
Ngjarja e Himarës/ Murrizi: Komisari që vrau 7-vjeçaren, ishte në delir do të emërohej Shef i antidrogës në Elbasan
Arjan Tase pritej që të emërohej në një post më të lar...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Himarë, tashmë ka kaluar në organet e drejtësisë. Ditën e sotme është dhënë masa e dënimit për ish-policin Arjan Tase, duke e lënë arrest me burg.
Gjithashtu është zbardhur dëshmia e plotë e babait të vajzës së ndjerë që humbi jetën dhe e disa dëshmitarëvetë tjerë, të cilët kanë qenë prezent në momentin tragjik.
Sipas dëshmisë dhe raportit të mbajtur nga prokuroria, kjo e fundit ka vendosur të ndryshojë akuzën ndaj ish policit, nga vrasje nga pakujdesia, që referoi AMP, në “vrasje me dashje ne rrethana indirekte”.
Në dosjen hetimore është përshkruar e gjithë skena e krimit ku Tase në momentin e aksidentit ka kthyer skafin me shpejtësi kurse helikat e motorëve masakruar trupin e 7-vjeçaren.
"REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË
Prot.
KËRKESË
Date 04.08.2022.
PËR VLEFTËSIMIN E ARRESTIMIT NË FLAGRANCE DHE CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT PERSONAL
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Seksionit të të Miturve Vlorë
Në datë 03.08.2020 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë janë referuar me shkresën Nr 95 prot datë 03.08.2022 nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore pranë Drejtorisë Rajonale Gjirokastër Vlorë materialet proceduriale që referohen arrestimit në flagrancë të shtetasit Arian Tase, i biri i Minella dhe Donika i datëlindjes 10.12.1984 lindur në Përmet banues në Tiranë me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore të padënuar më parë që dyshohet tashmë për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte” të parashikuar nga neni 76 Kodit Penal. Nga studimi i të dhënave te dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra rezulton se:
Në datë 02.08.2022 rreth orës 14.00 minuta, në plazhin Potans- Himare, i arrestuari Arian Tase, ndërsa drejtonte mjetin lundrues tip gomone, e emërtuar NNA 154 dhe MARGO”, te pajisur me dy motorre te jashtëm, me kapakë me ngjyrë të bardhë, me shënimet “Racing 300 ka goditur me helikat e motorreve respektive dhe i ka shkaktuar vdekjen, shtetases së mitur që ndodhej në afërsi të bregut të detit duke u lare. Jonida Avdia.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese. Nga deklarimet e shtetasit Bledar Avdia( prindi fëmijës) ka rezultuar se familja Avdia bashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel qe ndodhet tek rrethit i Potamit. Mengjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij.
Rreth orës 14.00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndersa ka qenë duke u larë bashkë me vajzën ne afersi te bregut, ka pare nje skaf me ngjyre te bardhë, me dy persona në bord, qe ka ardhur në bregun e plazhit tek hotel “Tirana dhe ka parë se nga bordi i mjetit ka zbritur ne vijim ka parë dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf.
Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe eshte futur me nje shpejtësi sketerre duke përcare atë dhe vajzën, për ta marre kthesën, ka goditur me motorrêt vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin. Ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer ka daluar skafin dhe ka ardhur në breg.
Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri në lidhje familjare me viktimen) thote se rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment. Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur te mituren me helikat e motorrëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bertasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë.
Ne kete kohe Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete. Nga deklarimet shtetases Silvana Malaj pushuese) ka rezultuar se rreth ores 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ka parë se pas tyre ndodhej nje skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut.
Bashkeshorti i ka kërkuar që te lajmeronte policinë për të larguar skafin dhe nderkohe që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin é ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga komrolli.
Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndahe. Sipas të dhënave të procesverbalit te keqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se gjatë keqyrjes së mjetit lundrues janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut të apiks në pjesën e sipërme të kapakut te motorrit të krahut të djathtë, në anën e brendshme të tubolarit të krahut të djathtë etj.
Sipas të dhënave të procesverbalit të keqyrjes së kufomës rezulton se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me buzë të rregullt, me gjatësi 22 cm, në anën e djathtë 8 ball që fillon nga mesi ballit, që përshkon syrin e djathtë e përfundon në pjesën e poshtme të veshit të djathte.
Ne qafe është konstatuar një plagë prerëse horizontale me jatësi 12 x 9 cm, në supin e djathtë një plagë me ekspozim te indit kockor dhe thyerje e kockave të supit të djathte, në gjoks duke filluar nga ana e djathte dhe duke vazhduar në anën e majtë është konstatuar një plagë me përmasa 30×7 cm, brinjët e anës së majtë janë konstatuar të thyera,ne bark dhe gjoks është konstatuar plagë e madhe me dëmtim e organeve të brendshme dhe ekspozim të tyre, demtim të organit gjenital, thyerje te gjymtyrëve të poshtme.
