Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Policia ka bërë bilancin e javës me ato ngjarje që ata i konsiderojnë si arritje. Operacione të suksesshme kategorizojnë edhe ata me një të arrestuar.
Çdo dalje në terren policia i vë një emër dhe e quan operacion.
Por për tragjeditë, për krimet që kanë pushtuar vendin nuk jep llogari.
Javën që lamë pas, bilancin e të cilit Policia ua ka dërguar mediave, ndodhi një ngjarje tragjike.
Në plazhin e Potamit në Himarë, një 7-vjeçare u godit për vdekje nga skafi i komisarit të Policisë, Arjan Tase, i cili bënte manovra në breg të detit.

Dhe pas kësaj ngjarjeje policia u kujtua të merrte masa në zonat bregdetare, madje duke goditur rëndë turizmin me bllokimin e të gjitha mjeteve detare.
Paaftësinë e tyre dhe mungesën e llogaridhënies, pasi nuk pati asnjë dorëheqje për krimin e rëndë në Himarë, e justifikojnë me bllokimin e mjeteve detare.
Gjatë kësaj jave, janë bllokuar 125 mjete lundurese “Jet ski”; 75 skafe të vogla dhe gomone, për verifikim të dokumentacionit dhe disa prej tyre për kryerje të manovrave të rrezikshme për pushuesit në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë.

Më poshtë po sjellim bilancin që policia e konsideron sukses dhe e shpërndan për mediat.
Operacionet policore

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadoë”, "Driver", "Autostop", "Streha", "Threat", "Free Road 2", "Location", "Zaranika", “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, "Grabiani", "Stafeta", "Post Office", "Perimetri 187", "Restart 11" dhe "Restart 11" (vijim).
Si rezultat i operacionit policor të koduar "Zaranika", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së shtetases J. E., të ndodhur më 30.07.2022, në Elbasan;
Sekuestrohen nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Restart 11”, 101 kg kanabis të fshehura në shufra plastike, në rimorkion e një kamioni, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 3 shtetas.
Finalizohet nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Shadow”- Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga;
Strukturat e DVP Tiranë finalizojnë “Driver”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje- Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak; vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen penalisht 2 pasagjerët;
Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
“Rrjeta”/Tropojë- Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas;
“Kubikët”/Krujë-Kultivoi në tokën në pronësi të tij, 300 bimë kanabisi në kubikë, vihet në pranga;
"Autostop"/Tiranë-Sekuestrohen 3.4 kg kanabis; vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë;
"Grabiani"/ Divjakë- Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas;
"Otima"/Vlorë- I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe një armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, i cili u kap duke kultivuar sërish bimë narkotike./CNA.al
Për 5 netë më radhë, në datat 17-21 gusht, Bashkia e K...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, në një da...
Gazetari Agim Xhafka, ka treguar një situatë të ndodhu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i PL-së, Ilri Meta, k...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat në lidhje...
Lulzim Basha apo “Luli gjumi”, siç njihet në politikë, pre...
Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit Ilir...
Shitjet e birrës në Gjermani u rritën 3.8% gjatë gjysmës s...
Eshtë ndarë nga jeta mjeku i njohur i spitalit të Trau...
Ngjarja e rëndë e ndodhur para pesë ditësh në Potam të...
Gazetari Blendi Fevziu, gjatë një vizite në ishullin g...
Rreth 700 makina të blinduara qarkullojnë me leje në S...
Periudha e verës është gjithmon problematike, përsa i ...
Dritan Hila, ish-zëvendësministri qesharak i Ramës, që...
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, sot ka inspek...
Efektivët e policisë në zonat turistike të vendit do t...
Kjo video është xhiruar sot në brigjet e Borshit, pak ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, dhe drejtu...
Drejtësi për Jonadën, shkarkim për Çuçin, Kumbaron dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...