E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.
Parandalimi i kultivimit të kanabisit, ulja e kriminalitetit, siguria gjatë sezonit turistik, krimet mjedisore dhe performanca e punonjësve të Policisë te qytetarët, ishin çështjet që Drejtori i Përgjithshëm trajtoi gjatë takimit.
Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë, në qendër dhe në bazë, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e shtetasve përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike.

Për sa i përket kriminalitetit, pavarësisht se situata kriminale ka tendencë uljeje, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale. Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshëmri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre.
Në kuadër të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik. Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës.

Krimet mjedisore ishin një tjetër tematikë e diskutuar nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili tërhoqi vëmendjen për gërryerjen e shtretërve të lumenjve, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe për tendencën për ndërtime pa leje, brenda vijës së verdhë dhe në zona bregdetare.
Drejtori u ndal dhe në performancën e punonjësve të Policisë dhe për këtë kërkoi që drejtuesit e Policisë të qëndrojnë më afër efektivëve, të kontrollojnë dhe të menaxhojnë strukturat në varësi, pasi performanca është një nga nyjat kryesore që lidh Policinë me qytetarët.
Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjithë, reflektim, kontrolle në terren dhe marrje të përgjegjësive, në të kundërt nuk do të ketë vetëm masa administrative, por ndaj cilitdo që do të abuzojë me detyrën dhe me besimin e qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar ndjekje penale./ CNA.al
Bashkitë e qarkut të Fierit kanë filluar të paguajnë i...
Të tjera denoncime dhe akuza ka bërë në konferencën me gaz...
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku...
Më datë 30 maj u hap formalisht gara fiktive për drejtuesi...
Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka ...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm nga Aeroporti Ndër...
Kompania ajrore “low cost”, “Ryanair” është shtuar në ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ës...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kry...
GJKKO ka dhënë vendimin pak minuta më parë për masën e sig...
SPAK-u njoftoi se kishte ngritur akuzën dhe qe dhënë v...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka dalë sot p...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka takuar sot drejtuesen ...
Korça është një nga destinacionet më të preferuara për...
Bashkitë e qarkut të Fierit i rritën sërish kostot për dep...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...