Sa më sipër rezulton qartë jo vetëm nga nga deklarimet e dhëna, por dhe nga të dhënat qoftë të keqyrjes së mjetit lundrues, qoftë të kuqyrjes së kufomës, se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues shtetasi Arian Tase, ai që e ka goditur me mjetin lundrues helikat e notoneve) dhe ka i shkaktuar vdekjen të mitures Jonida Avdia.
Demtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyshem se arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të larte. Sa me sipër është proceduar nga policia gjyqësore me kryerjen e arrestimit në flagrancë e dyshuar fillimisht për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 85 Kodit Penal.
Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën pakujdesisë që shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Personi e kryen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinë e ardhjes së pasojave, nuk i deshiron ato dhe me mendjelehtësi shpreson që ti shmangë pasojat ose kur nuk parashikon pasojat por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundesi ti parashikonte.
Ne situaten e ndodhur, vdekja e të miturës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese sheta Arian Tase, me detyrë punonjës i policisë së shtetit, që ka objekt të punës të tij zbatimin e ligjit (dhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore) ka vepruar kur kundërshtim me ligjin. Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në një zonë detare të ndaluar për të hyrë, në një zonë ku qanësisht evidentohen fëmijë, të rritur, & moshuar që janë duke pushuar dhe u argëtuar sjell pasojë në jetën dhe shendetin e tyre, duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur tilla rastet tashmë të njohura dhe mediatikisht), dhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojë pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës.
Dashje indirekte ose e tërthortë si një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikon që nga veprimi tij mund të vijnë pasoja të kunderligishme, këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja pasojave . Në këtë kuptim.veprimet e të arrestuarit Arian Tase do te cilesohen sipas nenit 76 të Kodit Penal. vrasje e kryer në formën e dashjes indirekteté thorte.
Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale për të cilën dyshohet tashme ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 te Kodit & Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrance( vepra penale për të cilën dyshohet arrestuari parashikon një dënim jo më të ulët në maksimum se pesë dy vjet, si The eshte kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale i kërkojmë gjykatës të vleftësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase.
Përveç kësaj në bazë të nenit 244 parag Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktojë si mase sigurimi personal atë të “arrest në burg parashikuar nga neni 238 Kodit të Procedures Penale,sepse plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme të parashikuara nga nenet 228 pika 1,2,3/229 parag. 1.2. të Kodit Procedures Penale.
Nga të dhënat e deritanishme, për kete shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte të parashikuar nga neni 16 Kodit Penal,dyshim ky që bazohet në të gjitha aktet shkresore bashkëlidhur. Shretsi i mësipërm nuk paraqet shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penalet není 228.parag.2 1 K.Pr.P).I arrestuari ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe vepra penale për të cilën dyshohet të ketë kryer ky i fundit, parashikohet nga neni 76 i Kodit Penal.
Kjo mase sigurimi personal është masa më e përshtatshme nëse mbajmë parasysh rethanat e faktit në ngarkim të këtij personi, sanksionin ligjor që parashikohet për këtë vepër penale denim me burgim nan dhjetë gjer në njëzet vjet), gjendjen gjyqësore të padënuar më parë të tij.. Po kështu kjo masë i përshtatet si nevojave të sigurimit që dalin në rastin konkret,ashtu dhe atyre të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje. Perfundimisht mbështetur sa më sipër.
KËRKOJ
1.Vlefesimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Arian Tase që dyshohet ser kryerjen e veprës penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte se parashikuar nga neni 76 Kodit Penal. 2.Caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal” arrest në burg të parashikuar nga neni 238 Kodit të Procedures Penale"./CNA.al
Arjan Tase pritej që të emërohej në një post më të lar...
Shkëputja e energjisë elektrike vazhdon ende të jetë n...
Është zbardhur dëshmia e babait të 7 vjeçares, Jonada ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Në seancën gjyqësore ku priste masën e sigurisë, Arjan Tas...
Mario Musaku, i cili u arrestua për marrjen peng të 30-vje...
Gjeneral brigade, Arben Kingji, ka marrë sot zyrtarisht de...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është anëtar bordi i një...
Për 5 netë më radhë, në datat 17-21 gusht, Bashkia e Korçë...
Bledi Çuçi ka mbajtur dhe mban poste ministrore, por nuk s...
Për opozitën Edi Rama është armik. Konfirmimi ka radhur ng...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar se janë zhdukur k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme pë...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është pyetur në lidhje me heshtje...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shtruar një py...
Kur kanë kaluar tri ditë nga tragjedia e Himarës, është ku...
Qendrat e masazheve në Tiranë, po përdoren masivisht p...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe drejtuesja e BKH-së, Aida ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një 28-vjeçar është plagosur rëndë pasi është hedhur m...
Nga Mirdita në Vlorë, shumë zona të Shqipërisë janë p...
Vijon lufta me zjarret në Shqipëri. Në lagjen Qafë Vor...
Një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetës...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Orët e parë të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh ...
Javën e ardhshme, i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese...
E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ...
Bashkimi Evropian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se nëse ...
Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...
Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi t...
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...