Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka folur ditën e sotme lidhur me situatën në Kosovë, kur ende nuk ka një zgjidhje për tensionet me Serbinë.
Luca ka publikuar një video nga “Fish City”, ku bën ironi therëse për situatën në Kosovë. Ai bën një paralelizëm me historinë e luanit, lepurin dhe rrugën e vetme të kthimit.
Ai deklaron se luani është heroi Adem Jashari, por lë enigmë se kush është lepuri, i cili nën hijen e luanit trimërohet se është i fortë dhe e duan të gjithë.
Deklarata e Gjergj Lucës:
Çdo mëngjes kur shkoj për punë kaloj përpara këtyre burrave të mëdhenj, kaloj përpara Lekës, kaloj përpara Gjergjit, dhe kaloj para Bacës Adem. Dhe këto ditët e fundit me të thënë të drejtën më kujtohet një moment kur unë mblodha disa të rinj dhe hapa një konkurs për të bërë këtë përmendore që kam pas shpine.
Dhe kur u mblodhëm me gjithë të rinjtë, i thashë: - ‘Si e ndjeni? Si e shikoni me syrin e shpirtit këtë burrë? Si mendoni ju se mund ta përgjithësoni këtë burrë të madh?’
Filluan të flisnin të gjithë, në fund fare i thashë: - ‘Stop. A mund të më dëgjoni dhe mua se si e shoh unë me sytë e shpirtit?’
Më thanë: - ‘Po’.
I thashë: - ‘A e keni parasysh atë luanin që rri në majë të gurit dhe shikon gjithë horizontin përpara dhe kushdo që kalon shikon atë luan dhe të gjithë e dinë që ai është territori i tij dhe unë dua që ai monument të jetë kreshta e Luanit, të jetë kreshta e simbolit më të fortë që është mbi tokë, që ka njerëzimi’.
Dhe siç e shikoni, Baca Adem është krejt si një kreshtë luani që rri majë atij shkëmbi dhe shikon në horizont të gjithë hapësirën e tij.
Këto ditë kemi qenë të gjithë të ngarkuar emocionalisht për Kosovën, vetëm se unë nuk e di që këta politikani që shkojnë ditën e vdjekjes dhe mbarojnë atë ritin e përhershëm, a flasin ndonjëherë me këtë burrë? A e pyesin ndonjëherë me këtë burrë se si ky njeri do të sillej sot në paqe, do të sillej sot kur lufta është fituar, kur Kosova ka kufijtë e saj?
Dhe më kujtohet një përrallë e babait tim, që sa herë unë shisja mend kur isha fëmijë më thërriste dhe ma tregonte dhe unë kam qejf që këtë përrallë që ma tregonte babai im kur unë u dukja i fortë dhe shisja mend para të tjerëve, dua t’ja tregoj edhe atyre politikanëve në Kosovë.
Ajo përrallë ka lidhje me luanin. Një ditë luani ishte në pyll diuke ndjetur dhe në një moment i vjen lepuri e i thotë: - ‘E ku je o mbret, si i i ke punët, si je?’
‘Mirë’, - i thotë – ‘mirë jam, siç e sheh, mirë jam këtu në hije të Zotit.
I thotë: ‘O luan , me thënë të drejtën ty të duan të gjithë, të respektojnë që të gjithë e kur kalon ti hijen e bën të madhe, por a e di që edhe mua më duan dhe më respektojnë që të gjithë?’
‘Ou’, – i thotë luani.
‘Po’, – i thotë – ‘hajde me mua ta bëjmë një xhiro dhe të shikojmë se si gjithë kafshët e pyllit me rëspektojnë të gjithë.
Dhe luani i thotë lepurit: - “Po hajde more lepur ta bëjmë një xhiro”
“Hajde, hajde”, i thotë ky dhe ecin të dy. Edhe rrugës i del çakalli, i del tigri dhe të gjithë i përulen madhërisë dhe madhështisë së luanit dhe kur shkojnë në fund të pyllit, luani i thotë: - ‘Lepur...’
‘A e pe’, i thotë lepuri – ‘Më respektuan që të gjithë. Pra, nuk je vetëm ti burrë i fortë, jam edhe unë burrë i fortë’.
‘Po more lepur’, i thotë – ‘E pashë, por me thënë të drejtën rrugën e kthimit për të shkuar atje ku ishim ti do ta bësh vetëm, pa mua’.
Kështu që mos harrojnë këta politikanët që e kanë dhe një rrugë kthimi që duhet ta bëjnë pa luanin në krah. Respekte miq./ CNA.al
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se p...
Autoritetet policore greke kanë arrestuar një 27-vjeçar shqi...
Një nga akset rrugore në krah të Kopshtit Zoologjik në kry...
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të ...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka ...
Këtë verë pritet të hapet një tjetër burg në territorin e ...
Sipas një studimi të kryer nga një nga kompanitë më të mëd...
CNA HD i është bashkuar tregut mediatik shqiptar që prej j...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ma...
Bashkitë e qarkut të Fierit kanë filluar të paguajnë i...
Të tjera denoncime dhe akuza ka bërë në konferencën me gaz...
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku...
Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesi...
Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka ...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm nga Aeroporti Ndër...
Kompania ajrore “low cost”, “Ryanair” është shtuar në ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...