Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Shkarkohet zv.ministrja e Turizmit
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ës...

Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut Sasho Tasevski, i shoqëruar nga Delegacioni i Lartë i Maqedonisë së Veriut, vizitë në Policinë e shtetit.
Tasevski u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Fillimisht, të dy krerët e policive zhvilluan një takim kokë më kokë.
Më pas, gjatë takimit zyrtar ndërmjet dy delegacioneve u diskutua për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit.
“Bashkëpunimi ynë ka qenë i ngushtë, si për çështje operacionale ashtu edhe për elemente të tjera të luftës së përbashkët kundër krimit, andaj ky takim veçse do ta forcojë më tej atë. Në misionin tonë në krye të policive të të dy shteteve, ne ndajmë të njëjtat aspirata dhe qëllime, si lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve të rënda, terrorizmit dhe pastrimit të parave, që janë indikatorë me shumë rëndësi për sigurinë në vend. Për ne si Policia e Shtetit shqiptar ka qenë dhe mbetet prioritet gjithashtu lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Për këtë qëllim ne kemi përqëndruar dhe forcuar më tej, kapacitetet tona logjistike dhe burimet njerëzore në Portin e Durrësit, që është edhe vendi ku kemi goditur më shumë tentativa të trafikimit të lëndëve narkotike, të ardhura nga Amerika Latine. Një tjetër prioritet për Policinë e shtetit është parandalimi dhe goditja e tentativave për kultivim të kanabisit, aktivitet kriminal i cili pasuron grupet kriminale, edhe individët, duke u dhënë atyre një instrument të fuqishëm korruptiv. Gjithashtu, shtrirja e aktiviteteve të ndryshme kriminale në disa shtete apo prania e autorëve në disa shtete, na ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar më tej dhe më ngushtë, për të garantuar rend dhe siguri për qytetarët tanë, përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe pasjes së një shërbimi policor kufitar serioz dhe me integritet, dhe jam i bindur që ne e kemi vullnetin për ta bërë këtë”, ka thënë Gledis Nano.
“Fillimisht dua t’ju falënderoj përzemërisht për mikpritjen tuaj që nga Pika e Kalimit Kufitar, deri këtu. Vizita ime sot, këtu, tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera midis 2 policive të shteteve tona dhe vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh në funksion të çështjeve operacionale. Kjo klimë bashkëpunimi është një element kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në te dy shtetet tona dhe gjithashtu na motivon për të punuar së bashku, edhe më tej, për çështje si lufta kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare, të cilat janë prioritetet tona të përbashkëta. Në vijim, bashkëpunimi ynë do të intensifikohet në drejtim të veprimeve të përbashkëta operacionale dhe hetimore, për çështje të tilla ndërkombëtare, si terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Puna dhe bashkëpunimi ynë do të vijojë dhe do të forcohet jo vetëm në drejtim të luftës ndaj fenomeneve kriminale, por edhe për parandalimin e tyre”, është shprehur Sasho Tasevski.
Delegacioni i Lartë i Policisë së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë vizitë në Repartin Special RENEA dhe në Portin e Durrësit./ CNA.al
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ës...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Partia Demokratike vijon të dalë me deklaratat në lidh...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka a...
Lefter Gështenja, të cilin e futi në lista për deputet Lul...
Mëngjesin e sotëm, një grup pronarësh biznesesh dhe mj...
Në shkurt të këtij viti, shoqata 'Diaspora për Shqipërinë ...
Rrugët dytësore që lidhin qytetet me njëri-tjetrin janë lë...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka infor...
Qytetarët kanë mbyllur protestën e ditës së sotme, duk...
E afërmja e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, gjatë ...
Protestuesit janë zhvendosur para kryeministrisë duke ...
Qytetarët kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministr...
Pas protestës para ministrisë së Brendshme, qytetarët ...
Qytetarët dhe shoqëritë civile po protestojnë për vras...
Po mbahet protesta e dytë e organizuar nga shoqëria ci...
Qytetarët kanë nisur protestën para ministrisë së Bren...
Sot qytetarët dhe shoqëritë civile janë mbledhur dhe p...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis N...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...