“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Krerët e qeverive, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshjet e lëvizshmërisë në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) - për lirinë e lëvizjes me letërnjoftim, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe të kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët – në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur sot në kryeqytetin gjerman. “Edhe pse u menduan si pothuajse të pamundura, pas një pune të pareshtur gjatë dy vjetësh të vështirë e të mundimshëm, të tria marrëveshjet qendrore të bashkërenduara nga RCC-ja arrijnë të shohin më në fund dritën e diellit, pasi sot ato do të preken nga ata për të cilët edhe u krijuan: qytetarët tanë!
Ashtu si ndikimi i gjithandejshëm i marrëveshjes rajonale për heqjen e tarifave “roaming” dhe korridoret e gjelbra, edhe këto tri marrëveshjeve do të prekin jetën e përditshme të qytetarëve në formë të drejtpërdrejtë dhe konkrete.
Të gjitha këto kontribuojnë për ndërtimin e urave, për të cilat ka ende nevojë rajoni ynë në brendësi të vet, dhe me BE-në me trajtim të barabartë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Samit.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, falënderoi RCC-në për të gjithë punën e shkëlqyer të bërë në dy vitet e fundit në lehtësimin e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë, duke bërë thirrje për përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit evropian.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ky është një hap i madh integrimi drejt Tregut të Përbashkët Rajonal, sepse u jep mundësi qytetarëve për të zhvilluar përvoja dhe për të sjellë më të mirën në rajon.
Në konkluzionet e Kryesisë, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit riafirmuan rolin kyç të Procesit të Berlinit si një nxitës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i procesit të integrimit në BE. Vlerësuan përpjekjet e bëra nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e CRM, duke vlerësuar rolin kryesor koordinues të RCC dhe CEFTA në negociatat e suksesshme të marrëveshjeve të lëvizshmërisë.
“Me shpresën për procedura që do ta bëjnë të mundur ratifikimin e tyre shpejt e pa vonesa, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për këto marrëveshje, në mënyrë që të mirat që ato sjellin të shpërndahen tek qytetarët sa më shpejt që të jetë e mundur. Me këtë punë si shtysë dhe inkurajim për të ardhmen, është koha që të ndjekim shembullin e Shteteve Anëtare që janë bërë pjesë e nismës së korridoreve të gjelbra, në mënyrë që ta bëjmë realitet uljen e tarifave “roaming” ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Jam e sigurt që do të mund të tregojmë rezultate të tjera konkrete në Samitin BE-BP që do të mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti. Në këto kohë të vështira që po kalojmë, kemi nevojë jo vetëm për këto nisma, por edhe për masa të tjera për të qënë të integruar në fusha si energjia, rezistenca kibernetike, keqinformimi, etj. Si një mekanizëm gjithëpërfshirës rajonal, RCC-ja është e gatshme të kontribuojë për mbarëvajtjen e Procesit të Berlinit, si edhe të Samiteve të ndryshme të këtij Procesi, duke ofruar dhe siguruar një nga aftësitë që mësohet më gjerësisht në çdo vend: bashkëpunimin me njëri-tjetrin” përfundoi Bregu.
Duke pranuar se kriza energjetike dhe tranzicioni në energjinë e rinovueshme mund të menaxhohet vetëm përmes bashkëpunimit më të thellë rajonal, pjesëmarrësit e Samitit ranë dakord se Evropa duhet të rimendojë furnizimin e saj me energji dhe sigurinë e energjisë, duke siguruar energji të përballueshme dhe të besueshme, por gjithashtu duke luftuar ndryshimet klimatike dhe duke reduktuar ndotjen e mjedisit.
Për këtë qëllim, Liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan një Deklaratë të Përbashkët për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Pjesëmarrësit riafirmuan angazhimet e rajonit ndaj Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), një tjetër agjendë e koordinuar nga RCC, për të garantuar neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.
Pjesëmarrësit e Samitit theksuan dëshirën e tyre për vazhdimin e Procesit të Berlinit, me qëllim shfrytëzimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal të përmirësuar dhe gjithëpërfshirës.
Ranë dakord që Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit 2023 të mbahet në Shqipëri./CNA.al
"Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe ës...
Pas deklaratës së Sekretares së Brendshme, dhe deklaratës ...
Bledar Dalipi është zgjedhur si Administrator i ri i OSSHE...
Një ish-ministër konservator ka reaguar sot ndaj Kryeminis...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me kre...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mesditën e sotme, në SPAK...
Policia e Shkodrës ka rrestuar shtetasin A.P., 35 vjeç...
6 liderët e Ballkanit e Perëndimor kanë firmosur sot në sa...
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Mali...
Mjeku me iniciale I.H,, 52 vjeç ka përfunduar në prangat e...
Në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, u diskutua proje...
Elvis Demçe është një nga figurat më të njohura të botës s...
Ledio Braho i “Babales” por edhe Ledio Braho i incenerato...
Në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë, e cila...
Janë rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tall...
Rrufe në qiell të hapur, ishin kronikat e "Top Channel", a...
Rasti i dhunës së djeshmë në shtëpinë e të moshuarve në Pe...
Partia e Lirisë ka publikuar emrat e anëtarëve të kryesisë...
Ditën e djeshme një skandal i ndodhur në shtëpinë e të mos...
Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për statutin e Partisë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...