik dhe partner i Edi Ramës, të cilit i është dhuruar nga ana e Kryeministrit aseti më i rëndësishëm strategjik dhe ekonomik i Shqipërisë sot– Porti i Durrësit.
Ndërsa kompania gjermane, ndaj të cilës qeveria e Edi Ramës është sjellë brutalisht, duke e përzënë nga aktiviteti i ligjshëm tregtar në Portin e Durrësit, do të arkëtojë 40 milionë euro nga paratë tona, Mohamed Alabbar është duke shitur apartamente në ajër – pa i ndërtuar ende, është duke shitur pronën e shqiptarëve duke siguruar fitime marramendëse për të dhe parterin e tij në këtë aferë.
Nuk mund të gjendet një rast i tillë i dytë në asnjë vend të botës, ku porti kryesor i vendit në të cilin përpunohen 95% e mallrave detare, praktikisht dera e vetme e komunikimit detar të Shqipërisë me botën, t`i falet një ndërtuesi si Alabbar, me qëllimin e vetëm që ky të fitojë në mënyrë të sigurt miliarda euro, duke e përjashtuar nga cdo lloj konkurrence.
Ndërsa Alabbar mbush xhepat, shqiptarët do të duhet të paguajnë minimalisht 2 milardë euro të tjera për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, plus edhe ndonje kusur te vogel 40 milionesh në Arbitrazh si rasti i kompanisë gjermane.
Kjo është fytyra e vërtete e kësaj qeverie. Nga njëra anë, e ëmbël dhe e dashur me korrupsionin, me skandale të panumërta korruptive të saj në kontrata ku shqiptarët zhvaten me qindra milionë euro, dhe nga ana tjetë e dhunshme me biznesin e ndershëm, që me garë dhe kontrata të ligjshme operojnë në vendin tonë, që punësojnë shqiptarët dhe ndihmojnë rritjen ekonomike të vendit.
Në fakt, për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi në se këtë rast 40 milionë euro do të paguhen nga shqiptarët. Siç nuk kishte asnjë rëndësi se Bechetti do të paguhet 110 milionë euro, apo për rreth 450 milionë euro që përllogaritet dëmshpërblimi total i qeverisë shqiptare në arbitrazhit ndaj kompanive të huaja.
Për Edi Ramën ka rëndësi që Alabbar të shesë apartamentet ende pa filluar ndërtimet, që Zoto, Mërtiri dhe Rapaj të paguhen akoma me paratë tona, sepse në fakt ai dhe ministrat e tij janë përfitues direkt të këtyre parave.
Partia Demokratike e konsideron megaaferën korruptive të Portit të Durrësit dëmin më të rënde që i shkaktohet ekonomisë dhe sigurisë kombëtare. Lënia e vendit pa një port tregtar, grabitja e pronës, pastrimi i parave të pista dhe fitimet marramendëse, të gjithë këto nuk mund të bëhen veçse nga ata që nuk e duan Shqipërinë, që kanë vite që po përzënë shqiptaret në mërgim, që vendin e konsiderojnë plaçkë lufte dhe rrëmbejnë çfarë dhe ku të munden. Këta kanë emër dhe mbiemër, janë Edi Rama dhe ministrat e tij Zoto, Mërtiri, Rapaj, Gjoka etj…
Një ditë të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe një ditë drejtësia nuk do të jetë e telekomanduar nga Surreli. Partia Demokratike do të denoncojë dhe padisë cdo rast korrupsioni që prek interesin publik dhe kombëtar./ CNA
Deputetja Flutura Açka ka braktisur mbledhjen e Konferencë...
Të mërkurën, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për d...
Ditën e sotme në GJKKO ishte seanca e parë e gjyqit për 4 ...
Festa e Birrës, një prej eventeve më madhore që organi...
Një vjedhje ka ndodhur afër mesnatës, thuajse në qendë...
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur gjatë mesnat...
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Laert Haxhisë, i cil...
Transportonte me furgon, me qëllim shitjen, mallra të ndry...
Një 48-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e policisë p...
Gjashtë personat e arrestuar nga policia dy ditë më parë n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në deklaratë për medi...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimi...
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Ber...
Avokati Erjon Syziu mendonte se i kishte mbyllur lloga...
Në 24 shtator do të mbahen zgjedhjet në Kukës, ku koalicio...
Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate mes deputeti...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e takimit të Cl...
Pas miratimit në Komision për rikthimin e basteve "online"...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një ...
Mjeku Alban Haxhi ka folur për pasojat e drogës së qua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...